FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Organizimi paraushtarak i "Djelmënia Shqiptare"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Organizimi paraushtarak i "Djelmënia Shqiptare"  Empty
MesazhTitulli: Organizimi paraushtarak i "Djelmënia Shqiptare"    Organizimi paraushtarak i "Djelmënia Shqiptare"  EmptyFri 20 Mar 2015, 22:37

Organizimi paraushtarak i "Djelmënia Shqiptare"

Oshtima

Më 30 qershor 1930 u dekretua nga Mbreti, Themelimi i Entit Kombëtar “Djelmënia Shqiptare”, formimi, funksionimi i Milicisë Paraushtarake si dhe organizimi e funksionimi i stërvitjeve të paraushtarakëve.

Enti Kombëtar “Djelmëria Shqiptare” (pjesa paraushtarake) në vartësi të drejtëpërdrejtë nga Mbreti (Jashtë strukturës së Ushtrisë Kombëtare) u krijua “për me u kujdesue me një drejtim të menjëhershëm për përkrahjen, për edukatën morale, artistike, patriotike të djelmënisë”2. Aktiviteti i tij zhvillohej me të gjithë të rinjtë, deri sa të arrinin moshën e thirrjes për shërbimin ushtarak. Ndërsa për femrat ky aktivitet zhvillohej brenda për brenda shkollës që ato mësonin.

Qëllimi i aktivitetit të Entit përmblidhej : në drejtimin, përhapjen e mësimin e edukatës morale, patriotike e fizike të nxënësve, (për meshkujt kur mbushin moshën 15 vjeçare ); në intensifikimin e veprimtarive artistike, duke ruajtur e zhvilluar traditat nëpërmjet folklorit dhe artit kombëtar shqiptar, në zhvillimin e sporteve të ndryshme , duke u organizuar në shoqëri sportive.

Enti Kombëtar “Djelmënia Shqiptare", qe shtrirë nga qendra (Tirana) në qarqe e nënprefektura të ndryshme të vendit me këtë strukturë organizative: këshilli i administratës, drejtoria e përgjithshme, kryeinspektori i edukimit fizik si dhe Komiteti Kombëtar për edukatën artistike dhe federata sportive.

Komandanti i parë i Entit Kombëtar “Djelmënia Shqiptare” u caktua major S. Blloshmi.

Stërvitjet e paraushtarakëve, të cilat ishin të detyrueshme për të gjithë “Djelmt e Shtetit”, me mbështetjen e moshës 15 vjeç, kishte pë rqëllim “me përgatit moralisht e fizikisht me një disiplinë të fortë dhe me një ushtrim racionai të trupit djelmt që ende nuk janë të rekrutueshëm”. Ata u grupuan në kurse të posaçme dhe e gjithë periudha katërvjeçare u nda në dy nivele kursesh: në atë të ultin dhe të lartin (epror). Në kursin e ulët zhvillohej stërvitja e paraushtarakëve të Entit Kombëtar. i cili fillonte më 1 tetor dhe përfshinte moshën 16 vjeçare të paraushtarakut. Kjo stërvitje zhvillohej ditën e diel mbas dreke për periudhën 1 nëntor, deri më 15 mars. Ndërsa pas kësaj periudhe 2 herë në javë.

Në vitin 1931 personeli i Entit Kombëtar “Djelmëria Shqiptare”, që drejtonte stërvitjen paraushtarake kaloi në vartësi të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare dhe pranë saj u ngrit zyra e stërvitjes së paraushtarakëve dhe e milicisë. Në vijim, u gjykua që personeli që stërviste paraushtarakët do të ishin ushtarakë në lirim, të cilët thirreshin për shërbim të përhershëm në ushtri.

Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, krahas mbështetjes me bazë materiale të stërvitjes së paraushtarakëve, mbështeti edhe financiarisht personelin drejtues të Entit, ndërkohë që Bashkia e ndërpreu atë. Në këtë kohë .u zgjerua gjeografia e stërvitjeve të paraushtarakëve edhe në prefekturat e Dibrës dhe atë të Kosovës.Milicia paraushtarake, me vartësi nga Mbreti, u formua për stërvitjen e tyre në kurset ushtarake si dhe "për edukimin moral patriotik dhe fizik”, për të qenë të gatshëm për mbrojtjen e vendit ose “rregullin publik”. Me këtë milici “ ai formoi një pjesë të fuqisë së Mbrojtjes Kombëtare” dhe në të merreshin të rinj që kishin mbushur, deri në1 tetor të çdo viti, moshën 18 vjeç. Paraushtarakët e milicisë, thirreshin jo vetëm për stërvitjen e radhës , por edhe për festat zyrtare, për paradat, revista nderi si dhe për kryerjen e lojrave ushtarake ose të stërvitjeve të përbashkëta.

Paraushtarakëve që kishin ndjekur rregullisht të dy kurset 2 vjeçare (të ultin e të lartin) dhe kishin dalë me rezultate të mira u ulej deri në 4 muaj koha e shërbimit në ushtri.

Programi i mësimit të kurseve për stërvitjen e paraushtarakëve u ndërtuan mbi bazën e stërvitjes ushtarake dhe atë të përgatitjes fizike. Ndërsa, stërvitja praktike me armë zhvillohej me pushkë ose mosketë, te cilat merreshin nga repartet e Depos së Ushtrisë Kombëtare. Për paraushtarakët caktohej një uniformë, e cila ishte e detyrueshme për t'u veshur vetëm ditët e stërvitjes, qitjeve, marshimeve etj. ndërsa në të kundërtën çdo shkelje e këtyre kërkesave shoqërohej me ndëshkime, deri në pesë ditë burg. Uniforma u jepej milicëve nga Komanda e Mbrojtjes Kombëtare me para (ose falas), në varësi të gjendjes financiare te familjes së paraushtarakut. Paraushtarakët dalloheshin nga forcat e tjera nga qeleshja e bardhë që ata mbanin në kokë.

Organizimi i formacioneve paraushtarake ishte një përparësi në problemet e organizimit ushtarak të Fuqive Armate. Duke u emërtuar me termin “paraushtarak” këto forca kaluan në vartësi të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare e në përbërje të Ushtrisë Kombëtare, duke formuar një strukturë të re në përbërje të tyre. Stërvitja e paraushtarakëve e aftësimi i tyre në aspektin ushtarak ndikonte drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të përgatitjes së Ushtrisë Kombëtare, duke plotësuar nevojën e ngutshme për të.

Tabela e formimit gradual e numerik të reparteve të Divizionit provizor paraushtarak ,që mori pjesë në paradën e 8 tetorit 1929, tregon konkretisht fuqinë e përgjithshme të këtij divizioni që arrinte deri në 3155 vetë.

OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Organizimi paraushtarak i "Djelmënia Shqiptare"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Organizimi shoqëror ilir
» Federata shqiptare e qitjes
» Astronomi shqiptare
» Shkolla Shqiptare e Athinës
» Shoqëria Shqiptare në Irlandë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Art ushtarak-
Kërce tek: