FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Jacqueline Fehr: Në Kosovë njerëzit janë të zhgënjyer nga politika

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Sindikata Unia del me një rezolutë për gjendjen në Kosovë   Thu 26 Feb 2015, 22:47

Sindikata Unia del me një rezolutë për gjendjen në Kosovë

Foto: aktivistët sindikalë shqiptarë


Me iniciativën e të deleguarve nga radhët e ativistëve sindikalist shqiptar në Komisionin për Migracion të sindikatës UNIA të Zvicrës – strukturë e organ statutar i sindikatës Unia – komisioni aprovoi një rezolutë. Ajo merr shkas nga migrimi masiv i kosovarëve kohëve të fundit. Ajo del edhe me rekomandime për Zvicrën. Në vazhdim rezoluta e plotë.

Lajmet mbi shpërnguljen e një numri të madh të shtetaseve të Kosovës, të cilët në ditët e fundit ia mësynë drejtë Evropës, preokupojnë njerëzit e Evropës dhe para së gjithash diasporën e Kosovës në perëndim. Arsyet duhet kërkuar në rend të parë tek mungesa e perspektivës për njerëzit në Kosovë. Politika neo-liberale e BE-së dhe UNMIK-ut, shitja e ndërmarrjeve shtetërore që dikur lulëzonin, përmes privatizimit të egër e jo transparent, sindikatat e dobësuara dhe një qeveri, të cilës i mungon fuqia e aftësia për t’i përmbushur sfidat, kanë çuar në këtë situatë të dëshpëruar.

15 vite pas luftës përsëri shpërngulen njerëzit nga Kosova. Kësaj radhe për të kërkuar një perspektive për veti dhe fëmijët e tyre. Arsyet që kanë çuar deri këtu janë të shumta: Infrastruktura e shkatërruar si pasojë edhe e luftës; politika agresive neo-liberale, e cila manifestohet me rastin e privatizimit të pasurisë shtetërore; sektori financiar, i cili dominohet nga bankat e vendeve të BE-së dhe Turqisë, të cilat në Kosovë kanë gjetur parajsën. Kësaj duhet shtuar edhe politikanët vendor e ndërkombëtarë të korruptuar dhe jokompetent si dhe izolimin faktik të Kosovës. Sipas të dhënave të OKB-së mbi 17 për qind të popullsisë jeton në varfëri ekstreme (me më pak se 0.94 Euro në ditë) dhe 45 për qind në varfëri absolute (me më pak se 1.42 Euro në ditë) Papunësia vlerësohet të jetë mbi 40 për qind, ndërsa tek të rinjtë mbi 70 për qind.

Edhe përkundër shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, e cila nuk është njohur nga të gjitha vendet, Kosova mbetet e përjashtuar nga shumica e organeve dhe marrëveshjeve të OKB-së. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi dhe shoqëri. Për shembull: Kosova nuk posedon ende prefiksin e saj shtetëror telefonik apo edhe numrin IBAN. Kjo shtrenjton komunikimin telefonik dhe qarkullimin e pagesave.

Pavarësisht Misionit të gjerë të OSBE-së, i cili në Kosovë që nga viti 1999 është përgjegjës për rindërtim të institucioneve shtetërore, për demokratizim, si dhe për zhvillimi politik përmes ELEX-it, BE-ja nuk e ka lehtësuar fare udhëtimin Kosovës për në Evropë. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë një perspektivë për në BE, vetëm Kosova jo!

Sindikatat në Kosovë nuk kanë qenë në gjendje të përfaqësojnë mjaftueshëm interesat e punëtorëve. Pas luftës ato kanë qenë të tronditura si në aspektin e personelit ashtu edhe ne atë profesional. Në vend se të organizojnë punëtoret e punëtorët dhe të ndalin procesin e privatizimit, i janë bashkangjitur plaçkitjes, gjoja «për të marrë të paktën diçka për punëtorët». Ato pos tjerash nuk kanë qenë në gjendje të përballen me rendin e ri politik e ekonomik të kapitalizmit neo-liberal. Për fat të keq edhe sindikatat në Evropë dhe në Zvicër kanë dështuar të ofrojnë ndihmë e mbështetje për zhvillim sindikalist. Sindikatave në Kosovë iu është nevojitur mbështetja, për të vepruar si partnerë të fuqishëm social. Këtë dobësi e kanë shfrytëzuar UNMIK-u, KFOR-i dhe qeveria e Kosovës, për të blerë paqen sociale me «para projektesh».

Republika e Kosovës aktualisht përballet me probleme të ndryshme politike, ekonomike e sociale. Nga niveli parashkollor deri në atë universitar kanë mbirë shkollat private, të cilat mund t’i përballojë vetëm një shtresë të vogël në Kosovë. E njëjta vlen edhe në rrafshin shëndetësor. Në shkollat publike dhe sistemin shëndetësor investohet shumë pak. Problemet shëndetësore dhe sëmundjet shtohen. Ngarkesat mjedisore si pasojë e luftës kanë çuar në rritjen e sëmundjeve nga kanceri. Trajtimi dhe shërimi i këtyre sëmundjeve, për shkak të mungesës së sistemit të sigurimit shëndetësor, bëhet gati i pamundur në vend.

Njerëzit në Kosovë kanë nevojë urgjente për vende pune, për të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë, për përkujdesje gjithëpërfshirëse shëndetësore dhe për perspektiva jetësore me dinjitet njerëzor. Për të luftuar zhvillimet negative të lartpërmendura duhet të ndërmerren masa nga BE-së dhe nga qeveria e Kosovës, si: Investime në sektorin publik dhe në bujqësi, të cilat cytin krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe krijojnë vende të reja pune; Marrëveshja e Perspektivës Evropiane me Kosovën dhe liberalizimin e vizave, BE-ja duhet t’u ofrojë njerëzve në Kosovë mundësi të ligjshme për të gjetur punë në Evropë.

Nga Zvicra zyrtare ne kërkojmë: Rifutjen e menjëhershme të Marrëveshjes ndërshtetërore të Sigurisë Shoqërore me Kosovën.

Sindikata UNIA, Komisioni për migracion, Bernë, 21 shkurt 2015.

Kjo rezolutë është aprovuar njëzëri nga anëtarët e Komisionit për migracion të sindikatës UNIA të mbajtur më 21 shkurt 2015.

http://www.dialogplus.ch/lajme/zvicer/sindikata-unia-del-me-nje-rezolute-per-gjendjen-ne-kosove/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Jacqueline Fehr: Në Kosovë njerëzit janë të zhgënjyer nga politika   Thu 05 Mar 2015, 14:54

Jacqueline Fehr është një politikane e nivelit nacional të Zvicrës, e njohur për ndikimin e madh në krijimin e politikave në Parlamentin Nacional, ku ajo ka kaluar disa mandate, nga viti 1998 e këndej.

Pak vite më parë ajo ka qenë kandidate për të hyrë në Qeverinë Federale.

Në zgjedhjet për Qeverinë e Kantonit të Cyrihut, që mbahen më 12 prill 2015 ajo kandidon për një vend vakant të Partisë Socialdemokrate të cilës i takon.

Me Fehr, e njohur edhe si mike e shqiptarëve, albinfo.ch ka biseduar rreth shanseve të saj në zgjedhje, situatës në Kosovë, integrimit të shqiptarëve në Zvicër, prishjes së Marrëveshjes së Sigurimeve sociale, e tema të tjera.




Para pak ditësh ju keni marrë pjesë në një tubim të shqiptarëve të Kosovës në Bülach. Çfarë ju lidh me Kosovën e shqiptarët dhe kur zë fill kjo lidhje?


Fehr: Kontaktet e mia të para me Kosovën datojnë nga koha e luftës atje, kur kosovarët në vendin e tyre i nënshtroheshin një shtypjeje të rëndë. Unë atëbotë punoja në arsim kështu që kam takuar dhe kam pasur kontakt me nxënës kosovarë të strehuar në Zvicër. Pas kësaj unë kam vazhduar interesimin dhe kam mbajtur në vazhdimësi lidhjet si dhe angazhimin tim politik lidhur me Kosovën. Ndërsa në vitin 2013 isha atje në kuadër të një delegacioni, një kombinim në mes të vizitës zyrtare dhe private. Kemi vizituar projekte të ndryshme zvicerane atje, në mesin e të cilave edhe projektet e organizatës Solidare Suisse, kemi biseduar me përfaqësues të qeverisë së atëhershme, pastaj kemi vizituar KFOR-in gjegjësisht Swisscoy-n.

Zvicra dhe ish ministrja e jashtme, Calmy Rey, rreth 10 vite më parë janë shprehur për pavarësinë e Kosovës në një kohë kur pavarësia perceptohej si realitet pothuaj vetëm nga shqiptarët. Ndërkohë, nga viti 2008 Kosova është shtet i pavarur dhe Zvicra ka qenë në mesin e vendeve të para që e kanë njohur këtë pavarësi.
Fehr: Sa i përket njohjes së hershme të pavarësisë së Kosovës nga Zvicra, unë besoj se vendi ynë ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces edhe për faktin se këtu që me kohë jetonin shumë kosovarë kështu që shumë zviceranë kishin kontakte të ngushta me kosovarët. Pastaj ka qenë kjo pjesë e politikës së jashtme të Zvicrës, të cilën Calmy Rey e ka konkretizuar me një hap të rëndësishëm, duke bërë njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës, hap ky të cilin e kanë pasuar vendet tjera.

Tash, në dritën e eksodit më të ri të kosovarëve sërish dëgjohen zëra që Kosovën duan ta identifikojnë si “shtet të dështuar”. Cili është mendimi juaj?

Fehr: Siç po shohim, problemet nëpër të cilat po kalon aktualisht Kosova janë mjaft të rënda, si ai me korrupsionin e lartë etj. Njerëzit janë të zhgënjyer nga politika dhe unë jam e bindur që edhe Zvicra, pasi që luan një rol të rëndësishëm në Kosovë, ka detyrim të ndihmojë për të zgjidhur problemet atje. Ne duam që në Kosovë të kemi politikanë që angazhohen për të mirën e përgjithshme dhe jo për interesin e tyre.
Megjithatë, sa u përket zërave për “shtetin e dështuar” them se kjo assesi nuk qëndron. Por është megjithatë një dëshpërim enorm i të rinjve që në Kosovë nuk shohin ardhmëri, nuk kanë perspektivë dhe mendoj se është mjaft dramatik fakti që kaq shumë njerëz e braktisin Kosovën. Njerëz të cilët në të vërtetë do të donin ta ndërtonin atë.

Ne, shqiptarët e Kosovës, në Zvicër na identifikojnë me një imazh jo shumë të mirë. A është ky paragjykim apo ku i shihni ju shkaqet për një gjë të tillë?
Fehr: Ka sigurisht shumë shkaqe. Në kohën e krizës në Kosovë kanë ardhur në Zvicër, bashkë me familjet e tyre, edhe shumë të rinj të një moshe që nuk ishin më fëmijë por as plotësisht të rritur. Ata kishin probleme me integrimin në shoqërinë e këtushme. Por me kohë nga kjo kategori kanë mbetur vetëm raste të izoluara delinkuentësh, ashtu siç ka raste të tilla edhe në mesin e zviceranëve. Sepse ndërkohë ka shumë shembuj të të rinjve që janë integruar me sukses në shoqërinë e këtushme me punët që bëjnë. Duhet përmendur edhe shembullin e futbollistëve të suksesshëm shqiptarë të Zvicrës.
Me rëndësi për të gjithë ata që shkojnë për të jetuar në një vend të huaj është të përpiqen ta mësojnë gjuhën e vendit. Duhet të angazhohen në mjediset ku jetojnë, në organizata, shoqata etj. Kudo ku njerëzit takohen dhe njihen mes vete, problemet janë më të vogla dhe e kundërta, problemet shtohen nga mosnjohja e njëri tjetrit.

Ju, si socialdemokrate angazhoheni për drejtësinë sociale. Pesë vite më parë është bërë shkëputja e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore me Kosovën nga ana e Zvicrës. Çfarë mendimi keni për këtë?
Fehr: Mendoj se ky është një problem i madh që po u ndodh kosovarëve që kanë punuar në Zvicër, të cilëve u pengohet marrja e pensioneve të merituara. Për këtë problem kemi folur kur ishim në Prishtinë dhe po ashtu edhe në Bernë në vazhdimësi flasim e debatojmë për këtë çështje. Për ne është me prioritet të lartë që kjo marrëveshje të lidhet sërish. Shkëputja e marrëveshjes ka qenë një vendim politik, në kohën kur departamenti i punëve sociale ka qenë në duar të partive të djathta. Është bërë përpjekje për të kursyer, në kurriz të shqiptarëve të Kosovës. Sindikatat kanë reaguar shpejt por është gjithmonë vështirë që një marrëveshje e cila është shkëputur të ringjitet!

Ju keni kandiduar për Qeverinë e Kantonit të Cyrihut. Keni një përvojë të gjatë në politikën nacionale. Çfarë ju shtyn tash të kandidoni për nivelin kantonal?
Fehr: Ju e dini, kantonet në Zvicër kanë kompetenca shumë të mëdha si në arsim, në shëndetësi etj., kanë kompetenca më të mëdha se federata. Dhe për mua kanë shumë rëndësi këto çështje. Pra ka shumë tema për të cilat vendimet merren në kantone dhe jo në federatë.

Si i vlerësoni shanset për t`u zgjedhur?
Fehr: SP i ka dy vende në qeverinë kantonale prej shtatë vetash. Njëri prej këtyre dy vendeve është vakant, të cilin e synoj unë. Prognozat janë të vështira, shanset janë sigurisht të mira por nuk bën ta nënçmojmë situatën kur dihet se partitë e djathta kanë lidhur koalicion dhe duan të na e marrin këtë vend në qeverinë e kantonit.

Çfarë do t`u premtonit shqiptarëve dhe komuniteteve tjera me prejardhje të huaj? Përse do të votonin ata për ju?
Fehr: Unë gjithmonë jam angazhuar për integrim, për respekt dhe tolerancë. Kam shumë kontakte me njerëz prejardhjesh të ndryshme. Mendoj se Zvicra duhet t`u jetë mirënjohëse migrantëve dhe në veçanti kosovarëve. Këta mbi 200 mijë shqiptarë-kosovarë që jetojnë në Zvicër kanë dhënë kontribut thelbësor që Zvicra të gëzojë këtë gjendje të mirë që e ka. Fakti se njerëzit vijnë te ne, është një pasurim, një shans enorm e dhe për këtë arsye ne përpiqemi që këtë shans ta shfrytëzojmë dhe t`i mbështesim këta njerëz që te ne ta ndjejnë veten në shtëpi të tyre.


http://koha.net/?id=27&l=47347

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Jacqueline Fehr: Në Kosovë njerëzit janë të zhgënjyer nga politika
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë
» A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?
» Misteret e së shkuarës së njerëzmit
» Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!
» Ç’është vlera njerëzore?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Rhaetia-
Kërce tek: