FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Zgjedhjet komunale në Zvicër (Rhaeti)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 395
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Politika shqiptare në Zvicër   Sun 31 Mar 2013, 20:42


Cito :

Politikania shqiptare në Zvicër, Lurata Reci: Partia ime, më pranë imigrantëve!

“Nuk e prisja që të më votonin kaq shumë njerëz, ishte një surprizë për mua”, thotë politikania 34-vjeçare nga Struga, e cila ka vite që ushtron aktivitetin e saj politik në Zvicër.



http://unitedstatesofalbania.net/?p=5066



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 395
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet komunale në Zvicër (Rhaeti)   Sun 31 Mar 2013, 20:53

Cito :

Shqiptarët Angazhohen Politikisht në Zvicër

Osman Osmani është i diplomuar në lëmi sociale ne Zvicër, ka bërë përvojë në legjislaturën e parafundit si anëtar i Parlamentit në Kantonin e Schaffhausen-it (2006-2009, i pari me prejardhje shqiptare që njeh Zvicra).



http://gazetajnk.com/?cid=1,984,2900
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 395
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Zgjedhjet komunale në Zvicër (Rhaeti)   Sun 22 Feb 2015, 15:20

Shqiptarë votojeni: “Listën nr. 2 dhe numrin rendor nr. 11”



Intervistë me Islam Sadikin, kandidat për deputet në Parlamentin e qytetit Arbon!

“Diaspora jonë është aorta e të gjitha të mirave materiale që i kemi sot në Kosovë”, thotë Islam Sadiki.

Islam Sadiki, i lindur në vitin 1969 në fshatin Batushë, komuna Gjakovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje kurse të mesmen në Junik dhe në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar (QAMO), "Vëllezërit Frashëri" në Deçan.

Akademinë ushtarake drejtimin e inxhinierisë e kreu në Beograd dhe Karllovac në vitin 1990, ndërsa pas diplomimit ka punuar si Nëntoger në Maribor të Sllovenisë.

Në vitin 1991 do të dezerton nga ushtria jugosllave, bashkë me njësitin e tij, pas luftës disa javore në Slloveni, duke e lënë profesionin e oficerit të karrierës për të emigruar në Zvicër.
Menjëherë pasi ka fituar të drejtën e qëndrimit, ka punuar vazhdimisht punë të rëndomta për të mbajtur veten dhe familjen, ndërsa viteve të fundit punon si teknik në Qendrën Tregtare “EKZ - Gallus Markt”, në St. Gallen.

Islam Sadiki, vazhdimisht ka qenë aktiv në jetën kulturore e publike të qytetit Arbon, përkatësisht në kantonin Thurgau. Pas marrjes së shtetësisë zvicerane, ai menjëherë do të aderoj në Partinë Socialdemokrate (SP) të qytetit Arbon. Islam Sadiki, ka qenë përfaqësues i shqiptarëve në organizime të shumta publike e kulturore në Arbon dhe rrethinë si dhe në mjaft forume për çështjen e të huajve pranë zyrave përkatëse të qytetit e Qeverisë Kantonale. Sivjet Islam Sadiki është kandidat i Partisë Social Demokrate (SP), për deputet në qeverinë komunale. Ishin këto arsye pse ne po zhvillojmë këtë bisedë me të.

Z. Sadiki, sivjet jeni kandidat për qeverinë komunale në Arbon, në kuadër të Partisë Socialdemokrate (SP). A ka mundësi për lexuesit e gazetës sonë, t’i komentoni ambiciet tuaja?


Sadiki: Duke parë që çështja e bashkëvendësve të mi, që jetojnë dhe punojnë në Arbon nuk është më çështje e përkthimeve apo e mënyrës se si të jetohet në Zvicër, por është çështje se si të kyçen në jetën politike, zhvillimore dhe kulturore të qytetit a rrethit ku jetojnë, kështu që vendosa kontributin tim ta japi tani në këtë drejtim duke e sensibilizuar çështjen e emigracionit tonë, të cilin do të doja ta shihja në të gjitha nivelet politike, kulturore dhe shoqërore në Arbon dhe madje në nivel kantoni.

Cilat janë përparësitë që i krijon Partia Socialdemokrate (SP), për ty si kandidat dhe për shqiptarët si komunitet?

Sadiki: Kjo parti më ka përkrahur që nga momenti i marrjes së shtetësisë zvicerane. Vetë rezultati i testit me shkrim që e kam pas para komisionit për shtetësi ku në atë komision ishin dy anëtarë nga Partia SP, i shtyri ata që të vejnë kontakte me mua dhe menjëherë më ofruan funksione në parti. Në fillim më zgjodhën në komisionin zgjedhor pran komunës dhe disa muaj më pas më ofruan kandidaturën për asamblenë komunale, të cilën në fillim (viti 2011) e pata refuzuar.

Cili është qëndrimi i SP-së në raport me të huajt. Natyrisht nëse ka diçka më specifike për shqiptarët. Si trajtohen nga kjo parti?

Sadiki: Partia SP është parti sociale. Raportet jo vetëm me shqiptarët, por në përgjithësi me të huajt janë shumë korrekte dhe të mira i konsideroj. Po flas për këtu në Arbon dhe përgjithësisht edhe në nivel kantoni. Fatkeqësisht deri më sot këtë mirësi, (bujari të SP), nuk e kanë shfrytëzuar sa duhet komuniteti ynë. Të shpresojmë se në vitet në vijim të rritet numri i të interesuarve për tu kyçur në rrjedhat politike.

A ke ndonjë gjë që do të donit ta veçoni me këtë rast.

Sadiki: Zvicra është si një tren në udhëtim dhe është i mbushur me mundësi - shanse. Të mbetesh duke menduar se a të hip në vagonin e parë, të dytë, të tretë a krejt të fundit, madje me dilemë të mos hipi fare?! Çdo rast që e shfrytëzojmë për të mirën tonë është i mirëseardhur. Nëse je punëtor dhe je në rrjedhat e jetës, zviceranët, veçmas në konceptin e SP-së është ngulitur si platformë të pyetesh “kush je dhe nga je”, por si je dhe sa punon!...

Z. Sadiki, më 8 mars 2015, në zgjedhjet për asamblenë komunale, çfarë kërkoni nga shqiptarët?

Sadiki: Unë kërkoj nga të gjithë votën e tyre. Kjo është njerëzore në një ditë kur votohet. Por, i siguroj secilin se do të angazhohem për të mirën e komunitetit tim, në radhë të parë, dhe të komuniteteve tjera që jetojnë dhe punojnë në Arbon. Slogani im i fushatës zgjedhore është: “Do të ndërtojë ura ndërmjet kulturave dhe gjeneratave të ndryshme”.

Ju i keni përcjell prej vitesh aktivitetet e diasporës shqiptare, e cila sikur është duke u dorëzuar. Ç’duhet të ndërmarrin bashkëkombësit tuaj?

Sadiki: Diaspora jonë është aorta e të gjitha të mirave materiale që i kemi sot në Kosovë. Fatkeqësisht kontributi i diasporës sikur po anashkalohet, por me kalimin e kohës sikur kjo po zbehet edhe më shumë. Kosova është e lirë, shtet më vete ashtu siç është. Tani ka ardhur koha që bashkëvendësit tanë sa më shumë të kyçen në jetën politike në shtetet ku jetojnë, që sa më masovikisht të prezantojnë prejardhjen tonë, që me punë, sjellje dhe fleksibilitet të dëshmojmë atë kulturë që e kemi, që nuk na mungon, por ndoshta mënyra dhe timbri i zërit duhet t’u përshtatet rrethanave dhe kohës. Të kthehem tek pyetja: Me eksperiencën politike, dhe me përvojën tonë nëpër organizata të caktuara që janë me bollëk në këtë vend, ne kemi mundësi të bëjmë shumë për vete dhe ka mundësi t’u ndihmohet bashkëkombësve tanë më shumë.

Ju a keni ndonjë plan konkret, ose të paktën a keni ndonjë mendim se çfarë duhet të ndryshojnë shqiptarët për t’u bërë pjesë përbërëse e strukturave shoqërore e politike të Zvicrës?


Sadiki: Unë bëjë apel te të gjithë bashkëvendësit tanë kudo që janë, që të mos rrinë indiferent. Është mirë të kyçemi në jetën publike në këtë vend, pa marrë parasysh në cilën parti, nëse vërtetë dëshirojmë të jemi faktor në rrjedhat e përditshmërisë së këtij vendi.

Po, për shqiptarët e qytetit tuaj, veçmas në aspektin organizativ, çfarë ke për të thënë, po mendoj, nëse ata dëshirojnë të bëhen faktor me ndikim dhe të respektuar?


Sadiki: Shqiptarët e Arbonit kanë qenë të organizuar si komunitet që nga vitet e ‘90-ta. E kemi pas Klubin “Ismail Qemali” që na ka tubuar. Kemi shkollën shqipe me mësim plotësues (edhe pse disa herë është mbyllur), ajo edhe sot funksionon me një numër simbolik të nxënësve. Por, çka më ka ra në sy, tani kohëve të fundit në fushatën zgjedhore ku organizohen debate me kandidatët për Parlament, Qeveri dhe për President të Arbonit, nuk është dhe nuk merr pjesë asnjë bashkëvendës yni. Kjo më brengos shumë sepse shpesh më pyesin ku janë shqiptarët?!... Vetë kyçja sa më shumë e bashkëvendëseve tanë në jetën politike e shoqërore të komunës së Arbonit, por edhe të komunave tjera, do ta rriste interesimin për integrime sa më shumë e sa më mirë të shqiptarëve.

Si e sheh, Islam Sadiki, integrimin e shqiptarëve në Arbon?

Sadiki: Integrimi i shqiptarëve në Arbon dhe përgjithësisht në Zvicër shkon me hapa të ngadalësuar. Këtu ndikojnë shumë faktor. Po i përmendi faktorin gjuhë dhe ruajtjen me xhelozi të kulturës. Më duket se kjo bëhet nga frika se mos po asimilohemi, po i ikim edhe integrimit të mirë gjë që janë dy çështje krejt të ndryshme që dallojnë njëra me tjetrën. Por, shpresojë se gjeneratat e dyta dhe sidomos të tretat do t’i tejkalojnë këto barriera.

Më 8 mars 2015, janë zgjedhjet për asamblenë komunale. Çfarë sjellë Partia Socialdemokrate për qytetin e saj, përkatësisht pse duhet të votohet kjo parti edhe nga shqiptarët?

Sadiki: Partia Socialdemokrate (SP), do të jetë transparente në marrjen e vendimeve në parlament. Është më rigoroze gjatë marrjes së vendimeve për çështjen e komunikacionit dhe rrugëve të Arbonit, rinisë do ju ofrojmë kushte më të favorshme për aktivitete, zhvillimin e turizmit në brigjet e liqenit “Bodensse”. Pastaj për ruajtjen e vlerave arkeologjike të pjesës së vjetër të qytetit si dhe integrimeve kulturore e sportive si dhe të vlerave tradicionale të komuniteteve që jetojnë në Arbon.

Ne po ju urojmë juve që të fitoni dhe në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje shqiptarëve që jetojnë në qytetin Arbon që më 8 mars 2015, të jenë të mobilizuar dhe do të dalin masovikisht në votime për të të zgjedhur ty si kandidat i tyre!

Sadiki: Unë edhe njëherë i lus të gjithë bashkëvendësit e mi, të cilët e kanë të drejtën e votës, të votojnë “Listën Nr. 2 dhe Numrin rendor Nr. 11”! Nëse zgjidhem, u premtoj se vota e tyre do të jetë mobilizimi dhe angazhimi im për zgjedhjen e problemeve posaçërisht për komunitetin tonë.

A ka mbetur edhe diç me interes që duhej të ju pyesja?

Sadiki: Do e ceki se dy prioritetet që ia kam vënë vetes nëse zgjidhem deputet janë: Referendum për çështjen e votimit të gjithë të huajve që jetojnë në Arbon kur është çështja e votimeve komunale dhe e dyta do të mundohem që komunën e Arbonit ta binjakëzojë me Komunën e Junikut, ku për këtë çështje kam marrë edhe pëlqimin e kryetarit të Junikut z. Agron Kuqi.

http://botasot.info/diaspora/373444/shqiptare-votojeni-listen-nr-2-dhe-numrin-rendor-nr-11/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 395
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet komunale në Zvicër (Rhaeti)   Tue 07 Apr 2015, 12:31

YLFETE FANAJ RIZGJEDHET DEPUTETE NË PARLAMENTIN E KANTONIT TË LUZERNIT (ZVICËR)



Pashtriku.org, 06. 04. 2015 - Më 29 mars 2015 u mbajtën zgjedhjet për parlamentin e Kantonit të Lucernit dhe me këtë rast garuan disa kandidatë shqiptarë. Në këto zgjedhje kandidatja, Ylfete Fanaj ka marrë 4968 vota, dhe kështu është rizgjedhur për herë të dytë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Ajo ka fituar numrin e dytë më të madh të votave nga kandidatët e partisë në rrethin e saj zgjedhor dhe në gjithë Kantonin e Luzernit. Prej kohësh është aktive në politikë. Nga prilli i vitit 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Fillimisht këtë parti e ka përfaqësuar në Asamblenë e qytetit të Lucernit. Ajo duket se është femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.

YLFETE - WAHLEN 2015

HAPE: https://vimeo.com/121246617

Nga viti 2009 ajo ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s Plus Schweiz, në nivel të Zvicrës. Ylfetja është shumë aktive edhe në aktivitetet e shumta të komunitetit shqiptarë në Zvicër.




http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3817

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet komunale në Zvicër (Rhaeti)   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjedhjet komunale në Zvicër (Rhaeti)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Literaturë
» Kush mendoni se do t'i fitoj zgjedhjet ne Kosove?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Rhaetia-
Kërce tek: