FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Orhan Pamuk: Turqia drejt diktaturës, njerëzit kanë frikë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Orhan Pamuk: Turqia drejt diktaturës, njerëzit kanë frikë    Sun 15 Feb 2015, 19:18

Orhan Pamuk: Turqia drejt diktaturës, njerëzit kanë frikë



Ushtria autoritare që ka dominuar me dekada Turqinë sot është zëvendësuar nga një qeveri po kaq autoritare dhe me prirje fetare. Ky është vlerësimi që nobelisti turk, Orhan Pamuk, i ka bërë situatës politike në vendlindje, duke kritikuar kështu regjimin e presidentit Recep Tayipp Erdogan.

"Partia në pushtet po e rrënon barazpeshën e forcave, që faktikisht paraqet çelësin e çdo demokracie", citohet Pamuk në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Edhe pse e bën të qartë se nuk dëshiron të shihet si një rival shekullarist i presidentit Erdogan, por një romancier, Pamuk vëren se në Stamboll, ku jeton pothuajse gjysmën e vitit, njerëzit kanë nisur të kenë frikë.

"Ata pëshpërisnin kur flisnin. Prandaj më duket sikur Turqia nuk është më një demokraci, por një shtet ku fjala e lirë dhunohet çdo ditë. Megjithatë, krahasuar me brezin e mëparshëm të shkrimtarëve, të cilët arrestoheshin dhe burgoseshin, ndihem me fat", vijon Pamuk.

AKP, e cila dominon prej mëse një dekade skenën politike në Turqi, edhe pse erdhi në pushtet me kartën fetare, është vendosur shpesh në qendër të skandalve të korrupsionit duke shkaktuar jo pak protesta në vend.

"Në këtë kuptim, misteri i islamit politik është zhdukur për shkak të akuzave për korrupsion ndaj pushtetarëve", shton Orhan Pamuk.

albeu.com

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Orhan Pamuk: Turqia drejt diktaturës, njerëzit kanë frikë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!
» Tre anije kozmike Aliene jane nisur drejt tokes
» Sekreti drejt Ndriçimit
» Misteret e së shkuarës së njerëzmit
» OMG - OMGJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Anadolli-
Kërce tek: