FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Drenasi vendos të japë nga 1000 euro për familjet me 7 fëmijë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor

Numri i postimeve : 662
Join date : 17/03/2013

Drenasi vendos të japë nga 1000 euro për familjet me 7 fëmijë Empty
MesazhTitulli: Drenasi vendos të japë nga 1000 euro për familjet me 7 fëmijë   Drenasi vendos të japë nga 1000 euro për familjet me 7 fëmijë EmptyFri 27 Feb 2015, 19:38

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Naim Bazaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Blerand Stavileci, që në “Interaktiv” të KTV-së tha se “ata që kanë 300 euro të ardhura mujore nuk duhet të bëjnë nga 7 fëmijë”.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës ai ka thënë se deklaratat e tilla janë shoviniste dhe që i ngjajnë ministrave të Serbisë.
“Kjo është e papranueshme së pari si çështje kombëtare e pastaj edhe morale. Vetëm serbët lëshonin këso lloj deklaratash për të zhdukur popullin autokton shqiptar në Ballkan, e pse një ministër ‘shqiptar’ bënë një deklarim të tillë kjo është e pafalshme”, ka thënë mes tjerash kryesuesi Bazaj, në një reagim që u ka dorëzuar mediave.

Ai me tej ka shtuar se ministri Stavileci publikisht duhet të kërkojë falje ndaj asaj deklarate dhe të japë dorëheqje urgjente.

Drenasi vendos të japë nga 1000 euro për familjet me 7 fëmijë 20150227195236152646

Bazaj ministrin Stavileci e ka quajtur si përfitues i votave.
“Kërkoj nga ky përfitues i votuesve të PDK-së dhe përfitues i madh deri me tani që të japë dorëheqje urgjente. Ky dhe shumë ministra të tjerë fëmijët e tyre i shkollojnë nëpër shkolla private dhe jashtë Kosovës e kërkon të mos rritet shtimi i popullsisë shqiptare dhe e ndien veten shqiptar”, ka thënë Bazaj.

   Vetëm serbët lëshonin këso lloj deklaratash për të zhdukur popullin autokton shqiptar në Ballkan

Si kundërpërgjigje të ministrit Stavileci, kryesuesi i Kuvendit, në mbledhjen e Kuvendit ka propozuar që për vitin 2015 ata që kanë fëmijën e parë të subvencionohen me nga 100 euro, ndërsa ata që kanë mbi 7 fëmijë me nga 1000 euro. Ky propozim u hodh në votim dhe më vota unanime nga grupet parlamentare të Kuvendit u votua.

© KOHA.net


http://koha.net/?id=9&l=46542

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Drenasi vendos të japë nga 1000 euro për familjet me 7 fëmijë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Dardania-
Kërce tek: