FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptarët në Kroaci

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Shqiptarët në Kroaci Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët në Kroaci   Shqiptarët në Kroaci EmptyWed 24 Apr 2013, 23:20

Shqiptarët në Kroaci janë 17.513 vetë, duke mos përfshirë ata të Arbanasit në Zarë.

Prej këtyre më së shumti ka në Zagreb pastaj në Istri dhe Rijekë.

http://hr.wikipedia.org/wiki/Albanci_u_Hrvatskoj

Më pas arbneshë të Zarës ka rreth 4.000

http://en.wikipedia.org/wiki/Arbanasi_%28group%29

Po bëhen gjithsej afër 22.000 shqiptarë në Kroaci


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 04 Apr 2021, 18:30, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Pleurat
MODERATOR
Pleurat


Male Numri i postimeve : 15
Join date : 18/03/2013
Age : 36
Location : Gjilan

Shqiptarët në Kroaci Empty
MesazhTitulli: Heroi Bekim Berisha në mediat kroate   Shqiptarët në Kroaci EmptySun 10 Aug 2014, 12:22

Nga Ismet AZIZI
Shqiptarët në Kroaci U1_IsmetAzizi

Presidenti i ndjerë kroat Franjo Tugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë. Ish-komandant i Përgjithshëm i Beklim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ishte njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kishte takuar ndonjëherë.

Për plagosjen e rëndë në luftën Atdhetare, të mërkurën me Urdhrin e Kryqit kroat u dekorua pas vdekjes Bekim Berishën, për shokët e tij – Shok (siq e quanin Bekim Berishën). Ai u plagos në akcionin e 16. qershorit të viti 1992, me rastin e kryrjes së detyrave luftarake në fushëbetejën e Sllavonisë Lindore. Rruga e vështirë deri te shpallja e Bekimit hero të luftës Atdhetare (Domovinskog Rata) me këtë dekoratë mori epilogun, ndonëse në qarqet e veteranëve ky emër është i njohur për më shumë se njëzet vjet. Opinioni i gjerë di pak rreth tij ose fare , por fjala është ndoshta për përsonin intrigant dhe misterioz të luftës Atdhetare i cili edhe pas vdekjes së tij nuk do të pushojë të jetë me interes për individë siq është Panxhe Orkan, interesimi i të cilit për jetën dhe figurën e Bekim Berisha, nuk ka të ndalur.

Shqiptarët në Kroaci U1_Bekim_Berisha

In memorian dekorohet heroi misterioz që duarthatë e nxjerrë granatën nga toka të pashpërthyer- Bekim Berisha


Ushtari i vetëm i cili u dekorua nga tre presidentët

Bekim Berisha lindi më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Në Kosovë, njihet si Abeja, ndërsa në Kroaci e kemi quajtur Shok (kroatisht Šok). Bekim Berishës në Kosovë iu janë ngritë 8 përmendore, Akademia Ushtarake e Kosovës e mban emrin e tij, një njësi ushtarake në Kosovë dhe një kazermë në Prishtinë , dhe për te janë komponuar dhe këndohen katër këngë popullore, ndërsa TV Prishtinës për te ka prodhu nji film dokumentarë . Ai është gjithashtu i vetmi person i cili është dekoruar nga tre presidentë, nga ai i Shqipërisë, Kroacisë dhe i Kosovës. Bekim berisha ishte i arsimuar dhe fliste katër - pesë gjuhë. Kjo flet shum se për çfarë personi bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij është mjaft misterioze, dhe jo lehtë të zgjidhët e tërë enigma. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një madhështi dhe legjende të llojit të vet , unë si shoku i tij ndjej nevojën për të ditur sa më shumë për njeriun që me aq zell mbrojti Kroacinë dhe do të bëjë gjithqka që mos ta harrojmë - tha Ivica Panxha Orkan, kolonel në pension i ushtrisë kroate , veteran kroat i luftës, invalid i luftës dhe zëvendës komandant i Mbrojtjes së Sunjit dhe betejës së Sunjës transmetojnë mediat kroate.

Vetë shkonte në territoret e pushtuar dhe kryente akcione diverzante

Berisha u shfaq në viti 1991 në Komarevë, siq thuhet erdhi nga Belgjika dhe iu bashkua vullnetarëve të parë në Kroaci, Batalionit të Pavarur të 77 të Sisakut pran Gardës Kombëtare. Bashkëluftëtarët e kujtojnë si një 25-vjeçar modest i cili filloi si një ushtar i zakonshëm, por së shpejti doli të jetë gjithqka , por jo i zakonshëm. I pavarur dhe më vetëiniciativë shkonte në vëzhgim dhe kryente akcione diverzante, dhe për veprimet që kryente nuk fliste shumë. Banorët e Komarevës ende e kujtojnë se si Shoku,( siq e quanin) nga toka me duart e tij të zhveshur gërmoi dhe nxorri granatën e pa pashpërthyer, dhe me një lehtësi dhe gjakfohtësi të paparë. Në pranverën e vitit 92, Bekim e ndjeu thirrjen e një vendi tjetër që kërkonte ndihmë dhe ku ishte ndezur lufta – Bosnjë dhe Hercegovinë. Në Posavinën boshnjake përsëri dallohet në luftën kundër serbëve të Bosnjës, por udhëtimi i tij i kohës së luftës nuk mori fund. Shkon në Kosovën e përfshirë nag lufta , dhe bëhet njëri prej komandantët e pare te UÇK-. Me kalimin e kohës arrinë të bëhet general i UÇK-së, dhe si i tillë jep jetën e vet në akcioni heroik, kur u largua nga shokët e tij dhe krejt i vetëm nga një shtëpi rezistoi duke goditur tenket nga snajperi RPG. At ditë të 29 majit të 1998 Berisha u vra në një shtëpi të cilën tanket e shkatërruan plotësisht.

Një çantë e zezë e gjetur zbulon të vërtetën se kush ishte Bekim Berisha

Deri në vitin 2007 nuk është ditë me vërtetësi se nga dhe me çfare arsye Beklimi ka ardhë në Kroaci, kur edhe ndodhi mrekullia. Në katin përdhesë të një shtëpi të vjetër në Komarevë e cila është adaptuar është çanta e zezë e pluhërosur e mbushur përplot me sende me vlerë , dokumente, fotografi dhe dëftesa të ndryshme . Ishte kjo çanta e Bekim Berishës. Askush ende nuk e di se kurë dhe si Bekimi e kishte fshehur këtë cantë në këtë shtëpi të ndërtuar nga druri në të cilën nuk kishte fjetur ose të qëndruar dhe nuk dihet pse kurrë nuk është kthyer aty. Në çantën e zezë është gjetur kartela ndërkombtare studentore e lëshuar nga fakulteti I hotelerisë në Rijekë 19 10 1989, mandej është gjet edhe libreza e Lidhjes Ferijaliste e Kroacisë , nga e cila shihet se ai ka jetuar në Opati. Veçanërisht është interesante se në çantë të zezë është gjetur bileta me të cilën Bekim Berisha ka udhtuar nga Brukseli dhe me datën 7 8 1991 ka arritë në Zagreb, me të cilën është zgjidhë enigma e arritjes së tij në në Kroaci.

Ndër dokumentet e gjetura është një konfirmim i Drejtorisë së policisë së Sisakut e datës 30 8 1991 me të cilën pastaj vërtetohet se shefi i atëhershëm i policisë Xhuro Brodarac konfirmon se Bekim Berisha prej 10. 8. 1991 është rekrutuar dhe se certifikata është lëshuar me qëllim të ushtrimit të së drejtës për të ardhura. I shtyrë nga kurioziteti, si dhe gatishmërinë që familja e Bekimit të arrijë ti realizoj disa të drejta , atëherë e kuptova se një hero tillë në Kroaci nuk e ka statusin e veteranëve kroatë të luftës, familja e tij nuk mori përkujtimorën e Luftës Atdhetare në Kroaci dhe nuk ka arritur statusin e veteranëve kroatë të luftës, dhe as aksione dhe të drejta të tjera ligjore të cilat atij padyshim i përkasin në bazë të pjesëmarrjes së tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kroacisë dhe plagosjes së tij në luftë. Këto dokumente dhe dokumente të tjera të gjetura shërbejnë familjes së Bekimit për të inicuar procedurën në ambasadën kroate në Prishtinë për njohjen e statusit të luftëtarit të Kroacisë dhe për të ushtruar të gjitha të drejtat ligjore.

Ja, tani më në fund është në regjistër, dhe iu dha dekorata e Kryqit kroat që më bënë jashtëzakonisht të lumtur. Disi, kjo më duket se drejtësia ka rënë në vend – përfundon Orkan.

Presidenti i ndjerë kroat Franjo Tugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë. Ish-komandant i Përgjithshëm i Beklim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ishte njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kishte takuar ndonjëherë.

Për më tepër shihni dhe videon:

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Shqiptarët në Kroaci Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët në Kopër, u vendosën para 300 vjetëve   Shqiptarët në Kroaci EmptyThu 01 Oct 2015, 11:02


Heset Ahmeti: Shqiptarët në Kopër kanë ardhë 300 vjet më parë, sllovenët janë popull mik i shqiptarëve



Intervistë me , z. Heset Ahmeti, presidentin e Shoqatës kulturore “Iliria” të Koprit të Sllovenisë

Intervistoi: Trieste (Italy ) Leonora F. Buçinca



Për traditën e shqiptarëve në Kopër të Slovenisë, për familjet fisnike shqiptare në Koprin e Venedikut, për miqësinë e shqiptarëve më slovenët dhe aktivitetin e shoqatës “Iliria” në Kopër të Slovensië flet Heset Ahmeti, president I kësaj shoqate.

-Me 26 shtatore 2015, në qytetin Koprit u promovua një simpozium për nder të ; Familjeve fisnike shqiptare në Koprin e Venedikut , organizuar nga shoqata juaj , me flisni ju lutem ,kush ishin ( jane ) ato familje fisnike shqiptare, nga vinin në ç’kohe jetuan?

Shqiptarët në Kroaci 12080372_1502977956689375_3530253737856778250_o

Po,me 26 shtatore 2015 nen kujdesin e Shoqates kulturore shqiptare të Istrias sllovene “Iliria” Koper, se bashku me ministrat e Kosovës dhe Shqiperise , si dhe disa bashkeveprimtare të tjere të fushes se kultures u takuam prane varresave të monsinjorit ipeshkvit Agostino de Brutija dhe në menyre cerimoniale perkujtuam prezencen e familjeve fisnike shqiptare në Koper , të cilat kontribuan qe kryeqyteti venedikas i Istrias , metropoli ” Capo d’Istria ” , të shenohet në harten e diaspores shqiptare në bregdetin veri-lindor të detit Adriatik . Kerkuam ta zbardhim aktivitetin e ipeshkvit të Koprit Agostino dhe rendesin e familjes se konteve Bruti , të cilet rrjedhin nga Durresi dhe Ulqini , dhe të cilet pas pushti Heset Ahmeti, mit turk të Shqiperise venedikase në fund të shekullit 16, perfundimisht jane vendosur në Koprin venedikas .


http://botapress.info/heset-ahmeti-shqiptaret-ne-koper-kane-ardhe-300-vjet-me-pare-sllovenet-jane-popull-mik-i-shqiptareve/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Shqiptarët në Kroaci Empty
MesazhTitulli: Në tetor rifillojnë kurset në gjuhën arbëneshe në Arbënesh të Zarës   Shqiptarët në Kroaci EmptyThu 01 Oct 2015, 11:54

Në tetor rifillojnë kurset në gjuhën arbëneshe në Arbënesh të Zarës

Shqiptarët në Kroaci IMG_5739-0

(Është ky një lajm i gëzueshëm për të gjithë arbëneshët e Zarës, por edhe për shqiptarët në përgjithësi, pavarësisht se ku ndodhen. Këtë lajm sihariq e transmeton gazeta “Zadarski List” e datës 29 shtator, të autorit A.Rogiq. Në Arbënesh të Zarës, tashmë disa vite zhvillohet mësimi plotësues në shkollën shqipe, për nxënësit shqiptar që jetojnë në Zarë dhe shkollohen në gjuhën kroate, e kjo shkollë shqipe udhëhiqet nga prof. Vesel Lekaj-vërejtje M.L).
Kah gjysma e muajit tetor, synoj të filloj me kursin në gjuhën arbëneshe, shpresoj në të nëjtat ambijente dhe pres shumë vijues të këtij kursi. Do të përdorë materialet që kamë pasë edhe më para, por, nëse një pjesë e kursistëve do të ishin të njëjtit, atëhere do të kalojmë në një shkallë më lartë- shprehet prof. Dr.Maximilijana Barançiq, e cila ka mbrojtur edhe doktoraturën për gjuhën arbëneshe me titull “Leksiku i të folmes së arbëneshëve në Zarë, si shprehje e kontakteve gjuhësore”.
Prof. Dr. Maximiljana Barançiq, siç edhe shprehet vet, gjuhën arbëneshe e ka mësuar në shtëpi, ndërsa gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo ka mbajtur një ligjëratë në gjuhën arbëneshe duke prezantuar para auditoriumit në Prishtinë “Leksiku i të folmes së arbëneshëve në Zarë, si shprehje e kontakteve gjuhësore”, temë që është nxitur nga “Ditët e Zonjës së Loretos”, festë e arbëneshëve që mbahet çdo vit nga data 1-10 maj në Arbënesh të Zarës.

Për “Zonjën e Loretos”

“Gjatë ditëve të “Zonjës së Loretos”, në Zarë kanë ardhur profesorët nga Prishtina dhe kanë mbajtur një simpozium në hotelin “Kollovare”. Në atë mes kam qënë edhe unë dhe kam pasë nderin që të flas në këtë simpozium, edhe pse kam qënë tërësisht e papregatitur. Kur më erdhi radha, km filluar të flas arbënisht. Gjatë ekspozimit të dytë, kamë folur për Shime Deshpalin. Pas kësaj, kemi shkua në kursin e gjuhës arbëneshe, në bibliotekën e qytetit në Arbënesh”-ka theksuar Dr. Maximilijana Barançiq, duke rikujtuar se gjatë kursit nga viti i kaluar, atë kurs e kanë vijuar 15 kursistë të moshës nga 20 e deri në dyzet vjeç.

Prof. Dr. Maximilijana Barançiq thot se gjuhën arbëneshe e ka mësuar në shtëpinë e saj, ku është folur arbënisht dhe shkenisht (kroatisht) (Arbëneshët gjuhës kroate i thonë “shkenisht” ndërsa gjuhës italiane i thonë “letisht” –vërejtje e M.L.).

Sa herë që ka rast, ajo me kënaqësi flet me bashkëbiseduesit arbënisht. Pas përfundimit të simpoziumit në “Kollovare”, ajo është ftuar për të marrë pjesë në seminarin për gjuhë dhe letërsi në Prishtinë, seminar i cili mbahet çdo vit në gjysmën e dytë të muajit gusht, në organizim të Universitetit të Prishtinës, Fakultetit filozofik në Prishtinë, Universitetit të Tiranës dhe fakultetit të histori-filologji në Tiranë.

Për pjesëmarrjen në seminarn e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë, Dr. Maximilijana Barançiq mes tjerash shton: “Në atë seminar marrin pjesë nga mbarë bota për ta mëuar gjuhën shqipe dhe mësimi zhvillohet në tre nivele. Punimet zhvillohen në mëngjes dhe pasdite, ndërsa në ndërkohë mbahen ligjerata dhe organizohen tryeza të rrumbullakëta”.

“Ligjeratën time e kam përkthyer në anglisht, ndërsa në hyrje kam folur arbënisht. Salla ka qënë përplot, ndërsa unë fillimisht jam prezantuar se kush jam dhe prej nga vij, kush janë prindërit e mij etj. Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, pas ekspozesë time më është drejtuar me fjalët: “Kurrë në jetën time nuk kam pasë dhe nuk kam përjetuar kontakt më emotive se ky”- thekson Dr. Maximilijana Barançiq.

“Tani, nga gjysma e muajit tetor, do të filloj me kursin në gjuhën arbëneshe, shpresoj në të nëjtat ambijente dhe pres shumë vijues të këtij kursi. Do të përdorë materialet që kamë pasë edhe më para, por, nëse një pjesë e kursistëve do të ishin të njëjtit, atëhere do të kalojmë në një shkallë më lartë. Tani, dalngadalë po thellohem në gjuhën shqipe, që është mjaft e vështirë. Unë njoh dhe flas gjashtë gjuhë, por gjuha shqipe për mua është më e vështira”-thekson prof. Dr. Maximilijana Barançiq, e cila planifikon që të hartojë dhe publikojë një dorracak të gjuhës arbëneshe, për të cilin dorracak ka ndihmesën e shumë njerzve.

© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR. All rights reserved.

http://shqiperiaebashkuar.info/2015/09/ne-tetor-rifillojne-kurset-ne-gjuhen-arbeneshe-ne-arbenesh-te-zares/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Shqiptarët në Kroaci Empty
MesazhTitulli: Deputete shqiptare në Kuvendin e Kroacisë   Shqiptarët në Kroaci EmptyMon 09 Nov 2015, 19:00

Shqiptarët në Kroaci Ermina-11_zpsf0qqk4ua

Sipas rrjedhojave të deritanishme të zgjedhjeve në Kroaci, vendin në Kuvendin e këtij shteti e ka siguruar edhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për Ermina Leka-Perlaska, e cila është me prejardhje nga Zymi i Hasit.

Leka-Perlaska ka fituar në një dallim prej tri votash më shumë sesa garuesi tjetër shqiptar, Idriz Sulejmani.

Partia konservatore, Unioni Demokratik Kroat (HDZ) dje ka fituar 63 ulëse nga 151 ulëse në Parlament, në zgjedhjet kuvendore të së dielës, kanë bërë me dije rezultatet preliminare.

Deputetja shqiptare në këtë shtet përfaqëson interesat e pakicave shqiptare, malazeze e sllavo-maqedone.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Shqiptarët në Kroaci Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Kroaci   Shqiptarët në Kroaci Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët në Kroaci
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarët në Mal të Zi,
» Shqiptarët në Itali
» Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser
» Shqiptarët në Itali
» Shqiptarët në Ukrainë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Çështje shqiptare :: Atdheu Pellazgjik-
Kërce tek: