FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kulti i dhisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk



Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Kulti i dhisë   Thu 12 Mar 2015, 21:49

Kulti i dhisë



Kulti i dhisë e ka zanafillën në legjendën për Zeusin, i cili u fsheh nga e ëma, Rea, në mal dhe atje u ushqye me qumështin e një dhie. Gjatë rrjedhës së historisë, dhia iliriane ishte me famë, jo vetëm për qumështin, por edhe për faktin se, ajo pillte dy herë në vit dhe bënte nga dy dhe tre keca. Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu i mbanin brirët e dhive në përkrenaret e tyre. Prezenca në përkrenaren e Pirros dhe atë të Skënderbeut simbolizonte fat dhe orën e mirë që sillte dhia për mbretin, mbretëritë dhe ushtritë e tyre.Në legjendën e Mujit dhe Halilit, tri dhitë briarta janë mbrojtëse të tyre.

Shpesh cjapi është përdorur edhe si kurban. Studiuesit konfirmojnë se cjapi dhe dhia janë përdorur si simbole të flijimit për perënditë në lashtësi. Folklori shqiptar është një tjetër dëshmi e kultit të dhisë. Si argument ilustrues po sjellim simbolizimin: “Tri dhitë e shenjta të zanave”, të Çabejt. Përveç kultit të dhisë, Herodoti shkruan se, në luginën e Vjosës ka qenë i pranishëm edhe kulti i deles. “Në luginën e Vjosës, thotë ai, mbaheshin në shpellë një tufë dhensh të shenjta kushtuar Diellit”.

Shyqri Hysi

OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kulti i dhisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse po shkaterrohet kulti shqiptar i virgjërisë ...?
» Sekretet e Nazizmit
» Helena
» Kulti i gurit dhe i shpellave
» Sekreti i kërpit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: