FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Faltorja e luaneshës në Aleksandri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Faltorja e luaneshës në Aleksandri Empty
MesazhTitulli: Faltorja e luaneshës në Aleksandri   Faltorja e luaneshës në Aleksandri EmptySat 09 Aug 2014, 21:57

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një faltore 2000 vjeçare, në Aleksandri kushtuar perëndeshës mace.

Kjo faltore është gjurma e parë e pallatit mbretëror të Ptolemejve zbuluar në Aleksandri.

Gjetja konfirmon se dinastia iliro-maqedone e Egjyptit, vazhdoi të adhurojë hyjnitë e lashta në formë kafshe.

Faltorja e luaneshës në Aleksandri _47143135_egypt1901_bastet_466_ap

Shumë më tepër rrënoja të kryeqytetit të lashtë të Egjyptit aleksandrian, shtrihen të paprekura nën qytetin modern, duke pritur të zbulohen, thonë arkeologët.

Faltorja i përkiste Mbretëreshës Berenike II, gruaja e Ptolemeut të III, që sundoi Egjiptin në shek. III p.e.s.

Faltorja është e lartë 60 metra, dhe e gjerë 15 metra. Arkeologët gjetën shtatore të Bastetit, e adhuruar si perëndeshë e hënës nga ata që njihnin greqishten.

Për mijëra vite faraonët kishin besuar që Basteti është perëndeshë me kokë luani, e afërt me perëndinë e diellit dhe mbrojtëse e egër.

Besimi në këtë perëndeshë ra së bashku me pushtetin e faraonëve, por Ptolemejtë e ringjallën si ekuivalentin e hyjneshës pellazge Arthema (Arthemis).

Dinastia e Ptolemejve kishte prejardhjen nga Ptolemeu, një gjeneral shumë i besuar i Aleksandrit të Madh.

Pamje nga faltorja:
Faltorja e luaneshës në Aleksandri _47143380_egypt1901_bastet_temple_226
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Faltorja e luaneshës në Aleksandri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Vende të shenjta-
Kërce tek: