FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Forca e shpirtit (Xhelal Kodra)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk

avatar

Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Forca e shpirtit (Xhelal Kodra)   Thu 12 Mar 2015, 17:28

Forca e shpirtit

Popujt (të mëdhenj ose të vegjël qofshin) që kanë nji misjon përpara e qi e ndjenë vehten e tyne të thirrun për me e përmbushë nji misjon, në çastet ma të vështira dhe ma kritike të jetës së tyne japin prova ma të shkëlqyeshme të forcës së tyne shpirtnore. Madje sa më i math të jetë rreziku që i kërcënon, sa më të mëdha të jetë pengesat që duhet t’i kapërxejnë, kaq ma tepër u shtohet forca e shpirtit, kaq ma tepër u mprefet instinkti i jetës e kaq ma tepër u shtohet besimi në vet vehte.

Në rrezik, në vuejtje e në mjerim, kur tufani e rrebeshi kërcënon me përmbysje, ka rasën ma të bukur, qoftë individi qoftë kombi, të jap prova të shkëlqyeshme të forcës së vullnetit të vet e të gjallërisë së vet. Individët që kërkojnë të kryejnë vepra të mëdha e kombet që kërkojnë të thonë fjalën e vet qytetëruese në jetën e kombeve dallohen me forcën shpirtnore që i ban t’a shikojnë rrezikun në sy pa u tronditë aspak, t’i vënë gjoksin përpara dallgës së pa mëshirë që kërkon t’i përmbysë, t’i përpijë.

Ligshtija përpara rrezikut asht nji shenjë dekadence. Kush i trembet rrezikut ai nuk meriton të jetojë. Kush ndeshet burrnisht me rrezikun, jep prova të meritës, të gjallëris për të jetue, qoftë si individ, qoftë si komb e qoftë si racë. Kush nuk ka gjoks burri, s’ka forcë shpirtnore për me e shikue rrezikun drejt në sy, ai qoftë individ o komb, nuk vlen të ekzistojë. Ky asht ligji qi po sundon në këtë shekull e që në heshtje ka sundue edhe në të kaluemen.

Raca Shqiptare në rrezik

Raca shqiptare asht në rrezik. Re të zeza janë grumbullue mbi orizontin shqiptar. Prej ka vjen ky rrezik, prej kah vijnë ato dallga që kërkojnë t’a përpijnë? Ndeshje e gjigantëve nuk mund t’a kursejë racën shqiptare prej rrezikut. Edhe kjo racë sado e vogël u përzie pa dashje në lodrën djallore, në ndeshjen e pa mëshirshme të shpirtit me landën, të jetës me vdekjen, të virtytit me vesin, të drejtësis me pa drejtësinë. Në këtë ndeshje të tmerrshme raca shqiptare deri sot në trupin e saj ka pësue cenime të ndijëshme. Por sikurse e dishmon historija ka dhanë prova deri sot të nji gjallërije të jashtëzakonshme. Ka nxjerrë burra që kanë dijtë kurdoherë të përballojnë rrezikun me vendimtari. E pse raca shqiptare nuk i asht tremb rrezikut, ka mujtë të pohojë ekzistencën e vet edhe sot e kësaj dite sa do që gjatë historisë shpesh e kanë rraf dallga të furrishme.

Rreziku i pansllavizmit

Nuk asht e para herë që ky rrezik kërcnon me çfarosje racën shqiptare. Historija ka regjistrue me shkronja të arta përpjekjen heroike të shqiptarëvet për me i bamë ballë këtoj rreziku. Në ditët t’ona ky rrezik s’po paraqitet me trajtën e vet të vrazhtë e të vërtetë si dikur. Sot asht veshun në petkun e nji ideologjije tërheqëse sidomos për turmat e pa formueme. Pra po paraqitet me nji taktikë të re për me ia mbrrijtun qëllimit të vjetër.

Asht pyetja si do t’i qëndrojë raca shqiptare këtij rreziku përpara. A ka mundësi t’a përballojë? Nuk duhet të jemi shumë optimista për me pohue se me plotësimin e disa kushtevet raca shqiptare ka fuqi të plotë t’a përballojë këtë rrezik. Nji ndër këto kushte asht njohje e plotë e rrezikut që paraqitet ne nji formë të gënjeshtërt. Çdo shqiptar dihet të kuptojë drejt se nën maskën e bolshevizmit asht rreziku pansllav që synon asgjësimin e racës shqiptare. Njohja e plotë dhe në kët mënyrë e këtij rrezikut do t’u japë shqiptarëve forcën e pa thyeshme të bashkimit. E ku asht forca e bashkimit atje rreziku kalon, nuk ka me lanë gjurma të rrënimit.

«Lirija e Shqipnis», 31-VIII-1944

Xhelal Kodra


OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Forca e shpirtit (Xhelal Kodra)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhimbjet e "shpirtit" sa lendimet fizike
» Cfare nenkupton "Shitja e Shpirtit"?
» Sëmundjet e shpirtit
» Udhetimet e shpirtit tone
» Doktrina mbi pavdekësinë e Shpirtit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Urtësi-
Kërce tek: