FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat    Mon 02 Mar 2015, 20:06

Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij

Një histori e pabesueshme që ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë botën ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit. Një fëmijë 3 vjeç, pretendon se arrin të kujtojë me detaje jetën e tij të mëparshme. Fëmija thotë se është varë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit. Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin.



Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve anglo-saksonë, e cila javën e kaluar u bë virale. Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin. Fëmijët që i përkasin kësaj etnie dërgohen në vendet e jetës së mëparshme, për të kuptuar nëse i ruajnë ende kujtimet. Në këtë pikë, vogëlushi e kaloi kufirin. Ai tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë.



Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë. Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm. Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur. Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij.

2 mars 2015 (gazeta-Shqip.com)

Burim

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rimishërimi - Jetkthimi
» Ritual - kthimi i dashurisë së humbur
» Mormonët dhe Mormonizmi
» Islami ideologji shkombetarizuese
» Besoni në rimishërim - jetkthim?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Syria-
Kërce tek: