FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KAROTA I BËNË MIRË SYVE DHE ZEMRËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: KAROTA I BËNË MIRË SYVE DHE ZEMRËS   Mon 02 Mar 2015, 19:15

KAROTA I BËNË MIRË SYVE DHE ZEMRËS

Ekspertët thonë se karota e freskët është zgjidhja e qëlluar për një lëkurë të shëndetshme, ten tërheqës, nëse në meny gjendet të paktën pesë herë na javë. Më e mira është që të konsumohet si shtesë e drekës, darkës ose si shujtë e vogël e ndarë, gjatë ditës. Këtë duhet pasur në mendje sepse beta-karoteni suksesshëm mbron lëkurën nga ndikimet agresive të jashtme, siç janë dielli, era, temperaturat e ulëta dhe të larta, duke e bërë atë të lagësht dhe të lëmuar.

E freskët dhe e pastruar, e zier dhe grimcuar, e përgatitur ndaras ose si shtojcë e një ushqimi kryesor, karota zë një vend të veçantë në ushqimin e njerëzve. Për shkak të tipareve të shumta shëruese, njohës të mirë të saj thonë se ajo përfaqëson një barnatore të vërtetë. Është e ditur se ndihmon në më shumë se 30 sëmundje dhe se është zgjedhje e qëlluar si masë preventive për ruajtjen e shëndetit.

Ngjyra e saj e portokalltë është produkt i veprimit të karotinës, përbërës që te asnjë perime tjetër nuk gjendet në këtë masë. Karoteni është i rëndësishëm sepse nga ai rrjedh vitamina A, përgjegjëse për shëndetin e lëkurës sidomos asaj të thatë, thonjve dhe flokëve.

Ekspertët thonë se karota e freskët është zgjidhja e qëlluar për një lëkurë të shëndetshme, ten tërheqës, nëse në meny gjendet të paktën pesë herë na javë. Më e mira është që të konsumohet si shtesë e drekës, darkës ose si shujtë e vogël e ndarë, gjatë ditës. Këtë duhet pasur në mendje sepse beta-karoteni suksesshëm mbron lëkurën nga ndikimet agresive të jashtme, siç janë dielli, era, temperaturat e ulëta dhe të larta, duke e bërë atë të lagësht dhe të lëmuar.

Marrja e rregullt e beta-karotenit në ushqim për vite me radhë, mund të mbrojë në masë të madhe funksionin e kujtesës së trurit dhe të mësimit, kanë deklaruar shkencëtarët nga Bostoni. Në fakt, me marrjen e beta-karotenit, që më së shumti gjendet në karotë, parandalohet humbja e kujtesës, e cila më vonë më së shpeshti çon në sëmundjen e Alzheimerit dhe formave të tjera të çmendurisë. Beta-karoten është një vitaminë antioxidante, që pengon shkatërrimin e molekulave të rëndësishme në trup dhe e shndërron ushqimin në energji. Nutricionistët këshillojnë të hahet me ndonjë formë yndyre, por në sasi të vogla, duke pasur parasysh se karoteni shkrihet në yndyrë. Vitamina A është e rëndësishme për mukozë të shëndetshme, shikim të mirë, imunitet dhe zemër të fortë. Ka efekt të dobishëm edhe në punën e mëlçisë. Karota është e pasur me vitaminat PP, D, E, H, sidomos me vitaminat B1, B2, B5 dhe B6. Por, për dallim nga perimet e tjera, përmban shumë pak vitaminë C. Ajo është gjithashtu e pasur me minerale, kalium, kalcium, jod, zink, kobalt, si dhe me pektine dhe vajra eterike, për shkak të të cilave u rekomandohet veçanërisht fëmijëve për të nxitur zhvillimin fizik, forcimin e eshtrave dhe për të rritur rezistencën ndaj infeksioneve te të rinjtë, rekonvaleshentët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ata që nuk janë adhurues të karotës së freskët mund ta ziejnë edhe në avull. E përgatitur kështu përmban shumicën e përbërësve të dobishëm të cilët organizmi mund t’i shfrytëzojë si një minierë e substancave ushqyese. E përderisa konsumohet e zier, duhet t’i hidhet vaj ulliri i kulluar i ftohtë, për shkak të shkrirjes së lehtë të karotenit.

Lëngu nga karota po ashtu paraqet një eliksir të çmuar për tërë organizmin. Ruan nervat nga rraskapitja dhe u rekomandohet njerëzve, sistemi nervor i të cilëve shfrytëzohet jashtë masës, siç janë menaxherët, personat me përgjegjësi të lartë, intelektualët dhe njerëzit me profesione krejtësisht të zakonshme të shqetësuar për mbijetesën e tyre. Lëngu i freskët normalizon edhe peshën e trupit dhe zvogëlon lodhjen e muskulit të zemrës. Është mjet efikas edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga çrregullimi i këmbimit të mineraleve në organizëm, siç është poli-artritisi.

Duke përtypur karotën zvogëlohet numri i mikroorganizmave në zgavrën e gojës, ndërsa mjekësia popullore e rekomandon futjen e pikave të lëngut në vrimat e hundës në fazën fillestare të etheve dhe infeksione të tjera. Në rast të anemisë, karota në nja afat rekord përmirëson pasqyrën e gjakut. Ndihmon edhe për të shëruar ulcerat, ndërsa shkencëtarët britanikë dhe danezë pohojnë se përbërësit në karotë zvogëlojnë për një të tretën rrezikun nga zhvillimi i kancerit.

Burim

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
KAROTA I BËNË MIRË SYVE DHE ZEMRËS
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Domethënia e syve!
» A mundemi përmes hipnozës të ndryshojmë ngjyrën e syve?
» Si te ndryshojme ngjyren e syve
» Simbolika e ngjyrave
» Tmerri i së mirës!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë dhe Natyrë :: Mjekësi popullore-
Kërce tek: