FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ushqimi Tradicional

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Ushqimi Tradicional    Fri 06 Mar 2015, 00:04

Ushqimi Tradicional

[You must be registered and logged in to see this image.]

Dukagjin Bala • 05 March 2015

A duhet ta rikthejmë kulturën tradicionale ushqimore në një nivel më të ngushtë afër qytetarëve. Në shumë vende të botës e përmirësojnë dhe e preferojnë por edhe e stabilizojnë dhe e modernizojnë më shumë kulturën e tyre tradicionale ushqimore, që t’i japin vendit të tyre një lloj vlere turistike apo edhe vlerë ekonomike me produktet e vendeve Evropiane që kanë ata.

Para disa vitesh nuk kemi pas idenë se çka janë pastat e tipit të gjatë apo rissotto, kuzhina jonë ka qenë e varfër dhe jo shumë dinamike, por ajo ka një lloj shije të mbrehtë dhe shumë të fortë, por shumë e shumë më e shëndetshme se tash. Dihet shumë mirë se shumë kosovarë kanë ikur nga vendi qysh para 20-30 vitesh, dmth ata kanë marrë një lloj fryme por edhe një lloj kulture ndryshe se ajo nga kemi ardhur dhe ku jemi rritur, por kjo nuk na ka bërë neve që ti harrojmë ato vlera dhe ato dukuri ushqimore që i kemi pasur në kohët kur jemi rritur atje.

Gatimet tradicionale ne Kosovë janë këto: Flija, maza e kallamojt, kungullori, pitet e ndryshme, fasulet me mish, perimet me mish të futura në furrë, mantiat e mbushura me mish, turshitë sipas stinëve të vitit, jahnia me mish, mezet e ndryshme, specat me gjizë, lëngu me speca, byrek, përpeqi, etj.

Brumi, fasulet, llojet e qumështit dhe djathërave, pemët, perimet janë dhe kanë qenë ushqimet kryesore në Kosovë. Historia ushqimit kosovar duhet të ruhet në mënyrë shumë të rreptë. Neve duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë në mënyrë shumë fanatike, sepse ajo është shumë e shëndetshme dhe shumë e shijshme. Të gjitha këto efekte kanë të bëjnë edhe me konsumin dhe kanë të bëjnë me një lloj alternative fitimprurëse dhe e lehtë. Shumë shpesh kuzhinat në Kosovë tash për tash i shoh shumë komike dhe pa kurrfarë stili efekt.

Pse e them kështu, neve shumë pak e kuptojmë efektin e agro-turizmit. Mos të bëhem shumë kritik, do i përmendi disa: Pica lloj-lloje, llazanje lloj-lloje, rizzotto lloj-lloje, pasta lloj-lloje, verëra lloj-lloje nga e gjithë Evropa, djathëra lloj-lloje nga e gjithë Evropa, vaj ulliri nga e gjithë Evropa. Nuk do gjesh në ndonjë restorant në Kosovë, pulë të fshatit ose një lloj pite e bërë në mënyrë moderne e futur në menynë e tyre.

A ka gjë më e bukur në botë se fshatari nga Dumnica e Llugës (Vushtrri) t’i sjellë të gjitha pemët e perimet, por edhe pulat e fshatit dhe t’i përgatitësh në kuzhinën tradicionale dhe të fitojnë që të gjithë nga produktet Bio nga Kosova. Zakonisht gastronomia ka një efekt të gjerë ekonomik të ndonjë shteti dhe fitimprurës, por mënyra e se si sillemi neve si konsumatorë me produktet tona, është shumë e keqe. Kuzhina kosovare është një përzierje e influencave të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe evropiane.

Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta. Gatimi i mishit ti pjekur, sidomos mishit të qengjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm, është e përhapur në të gjithë vendin. Pjatat e peshkut nuk janë shumë të njohura në Kosovë, por ato mundesh t’i gjesh në çdo qytet, por jo edhe të kualitetit të mirë.

Si rezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare, Kosova është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Llojet e verërave nga Stone Castle, janë shumë të mira, që dua të them se ato duhet të përdoren sa më shumë. Pija më tradicionale alkoolike është rakia (një lloj brandy i prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Kosovës prodhohet edhe rakia e kumbullës dhe shumë më e mirë se sa të importohet nga jashtë. Ndër pijet jo alkoolike, është për tu përmendur boza (një pije freskuese me bazë misrin). Mezet në Kosovë: Mezja në Kosovë ka një kulturë shumë të lashtë dhe traditë shumëvjeçare. Mezja është një kulturë Ballkanike-Ilire, në shumë vende tek ne por edhe përreth nesh. Mezja përbehet ose është një lloj para-gjelle, por mundet të jetë edhe një ushqim komplet.

Në Kosovë përdoren shumë produkte në meze si psh, proshutë e thatë, e prerë shumë hollë, suxhuk të pjekur, po ashtu i prerë hollë, sallatë lloj-lloje duke filluar nga trangujt, domatet, e deri te qepët e specat e ndryshëm, tarator, shalqi, ullinj. Mezja në Kosovë kombinohet me birrë, verë, ose raki shpije. Mezja merret parasysh se çfarë ndeje dhe kur shërbehet dhe për çfarë lloj mysafirësh.

Ajo mundet të ketë një zgjerim të madh në një buffet ose në tavolinë në dhomë. Kurrë nuk mundem ta harroj aromën e mishit të pjekur në skarë dhe sallatave të ndryshme të bëra në Mitrovicë, si dhe në rrugicat e Prizrenit që shërbehen çdo ditë në tavolinat shtëpiake, po ashtu në qebaptoret e ndryshme.

Të gjitha këto produkte që i kam renditur me sipër, mund të blihen në Kosovë, të gatuhen aty dhe të konsumohen aty që të gjitha. “Made in Kosova”. Duhet që të gjithë që merren me gastronomi, të thellohen më shumë, dmth, me shpirt dhe zemër t’i krijojnë pjatat e tyre dhe të fundosen në to, që të kenë një rezultat kur pjata kthehet boshe dhe ka një efekt të shkëlqyer për kuzhinierin.

Spanja ka shumë lloje Tapas, Italia ka picat, Greqia ka gjellët e futura në furrë, Holanda ka pomfritin, Suedia ka salmonin, Japonia ka sushin, pra të gjitha kanë nga një ushqim specifik, por edhe Kosova ka mezet dhe para-gjellët e saj, që janë të thjeshta dhe shumë të shijshme, që nuk do ta keni idenë deri sa t’i shijoni të përgatitura në mënyrë si duhet.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Ushqimi Tradicional
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushqimi sipas shenjave
» Truri
» Mendimi pozitiv në jetë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë dhe Natyrë :: Kuzhina popullore shqiptare-
Kërce tek: