FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Cingla (kuti-kliçka)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Cingla (kuti-kliçka) Empty
MesazhTitulli: Cingla (kuti-kliçka)   Cingla (kuti-kliçka) EmptySun 17 Mar 2013, 22:31

Cinglë (cingla): shkopacingël, shkopacingthi, kut-galec, cinglazi, cingula-pjekthi, mash e klinëz, pjekacingthi, kliskë, klishkë, klinë, klinazi, klishkazi etj.

Cingla luhet me dy shkopinj, një të vogël si ndonjë pëllëmb e gjysëm të gjatë, të prerë me qepa, për së kijthi në të dy majat, që i thonë cingël dhe galec. Edhe një shkop (kut, pjek), të gjatë 3-4 pëllëmbë, me të cilin vrëngëllijnë nga gropa cingëlin o i bjen sa pa rënë mbi tokë.

Cagë (caga): Në lodrën e cingëlit është guri me faqe të sheshtë i ngulur në tokë, në mënyrë që faqeja të jetë ndonjë gisht përmbi dhé; mbi këtë faqe mbështesin galecin (cingëlin) dhe i bjenë me kut mbi qep, që të këcenjë lartë dhe ta presi prapë me kut për t'e sjellur sa larg e më larg.

# Cagë është edhe vashda, gropa, goja e gjat e e thellë mbi të cilën mbështesin kryqëthi galecin; gjatë cagës fusin majën e kutit gjer ndënë galecin dhe tuke e përdorur si vrëngël sjellin cingëlin sa larg e më larg në mënyrë që të mos i presin hovin o mos t'e zënë nd'erë ana kundërshtare.

Pano Tase - Fjalorth i ri - Tiranë 1941
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Cingla (kuti-kliçka) Empty
MesazhTitulli: Re: Cingla (kuti-kliçka)   Cingla (kuti-kliçka) EmptyWed 28 Apr 2021, 23:19

Shkop e cingël quhej loja që luhej zakonisht nga dy lojtarë djem. Edhe kjo lojë luhej në terren të hapur. Në një vend të veçantë lojtarët vendosnin një cak, zakonisht një copë druri të ngulur në tokë dhe që mund të dallohej qartë prej një distance të konsiderueshme. Për ta luajtur duhej një shkop jo shumë i gjatë rreth 70-80cm i gjatë ose më pak dhe quhej kut. Gjithashtu përdorej edhe cingla që ishte e bërë nga një copë shkopi rreth 15-20cm e gjatë. Zakonisht cingla punohej enkas për këtë gjë dhe nga njëra anë gdhendej për të krijuar një faqe të rrafshtë që të zinte vend mirë mbi truall. Në njërën anë krijohej një llapë duke e prerë bilbil. Loja fillonte nga lojtari që e hidhte cinglen nga një distancë e caktuar drejt cakut më afër tij. Lojtari që nuk ishte i pari përfshihej në lojë, por duke u përpjekur që ta kapte cinglen në ajër pa rënë në tokë. Kur arrinte ta kapte, kishte të drejtë ta vazhdonte ai lojën, në të kundërt duhej ta gjuante drejt cakut me qëllim që ta godiste atë me cingël. Po ta arrinte këtë gjë fitonte të drejtën ta merrte ai vallen (lojën). Lojtari tjetër synonte ta godiste cinglën dhe ta hidhte sa më larg duke krijuar një distancë të largët. Kur e arrinte një gjë të tillë fillonte e maste distancën me kut(shkopin e lojës) dhe i numëronte duke ua shtuar numrit të kutëve që kishte bërë më përpara. Kur e arrinte numrin njëqind kut fitonte një lojë ose e quante “një gomar” për kundërshtarin. Lojtari i rrekës e kapte cinglën nga toka dhe e gjuante drejt cakut e, kur lojtari që e ruante cakun nuk arrinte ta largonte cinglën e në rast se cingla nuk e ndeshte cakun, por binte në distancën më pak se një kut larg cakut, atëherë lojtari në lojë(valle) kishte të drejtë ta godiste cinglën për ta ngritur në ajër dhe atëherë ta godiste me kut për ta larguar sa më larg që të mundte për të bërë sa më shumë kutë. Në se nuk arrinte ta kryente një gjë të tillë, pra në se nuk arrinte ta ngrente në ajër e tagodiste pastaj me kut për ta largonte cinglën më larg se kuti prej cakut(të paktën një kut distancë minimalisht) humbiste të drejtën për ta vazhduar lojën dhe dilte në rreke e në valle hynte lojtari tjetër i cili merrte cinglën në dorë dhe e godiste me sa fuqi kishte për ta hedhur sa më larg të ishte e mundur në drejtimin e caktuar më parë dhe nga ishte lojtari i rrekes në përpjekje për ta kapur që në ajër. Loja nuk përfundonte në se e arrinte ta bënte numrin njëqind të kutëve, se atëherë, siç e cilësuam më sipër, bënte një lojë, ose siç e quanin, një gomar për kundërshtarin dhe fillonte të bënte të dytin deri sa të arrinte pa e dorëzuar lojën. Kur lojtarin i dytë e fitonte të drejtën e lojës dhe kur fillonte të bënte kutët e tij, i numëronte ata fillimisht duke ia zbritur kundërshtarit ata kutë që kishte fituar deri sa ia zeronte dhe pas kësaj fillonte të numëronte deri sa arrinte numrin njëqind, në se e arrinte pa ia zbritur kundërshtari, gjithnjë me lojë. Kur bëhej një gomar lojë dhe fillohej i dyti lojtari tjetër nuk mundej t’ia zbriste atë, veç në se me lojë edhe ai e plotësonte një gomar lojë dhe barazoheshin apo e tejkalonte atë.

Burimi: Linku

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Cingla (kuti-kliçka)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Lojna popullore-
Kërce tek: