FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kulti i drunjve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk



Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Kulti i drunjve   Thu 12 Mar 2015, 21:46

Kulti i lisit



Autorët antikë na tregojnë se në lashtësi fiset iliriane (ilirët, epirotët dhe dardanët), krahas kulteve të tjera si ata të kaut, gjarprit, kalit, gurit etj., kishin edhe kultin e lisit (dushkut), kult, i cili u trashëgua tek ata nga pellazgët.

Roberto d’Angeli në librin “Enigma”, thekson: “Kulti i druizmit është një nyjë lidhëse ndërmjet fesë pellazge dhe bektashizmit. Ky kult, argumenton ai, duke filluar prej Dodone u përhap edhe në Perëndim me disa sekte”. Jacues është i mendimit se, fjala “dru” vjen nga keltishtja dhe ka kuptimin “lis” dhe “i urtë”. Duke iu referuar Dilerikut dhe Plinit mësojmë se qyteti i Drinopojës quhej Drys dhe themeluesja e këtij qyteti ishte Dropeja, e cila ishte e bija e mbretit Eukalis. Sipas legjendës: Dropenë e rrëmbeu Apolloni dhe e shndërroi në lis. Numizmologët, në një monedhë antike, kanë zbuluar Zeusin e Dodonës që mban në kokë një kurorë prej lisi, ndryshe nga figura ku Zeusi paraqitet me rrufe e shtizë. Kurora me lis është fatsjellëse... edhe për ushtarët e Pirros. Kurse në anën tjetër të medaljes gjendej një gjarpër dhe një lis, të cilat ishin kulte të kohës pellazgo-ilire. Nga lisi i shenjtë i Dodonës mollosiane, tradita homerike na thotë se, ndërtuesit e anijes “Argo ”, morën një copë dhe ndërtuan bashin e anijes.

Eskili, përveç përshkrimit të rrugës, që të çon në Dodonë, na bën të ditur ekzistencën e lisave të shenjtë. “Lisat që flasin, thotë ai, janë një mrekulli që imagjinata s’mund ta rrokë”. Autorë të tjerë të antikitetit theksojnë se, nëpërmjet shushurimës së gjetheve të lisit, Zeusi shprehte vullnetin e tij.

Në Iliri, sikurse bëjnë të ditur autorët e antikitetit, siç e përmendëm edhe më lart, gjendeshin pyje lisi të shenjtë, në të cilët rriteshin gjarpërinjtë, të cilët, gjithashtu, konsideroheshin si kult dhe ushqeheshin çdo vit prej tri femrave të virgjëra, që shkonin në pyll lakuriq. Një pyll i tillë ka ekzistuar në zonën e Lunxhërisë, vend i cili edhe sot nga banorët vendas quhet serpënt = gjarpër nga latinishtja. Emërvendet dhe lisat shekullorë në qendër të fshatrave të Shqipërisë së Jugut, janë sot një dëshmi e ekzistencës së kultit të lisit. Në fshatin Miricë të Tepelenës, deri në vitet shtatëdhjetë të shekullit XX, gjendej pylli i shenjtë i lisit, për të cilin populli betohej: “Ja Lisat e Mericës”,* “Për të dymbëdhjetët mekamët e Miricës”. Po kështu janë edhe “Lisat e Kadhe” në Kurvelesh, lisi i Shtëpëzit, lisat e Pilurit pranë kishës, kisha e Lirishtes mbi kalanë antike të Leklit, lisat e Hyse dhe lisi i Age në Kalivaç, lisi i Levanit dhe lisat e Rabijes në rrethin e Tepelenës, lisi i Gjerbësit në Mallakastër etj.mStudiuesi M. Tirta, në shkrimin e tij “Mite e besime në bregdetin e sipërm të Himarës”, thekson: “Lisi ishte (në Himarë, shënimi im SH. H.) dru i adhuruar dhe me cilësi shenjtërie”. Kjo vihet re në “arkivolin e të vdekurit të cilin e bënin gjithmonë me dru lisit.

Shyqri Hysi "Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 36-2006"


OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kulti i drunjve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse po shkaterrohet kulti shqiptar i virgjërisë ...?
» Sekretet e Nazizmit
» Helena
» Kulti i gurit dhe i shpellave
» Sekreti i kërpit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: