FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Edhe në Bursa festohet 7-vjetori i Pavarësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 385
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Edhe në Bursa festohet 7-vjetori i Pavarësisë   Sun 22 Feb 2015, 15:36

Edhe në Bursa festohet 7-vjetori i Pavarësisë



Në Turqi vazhdon jehona e festimeve të 7-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pas ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Kryeqytetin Ankara, edhe në rrethin e Bursa-s u zhvillua një mbrëmje festive.

Pas ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Kryeqytetin Ankara, edhe në rrethin e Bursa-s, Shoqata e Kulturës dhe Solidaritetit të Turqve të Kosovës dhe Maqedonisë me përkujdesjen e kryetarit, Rexhep Gunduz realizoi një aktivitet festiv me pjesëmarrje të gjerë. Programi i mbështetur edhe nga Bashkia e Metropolit të këtij qyteti, u mirëprit në Qendrës e Kulturës Ataturku në lagjen Merinos, në sallën Osmangazi.
Në këtë eveniment kuptimplotë, mori pjesë edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi së bashku me Kryetarin e komunës se Pejës z. Gazmend Muhaxheri, Kryetarin e komunës se Podujevës z. Agim Veliu, deputetë si dhe disa zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Në mbrëmje morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Bursas, Z. Recep Altepe, Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Turqve të Kosovës dhe Maqedonisë Rexhep Gunduz, Konsulli i Nderit, banorë të Bursas me origjinë shqiptare dhe dashamirës së Kosovës, studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet në Turqi si dhe emigrantë shqiptarë dhe nga Rumelia që jetojnë në Bursa, transmeton TRT.

Programi filloi me një film ku tregoheshin faktet e dhimbshme të Luftës së Kosovës dhe mizoria e serbëve dhe si rrjedhojë rëndësia e pavarësisë që sot tërë shqiptarët jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por anë e mban botës e festojnë duke e ditur se sa e rëndësishme është ajo.
Më pas në skenë u ngjit, Kryetari i Bashkisë, Z. Altepe i cili tha se ndihmat për Kosovën nuk do të reshtin kurrë. “Bursa si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën për zhvillimin dhe mirëqenien e saj. Unë si kryetar kam për qëllim të kujdesem edhe për vetë faktin se Kosova është një vend me lidhje historike shumë i rëndësishëm për Turqinë” tha Altepe.
Kurse Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për kontributin që ka dhënë dhe po jep për zhvillimin e Kosovës. Kosova ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të arritur një zhvillim të theksuar ekonomik.

Mbrëmja festive vazhdoi me sfilatën e veshjeve tradicionale të krahinave të Kosovës, Ansambli i këngëve dhe valleve Bajram Curi nga Prishtina që me melodinë e çiftelisë mbushi me gëzim pjesëmarrësit në aktivitet. Programi i tyre tejet i pasur u shoqërua edhe nga vete pjesëmarrësit që u ngjitën me flamuj në duar në skenë për të vallëzuar.

http://botasot.info/diaspora/374058/edhe-ne-bursa-festohet-7-vjetori-i-pavaresise/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Edhe në Bursa festohet 7-vjetori i Pavarësisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Madje edhe muslimanet luten tek Yoni
» Njerezit inteligjent - më pak besimtar
» Paganizmi te Shqiptarët
» Ndërgjegjja!
» "Edhe Vdekja qan"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Anadolli-
Kërce tek: