FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mendime të Jeronim de Radës rreth artit ushtarak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Mendime të Jeronim de Radës rreth artit ushtarak   Tue 10 Mar 2015, 15:47

Të shohim pse luftëtarët e mbrojnë atdheun, duke derdhur gjak dhe duke flijuar jetën, me shpresë, e në këtë mënyrë ata dëshirojnë madhërinë e zemrës dhe dashurinë e tyre. Prandaj, edhe na paraqiten të pajisur me nderim të posaçëm, nderim ky që vlen mbi gjithçka. Në të vërtetë, vlera e njeriut dhe madhëria e zemrës nuk shkëlqen më spikatshëm se asnjë vepër tjetër, sesa kur ky merr mbi vete barrën duke ndier veten të nderuar për mbrojtjen e vendit të vet, me armë në dorë ngadhënjen mbi armiqtë, të cilët u kërcënohen trojeve të atdheut. Trimëria e Hanibalit dhe e Skipionit edhe sot e gjithë ditën ia ndezin zemrën e zjarrin e dashurisë atij që e mëson historinë e tyre. Gojëdhënat që tregojnë për këto vlera, siç kemi rastin me këngët heroike të çdo populli, kënaqin më ëmbël se çdo gjë tjetër veshët e dëgjuesve. Kjo trimëri e njeriut është, vazhdimisht e lavdëruar dhe, veçanërisht e theksuar në veprat artistike të kohës antike.

Sot, zakonisht thuhet se nga kombinimet strategjike fitohet lufta. Mirëpo, urtësia dhe shkathtësia e komandantit, duke i nxitur trimat, i bën të pathyeshëm ndër më të fortit. Nga ngadhënjimi dhe shërimi i plagëve, në zemrën e luftëtarëve rritet trimëria, dhe besimi që s'mund t'i mposhtë askush. As Hanibali nuk ishte në gjendje të thente ushtrinë e Skipionit me ushtarë të pastërvitur, ashtu siç kishte bërë me ushtarë të rryer ndër beteja më të vështira. Derisa në të gjitha artet e tjera mjetet e përdorura janë ato që i japin mundësi artit (sikur ngjyrat dhe ideja e piktorit etj.) dhe mjafton që ky të di e të ketë mjete të nevojshme për t'ia dalë në krye qëllimit, në artet e luftës rreshtimi i ushtrisë për të ngadhënjyer ka nevojë  për fuqinë e krahut e për trimërinë e atyre që gjenden në radhën e ushtrisë, e pastaj vjen fati.

Prandaj ushtarët nuk aftësohen për të ngadhënjyer mbi armikun pse janë të armatosur, por pse janë të ushtruar për luftë. Mbajtja e ushtarëve nën armë, ndonëse këta i aftëson dhe i pajisë me taktikë kundër qëllimeve të parregullta e të papërgatitura, nuk do të arrijnë fitoren sikur me ushtrime ushtarake të dikurshme të kohës antike. Përkundrazi, ndodh që një ushtar të ndahet nga të tjerët, e në vend që ta japë jetën e rininë e vet për trojet e atdheut, e jep për çfarëdo tjetër, ose ndodh t'i dalë zëri se është në shërbim të ndokujt të dëgjuar. Për ta evituar këtë rrezik të dyfishtë dhe të dëmshëm dhe për t'i siguruar fëmijët e tyre, stërgjyshërit tanë në çastet e pushimit i tubonin të rinjtë në llogore që të ushtronin me armë, e pastaj i tërhiqnin në gjirin familjar, pranë tryezës së përbashkët. Në këtë mënyrë ata rriteshin të bashkuar e të përgatitur për t'i përballuar trimërisht kurdoherë armikut, duke bartur në vete edhe bekimin e të parëve.

[You must be registered and logged in to see this image.]

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Mendime të Jeronim de Radës rreth artit ushtarak
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pyetje dhe Përgjigje rreth Budizmit
» Funksioni i Artit
» Burdushi, Hoxha, Pastori, Neuropsikiatri ( rreth magjise)
» Pse nuk dalin në shesh akoma të vërtetat rreth jashtoksorëve?
» Clinton dhe Rockfeller rreth UFO-ve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Arti ushtarak-
Kërce tek: