FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dodona

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Dodona Empty
MesazhTitulli: Dodona   Dodona EmptyThu 26 Feb 2015, 13:14

Dodona është orakulli më i vjetër, që sipas historianëve të lashtë, ndodhej në vendin e molosëve ilirë, 20 km në veri të Janinës. Dëshmitë letrare e paraqesin Dodonën si një qendër fetare shumë të vjetër të pellazgëve. Aktiviteti i saj ka qenë shumë i madh. Herodoti thotë se e gjithë teologjia pellazge rrjedh nga Dodona. Ajo përmendet në Iliadën e Homerit, ku thuhet se Odiseu iu drejtua Dodonës për të mësuar si mund të kthehej në Itakë. Dodona ishte një qendër politike, jo më pak se fetare e me shumë rëndësi në gjithë Gadishullin Ballkanik dhe nderohej si Delfi. Hesiodi flet për të me admirim të madh. Me këtë orakull u konsultua Krezi, mbreti i Lidisë.

Sipas besimit gruaja e Zeusit ishte Diona dhe jo Hera. Orakujt e faltores së Dodonës, profetizonin duke shtënë fall me fluturimin e pëllumbave, me zare, me tingullin që delte nga një legen bronzi, por dëshirën e perëndive e zbulonin sidomos me fëshfërimën e një dushku shekullor. Shërbesa fetare ishte në duart e një familjeje priftërinjsh të quajtur Tomoroi.

Gërmimet që u bënë në vitin 1876 në një kodër në veri të Janinës, treguan se faltorja e Dodonës kishte, akropolin, tempullin dhe teatrin. Në të tatëpjetat e akropolit ishte pishina me statujën prej bronzi. Statuja paraqiste një djalë që mbante në duar një purtekë të përkulshme. Nga forca e erës, purteka godiste enët prej bronzi, priftërinjtë i interpretonin si përgjigje të perëndive. U gjetën gjithashu sende dhurua falores së Dodonës si enë, statuja etj.

Orakulli e ruajti popullaritetin deri në epokën maqedone. Tempulli u shkatërrua gjetë luftës mes dorëve dhe akejve (220 p.e.s.). Ai u gjallërua përsëri, por në përgjithësi pati një ndikim më të madh në jetën shoqërore, në epokën heroike se sa në epokën historike.

Në Dodonë organizoheshin lojëra për nder të Zeusit që quheshin Naios (me rendje qerresh).

Orakulli e humbi rëndësinë e tij me vendosjen e krishterimit. Dushku shekullor u copëtua nga të krishterët.

Plani i Dodonës:
Dodona Dodona_zpsz3eip3af

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Dodona Empty
MesazhTitulli: Re: Dodona   Dodona EmptyThu 05 Mar 2015, 23:01

Të thëna e të shkruara mbi Iliadën në shekujt e lashtë:

Iliada, libri XVI

O Zeus, mbret i Dodonës e zot pellazgjik, që banon larg
që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe ku për rreth janë selët
aty banojnë fallxhorët, që s'lajnë këmbët e flenë për tokë

Odisea, libri XIV

Dhe (Odiseu) thonte se në Dodonë kishte shkuar për t'u këshilluar me hyun
dhe për të dëgjuar nga lisi i gjatë falltor, mendimin e Zeusit
nëse duke u kthyer në tokat pjellore të Ithakës së tij
pas një kohe të gjatë të tregohej apo jo se kush ishte

Hesiodi, Carmina

Është një fushë, Hellopia, shumë pjellore dhe me livadhe të mira
e pasur me dele dhe me kije këmbëharkuar
këtu banojnë burra me shumë kope gjedhesh
dhe një sasi e panumër fise mortarësh
këtu, në pjesën më të fundit është ndërtuar Dodona
këtë Zeusi e deshti që të jetë një faltore
e vyer për njerëzit

Herodoti, libri II

Pellazgët kishin zakon t'u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë, dhe nuk kishin për ta ndonjë emër, pasi nuk i ka dëgjuar njeri t'i thërrisnin me emra. Ata i thërrisnin në përgjithësi si perëndi, për arsye se pasi kishin vënë të gjitha gjërat në rregull, mbanin ligjet e gjithësisë. Ata arritën t'i njohin emrat e perëndive vetëm tepër vonë, por emrin e Dionisit e mësuan, pasi mësuan emrat e perëndive tjerë. Më vonë ata vajtën për t'u këshilluar për këta emra tek orakulli i Dodonës (ky orakull njihet si më i lashti në Pellazgi, dhe ishte atëherë i vetmi në këtë vend).

libri IX

Por menjëherë, pasi e verbuan Evenin, as delet nuk pillnin, as toka nuk jepte më fryt. Prandaj ata dërguan njerëz në orakullin e Dodonës, dhe në atë të Delfit për të marrë përgjigje, duke pyetur orakujt se cili ishte shkaku i kësaj fatkeqësie.

Scylacis Cariandensis, Illyrioi

Fqinjë me gjithë këta, në viset e brendshme, janë atintanët, sipër Orikut dhe Kaonisë, gjer në Dodonë.

Polybi, libri IV

Kur erdhi dita e zgjedhjeve, etolët zgjodhën për strateg të tyre Dorimahun. Ky me të marrë fuqinë në dorë, mblodhi ushtrinë dhe hyri në krahinat e sipërme të Epirit, duke shkretuar vendin pa pikë mëshire dhe jo aq pse kështu ia kërkonte interesi i vendit të tij, se sa për t'u bëërë keq epirotëve. Kur arriti në faltoren e Dodonës, dogji portikët e tempullit, prishi një pjesë të madhe të kushtimeve dhe rrëzoi edhe muret e faltores.

Scymni

Pas Thesprotisë janë të quajturit molosë,
të cilët dikur i solli këtu Pirrua,
i biri i Neoptolemit; aty është edhe Dodona
faltore e Zeusit, themeluar prej pellazgëve
Në viset e brendshme banojnë barbarë të përzier
për të cilët thonë se edhe banojnë pranë faltores

Straboni

Dikur kishin sunduar mbi të gjithë Epirin - më parë kaonët dhe më vonë molosët, të cilët morën fuqi më të madhe për shkak të fisit mbretëror të Aiakidëve, dhe për shkak se në vendin e tyre ishte faltorja e Dodonës, e vjetër dhe e dëgjuar.

Megjithatë gjithë Epiri dhe Iliria ishin të pasura kurse tani një pjesë e madhe e tyre është shkretuar, dhe vendet e banuara janë fshatra dhe gërmadha të braktisura. Fatin e këtyre e pati deri diku edhe orakulli i Dodonës. Ky orakull, sipas Eforit, është ndërtuar nga pellazgët. Për këta të fundit flitet se kanë qenë më të vjetrit nga të gjithë ata që sunduan në Helladë; dhe Hesiodi thotë: "Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve".

Dodona pra në kohët më të vjetra ishte nën sundimin e thesprotëve ashtu dhe mali Tomar nën të cilin ndodhet faltorja, dhe tragjikët si edhe Pindari e quajnë Dodonën thesprote, më vonë u vu nën pushtetin e molosëve. Edhe ata që poeti i quan Hypofetë të Zeusit dhe për të cilët thotë se ishin të zbathur dhe flinin përdhe, thuhet se u quajtën tomurë nga Tomari; kështu disa shkruajnë në Odise se Amfinomi, duke i këshilluar mëtonjësit e Penelopës që të mos i sulen Telemakut para se të pyesnin Zeusin, u thoshte: "Nëqoftë se do të japin pëlqimin tomurët e Zeusit të madh, ai do të vritet, kurse gjithë të tjerët do të shtypen, po nëqoftëse perëndia nuk do t'u lejojë, atëherë ju këshilloj të hiqni dorë".

Në fillim ata që profetizonin ishin burra; por më vonë u zgjodhën tri plaka, pasi edhe Diona adhurohej bashkë me Zeusin.

Orakulli jepte porosi jo me fjalë, por me simbole, duke u nisur nga fluturimet e veçanta të tre pëllumbave, sipas të cilëve profetët duke i vështruar profetizonin. Si tek maqedonët edhe tek thesprotët e molosët, plakat i quanin pelia, dhe pleqtë pelij. Pra ata i quajnë peligonë njerëzit e nderuar. Ndoshta nuk ishin shpendë peliadet, që përmendet ndër legjendat, por tri gra plaka, të cilat kalonin kohën në faltore. Prej kësaj sipas legjendës, ato që shërbejnë tek lisi i Dodonës, i quajnë pelia.

Sipas gojëdhanës këtej mori emrin edhe "ena prej bakri e Dodonës". Kjo enë prej bakri ishte brenda në faltore dhe kishte mbi vete një shtatore që mbante në dorë një kamxhik prej bakri, dhuratë e korkyrasve. Kamxhiku ishte i trefishtë në formë zingjiri, i përbërë prej tre vargjesh, të cilat kur tundeshin prej erës, goditnin enën prej bakri dhe nxirrnin tinguj të gjatë, saqë ai që numëronte mund të arrinte numrin katërqind, prej kësaj doli dhe thënia "kamxhiku i korkyrasve".

Dionysi i Halikarnasit

Ankisi me anijet, u nis nga Ambarkia dhe duke lundruar pranë bregdetit, arriti në Buthrot, liman i Epirit. Eneu, në anë tjetër, me ushtarët më të zgjedhur, pas një udhëtimi që mbajti dy ditë, arriti në Dodonë, me qëllim që të kërkonin mendimin e perëndisë; këtu gjetën edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenin. Si morën përgjigjen hyjnore për punën e kolonisë, i dhuruan zotit, bashkë me dhuratat e tjera trojane edhe kratere bakri, disa nga të cilat ndodhen edhe sot akoma me mbishkrime shumë të vjetra, që tregojnë emrat e dhuruesve; së këtejmio pastaj arritën te anijet pas një udhëtimi që zgjati mëse katër ditë.

Plutarku, Jetë paralele, Pyrrhus

Thonë se i pari që u bë mbret i thesprotëve dhe i molosëve, pas përmbytjes, ishte Faetoni, i cili ishte njëri prej atyre që erdhën në Epir bashkë me Pellazgun dhe disa thonë se aty në mes të molosëve banuan Deukalioni dhe Pyrra, pasi ndërtuan tempullin e Dodonës.

Dionys Cassii, Historia Romana

Pirro dërgoi në Dodonë dhe mori përgjigjen për ekspeditën; orakulli i tha se nëqoftëse do të kalonte në Itali do t'i mundte romakët, prandaj duke e lidhur këtë me vendimin, nuk priti as pranverën.

Justini, Epitoma

Më vonë kur Pirro i biri i Akilit, erdhi për të pyetur orakulloin në tempullin e Dodonës, rrëmbeu këtu Lanasën, të bijën e Herkulit. Nga lkjo martesë ai pati teë fëmijë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Dodona Empty
MesazhTitulli: Re: Dodona   Dodona EmptySun 13 Nov 2016, 20:41

Lojërat Naa, ishin lojëra ilire për nder të Zeusit, me qendër në Dodonë. Mbaheshin çdo katër vjet, dhe nëse shkohet me atë radhitje që kishin atëherë, i bien në erën tonë në vitet e plotpjesëtueshme me 4, pra do duhej të mbaheshin këtë vit më 2016, pastaj më 2020, 2024, e kështu me radhë.

Lojërat e Nymfeut mbaheshin nga ilirët, me qendër në Nymfeun pranë Apollonisë, ku ndizej një zjarr i përhershëm që zgjaste me shekuj, nga asfalti që dilte nga toka.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Dodona Empty
MesazhTitulli: Re: Dodona   Dodona Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dodona
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Vende të shenjta-
Kërce tek: