FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Eksodi 2014-2015

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Eksodi 2014-2015   Sun 08 Feb 2015, 16:21

Boshatiset vendi

Anita Kadriu

Emigrimi ilegal ka boshatisur shumë qytete të Kosovës, vend që u bë shtet i pavarur shtatë vjet më parë. Pothuajse në të gjitha qytetet e vendit po vërehet një mungesë e gjallërisë, ndërsa edhe nëpër objektet afariste edhe te zanatlinjtë ka rënë dukshëm puna. Qytetarët e Kosovës, shtatë vjet pas pavarësisë dhe 15 vjet pas luftës, po e humbin durimin ndaj moszhvillimit ekonomik, që i ka shndërruar në lypsarë e i ka sjellë buzë varfërisë ekstreme.

Kryeqendra e Kosovës, Prishtina, qytetet tjera Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj, Gjilani..., nuk kanë numrin e banorëve që kishin para dy muajve. Ulëset nëpër autobusë të linjave Prishtinë- Mitrovicë-Vushtrri, Prishtinë –Ferizaj, Prishtinë- Gjilan, Prishtinë-Drenas..., e anasjelltas po mbesin jo rrallë të zbrazëta nga udhëtarët. Por, vendet në autobusët e linjës Prishtinë-Beograd, janë të rezervuara edhe disa ditë më përpara. Kosovarët po e braktisin Kosovën përmes kësaj linje edhe pse mbi 200 veta u arrestuan nga xhandarmëria serbe teksa po kalonin kufirin ilegalisht. As xhandarmëria serbe nuk po i tremb të ikin nga vendi, ku një pjesë e tyre që kanë emigruar e po emigrojnë gjatë luftës qëndruan në Kosovë. Tash ata kanë ndërruar mendje. Po e braktisin Kosovën.

http://www.zeri.info/aktuale/18911/boshatiset-vendi/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Sun 08 Feb 2015, 16:37

“Blloku” VAN kërkon 40 milionë euro për ndaljen e emigrimit



Partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e Fondit për parandalimin e ikjes së qytetarëve të Kosovës, duke ndarë 40 milionë euro.

Me këto mjete, sipas VV, AAK dhe NISMA, do të krijoheshin kushte për hapjen e vendeve të reja të punës dhe kthimin e shpresë te qytetarët
Partitë opozitare, AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma, kanë kërkuar që prej nesër (e hënë) të fillojë zbatimi i Rezolutës për migrim.

Gjatë një konference për medie, përfaqësuesit e këtyre partive i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta themelojë fondin për ndaljen e migrimit.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se shpërngulja e qytetarëve nga Kosova, gjendja e rëndë ekonomike, shkalla e lartë e papunësisë dhe shkalla e lartë e varfërisë, janë pasojë e qeverisjes së keqe.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar në Kosovë, AAK-ja, Vetëvendosje! dhe Nisma për Kosovën kërkojnë që prej nesër (e hënë) të fillojë zbatimi i Rezolutës së miratuar më shumicë votash në Kuvend dhe urgjentisht të themelohet fondi për parandalimin e migrimit, sepse me masa policore nuk mund të ndalet shpërngulja”, ka deklaruar Kadrijaj, raporton epoka e re.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi, ka kërkuar nga Qeveria që të krijojë kushte për një jetë normale në mënyrë që qytetarët të mos e braktisin vendin.

“Këtë gjendje të rëndë dhe të pa shpresë për qytetarët e sollën qeveritë që prioritet i patën bisedimet me Serbinë dhe synim pasurimin e tyre të paligjshëm. Nëse Qeveria dëshiron të ndal shpërnguljen duhet ta vë në jetë Rezolutën, t’i ndaj 30-40 milionë euro për të hapur vende të punës ku përparësi do të kishin familjet, të cilat nuk kanë asnjë të punësuar”, ka deklaruar Kurteshi.

Ndërkohë, shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpërngulen, por të bashkohen për ta ndryshuar gjendjen në vend.

“Kjo shpërngulje po ndodhë para syve të qeveritarëve tanë, pjesë e këtyre shpërnguljeve janë edhe bizneset, të cilat do ta rendojnë edhe më shumë gjendjen ekonomike në vend. Shpërngulja ka ardhur si rezultat i keqqeverisjes dhe koalicionit qeverisës. Shteti nuk ka qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të militantëve partiakë. Prandaj, Nisma për Kosovën i fton qytetarët që të mos shpërngulen, por të bashkohen për ta ndryshuar gjendjen”, është shprehur Bajrami.

http://koha.net/?id=27&l=43976

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Sun 08 Feb 2015, 16:40

Zbrazja e orkestruar e Kosovës

Nga Xhafer Shatri



Jeta është bërë e padurueshme, paria e Kosovës nuk e ka idenë se sa vuan populli sot, këtë ua tha medieve, në një kamp në Austri, një nënë e re 23 vjeçare, e cila shpreson që të mos kthehet e gjallë në vendlindje.

Braktisja pa lamtumirë

Ka me shumë se tre vjet që Kosovën po e braktisin masivisht qytetarët e saj. Kjo braktisje ka marre përmasat e një dyndjeje të mirëfilltë të popullsisë, sidomos tash e një vit. Meqë nuk ka statistika zyrtare, sepse shumica e ikanakëve, deri kohët e fundit, nuk lajmëroheshin te organet zyrtare të shteteve perëndimore që menagjojne migrimet, llogaritet që vendin tonë brenda vitit të fundit e kanë braktisur pa lamtumirë më së pakut 100 mijë banorë, kryesisht shqiptarë por edhe minoritarë, romë e ashkali sidomos.

Kjo dyndje, pavarësisht përmasave, vetëm tani së fundit ka zgjuar mediet nga gjumi dhe ato kanë alarmuar opinionin.

Boshatisja e vendit është bërë kryesisht në një indiferencë të plotë, ani se prej vitesh autobusët përplot njerëz, kryesisht të rinj iknin, si pa krye, prej Kosovës.

Një dyndje të tillë Kosova nuk e ka pasur as gjatë apo pas Aksionit të përgjakshëm të Armëve, kur u keqtrajtuan mizorisht rreth 300’000 shqiptarë të Kosovës. Synimi i atij Aksionit ndëshkimor ishte shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi.



Një blic kronikë e dyndjes

Në vitet 209-2011, sipas Ivica Daciq Serbia ka paisur me pasaporta serbe 26’000 shqiptarë të Kosovës.



Tani së fundit, kur Serbia vendosi të mos u jap pasaporta biometrikë as shqiptarëve e madje as serbëve të Kosovës, këtyre të fundit që të mos e braktisin Kosovën, kosovarët gjejnë forma të tjera për të siguruar një pasaport serb…

Sipas gazetës « Novosti », në tetë muajt e parë të vitit 1910, 11 mijë shqiptarë të Kosovës kishin kërkuar të drejtën e banimit në komunën e Nishit, në mënyrë që pastaj përmes një çertifikate të vendbanimit të kenë mundësi ta nxjerrin pasaportin. Natyrisht duke korruptuar nëpunës ose policë serbë. Sipas gazetës këto përçapje çdo shqiptari i kanë kushtuar nga 2000 deri në 7000 euro për një pasaport.

Ministri serb i PB deklaroi se 60’000 shqiptarë të Kosovës janë regjistruar për të marrë pasaporta të Serbisë.

Aktualisht, nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë dynden me dhjetëra autobusë pëplot kosovarë që shkojnë përmes Beogradit deri te kufiri hungarez. Ata që janë të lodhur dorëzohen në stacionin e parë të policisë dhe dërgohen në kampe të mbyllura ose të hapura për refugjatët…

Ndërkaq të tjerët, e këta janë shumica, ia mësyejnë Austrisë, çekosllovakisë etj. dhe pastaj shpërndahen kudo që të munden deri në Finlandë.

Sipas autoriteteve hungareze, vitin e kaluar 21’453 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në Hungari, ndërsa vetëm në muajin e parë të vitit 2015, numri i tyre ka arritur në 10’188!



Muajt e fundit ekzodi po përlan edhe familjet, duke prekur drejpërdrejt shkollat, sepse sipas aurotiteteve të arsimit, më se 5’200 nxënës kanë dalë jashtë vendit. Sipas tyre ky numër është shumë më i madh, sepse në këtë shifër përfshihen kryesisht nxënësit e klasave të 5-ta e të 6-ta.



Tani së fundit, vala e ekzodit ka përfshirë edhe Mitrovicën e Vushtërrinë, siç njofton Veriu.info, vetëm brenda një jave nga këto komuna janë larguar nga 6 deri në 8 mijë persona.

I njëjti burim njofton se nga 160 anëtarë të një familjeje nga Mitrovica, 110 prej tyre kanë ikur nga Kosova drejt Evropës, përmes linjës Prishtinë – Beograd.



Ky është trafikimi më masiv i qenieve njerëzore, viktima e të cilit kanë shtet, parlament, qeveri, polici, prokurori etj.

Ekzodi ka edhe targën financiare : Sipas shumë të dhënave, çdo person derisa të arrijë në « destinacion » duhet llogaritur se shpenzon të paktën 2500 euro. Nëse llogarisim së brenda 18 muajve të fundit kanë ikur së pakut 150’000 shtetas të Kosovës, matematika është e thjeshtë : 375 milionë euro para të djegura…

Qëndrimi i parisë së Kosovës

Ikjet masive nga Kosova janë bërë me dijen e plotë të parisë së Kosovës, sepse veç organeve vendore, për problemin serioz të dyndjes së popullsisë atë e kanë informuar rregullisht e me kohë edhe partnerët ndërkombëtarë. Për arsyen se Evropa Perëndimore akoma nuk ka dalur nga kriza e rëndë ekonomike e dhjetëvjeçarit të fundit dhe tregu i punës është ngulfat. Në anën tjetër luftërat e shumta dhe krizat e mprehta në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë kanë shkaktuar një dyndje të vërtetë drejt Evropës. Kështu që strehimi i ardhacakëve është bërë problem i mprehtë për çdo qeveri perëndimore.

Ndërkaq për ekzodin askush nga paria e Kosovës nuk e ka çelur gojën. Mirëpo, kur mediet nisën të nxjerrin në pah pamjet trishtuese nga stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe të marrin deklaratat e njerëzve të pashpresë, ndonjëri syresh nisi të polemizojë me ikanakët përmes fejsbukut.

Për këtë problem të mprehtë, më në fund, u fol edhe në parlament, por i vetmi person që nuk e çeli gojën deri para dy ditësh për këtë çështje të dhimbshme ishte kryeshkaktari i saj, Hashim Thaçi, i cili me një cinizëm të pashoq fajin për ekzodin ia hodhi ngërçit të gjatë paszgjedhor.



Keqpërdorimi i nevojës për liberalizimin e vizave



Në diskursin politik liberalizimi i vizave është gjithandej i pranishëm, por për parinë e Kosovës ky nuk është realizim i një të drejte për çarkullim të lirë të njerëzve të lirë, që me kursimet e tyre dalin për ta parë botën, por mundësi tepër e mirëseardhur për t’ua hapur dyert qytetarëve në zgripc të ekzistencës që, me xhepat bosh e këpucët e shkyera, të dalin jashtë me çdo kusht dhe sa më shumë, në mënyrë që të ruhet paqeja e brishtë sociale.

Është i njëjti koncept që kishin dhe kanë Maqedonia e Serbia, të cilat liberalizimin e vizave e shfrytëzuan maksimalisht për t’i nxjerrë shqiptarët në të katër udhët e botës dhe për të zbatuar pa zhurmë por substancialisht pastrimin etnik të trojeve shqiptare.

Njeriu mbetet pa gojë kur sheh zyrtarë të lartë të Kosovës, të cilët, kur flitet për ekzodin, shtrembërojnë buzët dhe ankohen se kjo dyndje po e prish imazhin e Kosovës jashtë dhe po e shtyn në pafund liberalizimin e vizave. Ata, ashiqare, nuk i vret aspak fati tragjik i të rinjve të Kosovës, të cilët i gjen sot në stacione të trenit apo të policisë gjithandej Evropës Perëndimore, që nga Malta e deri në Findlandë, duke u dridhur nga të ftohtit e pashpresa për të vetmin «faj» se vendi i tyre, i kapur fund e krye nga mafia, ua ka kthyer shpinën.

Këta politikanë të pafytyrë e dijnë mirë se imazhin e Kosovës nuk e dëmtojnë ikanakët, por politikanët mafioz që ua kanë vjedhur pasuritë dhe të ardhmen jo vetëm këtyre që po ikun por edhe gjeneratave që ende nuk kanë lindur.

Sepse krejt Kosova e di se prej pasluftës e deri më sot, veç të tjerash, me tri ndërmarrjet me të mëdha publike të vendit, PTK-n, KEK-n dhe Trepçën ka udhëhequr Shiku; miliarda euro janë zhvatur dhe kanë përfunduar në xhepat e Thaçit dhe supotëve të tij, ndërkaq rinia e Kosovës ka mbetur me gishta në gojë; pa shkollim adekuat, pa punë, pa të ardhme…



Idealizmi i shkërmoqur



Ekzodi aktual të lë pa gojë edhe për diçka tjetër që është vështirë të jipet një shpjegim logjik: qytetarët e Kosovës, shumica dërrmuese e tyre, janë të informuar dhe e dijnë se në asnjë vend të botës, për 1000 arsye të njohura, nuk do të trajtohen si refugjatë. Megjithatë ata i shesin shtëpitë, pronat, çdo gjë që kanë…, për ta marrë, edhe në pikë të dimrit, me gra e fëmijë, një rrugë përplot rreziqe, e cila realisht nuk i çon askund.



Kjo është tronditëse, sepse edhe sot në mendjet e opinionit botëror jetojnë skenat e papara, kur qytetarët e Kosovës me t’u çliruar vendi i tyre u kthyen masivisht në shtëpite e djegura, i rindërtuan ato dhe filluan një jetë të re…



Mjerisht, atë që nuk mundi ta bëjë Serbia me dajak, me pushkë e me topa për një shekull e gjysmë rresht, e bënë në kohë paqeje Hashim Thaçi me shokët e tij, sepse këta para se t’i vrasin shpresat e një pupulli, e plagosën rëndë idealizmin e tij, idealizmin e djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të Kosovës, që ishte i rrallë në historinë e njerëzimit.

Përfundim



Zbrazja e Kosovës ka qenë një synim i përhershëm i Serbisë për t’ia ndryshuar asaj strukturën etnike, ndërkaq hesapet e Thaçit janë diçka më ndryshe; me dyndjen nga Kosova largohen elementet potencial që nesër do ta gjuajnë sërish veturën e tij me patligjana e zyrën me gurë, derisa do të vijë te ajo që, në këso rastesh, zakonisht është e pashmangëshme, kur revolta do të marrë forma e përmasa drastike, dhe ikanakët e sotëm nesër, bashkë me policinë, do të futen nëpër zyra për t’i nxjerrë prej aty kryekeqbërësit e Kosovës Hashimin, Kadriun dhe halabakët e tjerë për t’i tërhequr pastaj zvarrë bashkë me fotelet e buta nëpër rrugët plot lloç të Prishtinës.

Përfundimisht, kjo shkapërderdhje e frikshme e një populli, ani se në pamje të parë duket spontane, megjithatë për çdo njeri normal është e qartë se ky trafikim nuk do të mund të bëhej në asnjë mënyrë pa dorën e zgjatur të organeve shtetërore të Kosovës dhe të Serbisë.

http://www.revistadrini.com/2015/02/zbrazja-e-orkestruar-e-kosoves/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Sun 08 Feb 2015, 23:59

Po ikin edhe sot: Nga Stacioni në Prishtinë, u nisën gjashtë autobusë



Stacioni i autobusëve në Prishtinë sot sërish ishte plotë me udhëtarë. Nga aty shumë qytetarë po marrin rrugën për në Beograd, për të vazhduar pastaj për në Hungari e në shtetet tjera të Bashkimit Evropian.

Qytetarët kosovarë nuk po i ndalojnë as lajmet e fundit se migrantët ilegalë po heqin të “zinjtë e ullirit” gjatë këtij rrugëtimi, transmeton KosovaPress.

Ata nuk po i ndalon madje as arrestimet që ndodhën ditën e djeshme në Serbi.

Edhe, sot rreth orës 21:30, u nisën katër autobusë, ndërsa dy të tjerë më vonë.




_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Mon 09 Feb 2015, 00:27

Me shqiptarët që këmbë mësyjnë Budapestin: Natën, ftohtë, frikë, lodhje... por, nuk ndalen!



Është një natë me shi dhe lagështi. Temperaturat janë të ulëta. Fillimisht, rrugës për në zonën kufitare Hungari-Serbi duken të qeta. Policia hungareze duket se nuk ka kapacitete të mjaftueshme të merret me emigrantët nga Kosova, ndaj ata kalojnë më lehtë. Por, rreziqe ka, sepse banorët lokalë ndonjëherë shtien me armë nga frika.

Rrugës duket sikur nuk ka lëvizje. Një grup kosovarësh tentojnë të bien dakord me një taksi. Kjo duket më e lehta për ta në këtë kohë.

Stacioni i vogël i autobusëve në Ashottalom, një fshat komunë, duket e vetmja dritë e ndezur. Qetësi deri në momentin kur parkohet makina. Vërshojnë për të pyetur për ndihmë, thonë se kanë ftohtë dhe duan strehim ose taksi t’i çojë në destinacionet që duan. Radhët shtohen dhe disa vazhdojnë në këmbë, pavarësisht se nuk e dinë ku mund të jetë stacioni i radhës. Kanë frikë të flasin pa arritur në vendin ku duan.

“Ka kaluar disa orë pas mesnate dhe shqiptarët nga Kosova ende në këtë rrugë të errët vazhdojnë në drejtim të Budapestit, për të kërkuar një jetë më të mirë. Qyteti më i afërt Szegedi është rreth 20 kilometra larg nga këtu. Ende vazhdojnë turma të mëdha - pa u ndalur”, raporton TCH.

Vazhdon rrugëtimi. Thonë kryesisht se kanë ikur për të kërkuar një jetë me kushte më të mira ekonomike dhe se nuk kanë parë se çfarë mund të humbin.

Për disa fati është megjithatë më i mirë. Por shumë prej tyre kapen nga policia.


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Mon 09 Feb 2015, 00:29

Djathtistët austriakë: SHBA e krijoi Kosovën, le t’ju bëjë qare emigrantëve



Partia e Lirisë në Austri, duke komentuar fenomenit të numrit të madh të emigrantëve kosovarë që kanë prekur edhe këtë shtet, fajin ia hedh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i kësaj partie, Johann Gudenus, thotë se në Kosovë nuk ka luftë e as nuk është zonë krize, por atje - sipas tij - është krijuar një shtet jofunksional dhe për këtë e kanë fajin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, “Kosova u bë shtet duke u shkelur e Drejta Ndërkombëtare”, ndaj thotë se “është obligim i SHBA-ve që t’i marrë ata emigrantë”.

“Në fund të fundit, babai shpirtëror dhe gjeostrategjik i atij shteti, duhet ta marrë këtë përgjegjësi”, ka thënë Gudenus, duke shtuar se “Austria bëri gabim kur vendosi që të njohë pavarësinë e këtij shteti, të shpallur pa referendum”.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Mon 09 Feb 2015, 00:38

Lutfi Haziri kritikon Skënder Hysenin e Bekim Çollakun. Me të drejtë!



Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri nuk duket të jetë i kënaqur me dy Ministra. Kështu ai thotë se Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni dhe Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku duhet të detyrohen që të punojnë nga 7 ditë në javë dhe nga 24 orë në ditë. Ata, sipas tij e kanë për detyrë të menaxhojnë krizën e humbjes së shpresës dhe marrin datën për liberalizimin e vizave. Kjo kritikë e Hazirit vjen pas situatës së krijuar kohëve të fundit. Nëse ajo do të ketë ndonjë efekt- mbetet të shihet. Por kritia indirekte e Lutës është e vlefshme kur dihet që si njëri ashtu edhe Ministri tjetër duket të jenë absolutisht të paaftë të menaxhojnë me Krizën. Derisa Çollaku vrapon pas shefit të tij herë në Vjenë e herë në SHBA prej ku edhe “poston” video kundër emigrimit- i dyti si fodull që është “gjen” fajtorët e emigrimit tek trafikantët- thuajse s’e kemi ditur këtë gjë….

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit në FB:

Kryeministri i ri i Republikës, pas vendimit për faljen e borxheve të qytetarëve për periudhën para idenpedente (vlen të theksohet se është pjesë e programit dhe vendim i qëlluar), tash duhet sjell vendimin e dytë: Skënder Hyseni e Bekim Qollaku të detyrohen tash e tutje të punojnë 7 ditë e 24 orë në Prishtinë për të menagjuar krizën e ‘humbjes së shpresës’ së qytetarëve dhe ta rikthejnë në një qëllim që të arrihet marrja e datës për liberalizimin e vizave. Na e kanë borxh të gjithë neve, e mbi të gjitha qytetarëve të Kosovës. Këta dy ministra nuk kanë detyra tjera pos marrjes së kësaj ‘farë date’ që na çmendi qe gjashtë vje! E kemi për obligim të shpjegojmë detyrimet, obligimet, kufizimet dhe të drejtat e udhëtimit, por ama si mundësi që do ta ketë secili qytetar i Kosovës që merr udhën për Europë…! Ama veç ministrat po sillen ashtu sepse qytetarët e kanë udhën e vjetër prap përmes Tisës, Suboticës e me një ndalje në Beograd. Edhe pas 70-vjetësh e njejta histori. Ka ardhë koha që të ndalet. Ju mund ta ndalni nese këta dy ministra e kanë përnjëmend dhe punojnë me disiplinë në agjendën tuaj! LH

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Mon 09 Feb 2015, 00:40

Pamje trishtuese: Ja shqiptarët në një kamp të Hungarisë

Një lexues i Telegrafit, ka nisur në adresën tonë një video të shqiptarëve të kapur nga Policia hungareze.

Videoja është bërë në një kamp të refugjatëve në Hungari, në Zeget. Siç shihet, në një numër të madh ata janë vendosur në një hapësirë të ngushtë, në tokë, aty këtu me ndonjë batanije sipër.

Këta shqiptarë janë të uritor. Sipas informatave që kemi, gjatë qëndrimit në kampe të tilla ushqimi servohet vetëm një herë në ditë.

Bashkëbiseduesi thotë se policët ua kanë marrë çantat, për çka as ujë nuk kanë për të pirë. Ndërsa, brenda bën shumë ftohtë. Ata ende nuk e dinë nëse do të lirohen për të vazhduar rrugëtimin apo për t'i kthyer prapa.

http://www.telegrafi.com/lajme/pamje-trishtuese-ja-shqiptaret-ne-nje-kamp-te-hungarise-video-2-58295.html


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Mon 09 Feb 2015, 21:22


Varfëria dhe papunësia, shkaktarë kryesor për ikje nga vendi

Albana Karaj

Iku edhe një autobus për Beograd i mbushur me burra, gra, fëmijë e shumë të rinj, duke shpresuar për një jetë më të mirë, pa e ditur se çfarë i pret.



Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, u përshëndetën me njëri-tjetrin me lot në sy, e duke uruar fat. Një i moshuar i përlotur i cili përqafoi nipat e mbesat, tregoi se përcolli vajzën me gjithë fëmijë, sepse siç tha, këtu nuk kishte asgjë.

“E përcolla çiken me dy fëmijë. Në Gjermani po thonë me shku. Jemi të Hades. Nuk hahet buka thatë. Nuk janë duke punuar, gjithë ditën sillen.”

Kushtet jo të mira për jetë dhe numri i madh i të papunëve, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të lënë vendin, për të ikur në shtetet e Evropës Perëndimore.

Fitim Shala nga Zabeli i Drenasit, thotë se nuk ka gjetur zgjidhje tjetër përpos rrugës së kurbetit. Ai së bashku me gruan dhe tre fëmijë, hipën në autobus për të vazhduar rrugën me shpresën se në çdo vend tjetër do të jetë më mirë se në Kosovë.

“Çka me nejt këtu, një social e kam marrë edhe atë ma kanë ndalë. I kam marrë nga 80 euro i kanë nalë edhe ato. Më thanë që ke shpi, po të gjithë kanë shpija. Krejt familjen e kam pa punë. Me gru e me fëmijë kësmet kam vendosur me shku. I kam tre fëmijë, njëri i ka 10 vjet, njëri 8 dhe i vogli 3 vjet. Në Gjermani po shpresojmë, po thonë ma mirë, po i pranojnë azil po i japin social. Shteti jonë nuk ka kurgja, po bëjnë hajgare me popull, po na majnë peng. Le të vjen një qeveritar e lë të më thotë këtu që ma gjen një vend pune me 200 euro, unë nuk shkoj askund.”

Valmir Deliu, një i ri nga Skenderaj, u nis pa e ditur se çfarë e pret. Po e provoj fatin thotë ai, pasi në Kosovë nuk ka gjetur asnjëherë punë. Kjo situatë sipas tij, është më e vështirë se përjetimi i luftës.

“S’ke ku kërkon punë, vetëm me të njohshëm ose me para. Vendosa të dal për një jetë më të mirë. Boll kemi hjek në luftë e qe 15 vjet tu prit, e më shumë na ka shkatërruar qe 15 vjet, se lufta. Po e provoj fatin, sigurt s’ka asgjë veç vdekja.”

Dy të rinj nga Suhareka, Valoni 21- vjeçar dhe një tjetër që nuk deshi të thotë emrin, nuk shohin perspektivë në vendin e tyre. Të diplomuar në degën menaxhment, kanë konkurruar disa herë për punë, por nuk janë pranuar.

“Vendosa me ikë se në Kosovë nuk ka kurgja. Shkollën e kam kry. Unë mendoj se në Kosovë njëherë nuk ka kurgja. Po mendoj të shkoj në Gjermani. Sa shumë jemi me fakultet e jemi tu nejt. Duhet me i dhënë 10 mijë euro për me gjet punë. Nuk kam lënë vend pa konkurru, s’ka kurgja. Për Gjermani jemi nisë e nuk e besoj që është me keq se këtu.”

Azem Hasani nga Vushtrria, i cili punon si kamerier në një restorant të Prishtinës, thotë se me pagën që merr nuk ia del të mbajë familjen. Ai ka ndërtuar një shtëpi duke marrë kredi, por siç thotë, ajo nuk e siguron të ardhmen e fëmijëve të tij.

“Së pari gjendja ekonomike, kushtet për fëmijë e të ardhmen, kam vendosur me lënë Kosovën. Jam duke punuar për momentin, si kryekamerier në një piceri në Prishtinë. Punoj dy ndërrime, 13 orë në ditë. Du me lanë, me shku me provu fatin, për shkak të fëmijëve. Kushtet janë të rënda, jam në kredi pasi kam ndërtuar një shtëpi, afër 10 mijë euro. Nuk po mundem me mrri me pagu të gjitha borxhet edhe pse punoj me dy ndrrime.”

Fëmijët e Azemit janë të moshave 10 dhe 6 - vjeçare. Ai mendon të shkojë në Gjermani, duke parashikuar të gjitha rreziqet e rrugës deri atje.

“Mendoj që rrezikohemi, mendoj që kemi me mbet edhe në kamp. Është e mundur që ndoshta kalon ndoshta nuk kalon. Një rrugë pa kry. Nuk i dihet fatit. Unë kam vendosur të shkoj për Gjilan, e pastaj me shku me autobus për Bujanovc e pastaj për Beograd.”

Ndërkohë, në fshatin Bilincë të Gjilanit, kanë mbetur vetëm gjashtë familje, të cilat gjithashtu po organizohen për të ikur, pasi të gjithë banorët e tjerë janë larguar nga ky fshat për në vendet e Perëndimit. Edhe përfaqësuesi i fshatit, Bahti Rashiti, ka planifikuar të ikë.

“Edhe vet du mu shpërngulë. Nuk është e lehtë aspak, sepse fëmijët ndahen prej shkollës, shkollat mbesin bosh, fshati mbet bosh. Rruga nuk është e sigurt aspak. Ne e kuptojmë këtë si të fundit, si jetë a vdekje, ose përndryshe nuk kemi kurrfarë zgjidhje tjetër, nuk kemi përspektivë, kulminacioni ka mbërri i të keqes me jetën, papunësinë.”

Banorët e paktë që kanë mbetur në këtë fshat, të mllefosur flasin për arsyet e ikjes.

“Me ec, pa punë çka të bëjmë këtu. S’ka më shpresë. Kam mbetur me gruan, me nënën dhe me tre fëmijë. S’kam punuar dhe nuk do të punoj me këtë qeverinë e sotme jemi ftohur ne që jemi këtu. Punoj me dru, por na zënë policia e na dënojnë me nga 1 mijë euro. Kam qenë në Hungari e do të shkoj prapë. Ku me jetu këtu, ne po duhet me vjedh vëllai vëllain, as bukë s’po kemi me u ngi.”

Shkolla e fshatit Bilincë ka mbetur me katër nxënës. Mësuesi Xhemail Bllaca, thotë se ky është një përjetim shumë i dhimbshëm.

“Shkolla është, por nxënës nuk kemi më. Kanë shkuar ata... Apeli im është që të mos shkojnë, por të mbeten këtu. Sigurisht do të ketë perspektivë në të ardhmen.

Largimi masiv i qytetarëve nga Kosova, po ndodhë për shkak të zhgënjimit të qytetarëve me shtetin e Kosovës, thotë sociologu Artan Muhaxhiri. Sipas tij, ky largim nuk po ndodhë vetëm për shkak të kushteve të rënda ekonomike, pasi në mesin e tyre ka edhe njerëz që lënë punë të mirë, shtëpi e pasuri, në kërkim të një jete më të mirë. Socilogu Muhaxhiri thotë se arsyeja kryesore e largimit masiv të qytetarëve është humbja e besimit në shtetin e Kosovës. Ai gjithashtu thotë se edhe varfëria e papunësia janë faktorë, që çojnë qytetarët drejt rrugëve të Evropës.

“Kjo po ndodhë vazhdimisht dhe kjo ka bërë që qytetarët ta humbin besimin në shtet. Prandaj edhe me shfaqjen e mundësisë së parë për t’u larguar nga Kosova ka qenë e pritur që këta njerëz do të largohen. Pra ekziston një varfëri e papunësi shumë e madhe, por ajo që mungon më së shumti është shpresa dhe perspektiva se këto probleme të mëdha mund të zgjidhen.”

Muhaxhiri thotë se Fenomeni i emigrimit tashmë është shndërruar në një çështje e cila ka rëndësi jetike për Kosovën. Sipas tij emigrimi aktual i qytetarëve të Kosovës, ka një lloj menaxhimi të padukshëm nga vendet evropiane.

“Me siguri ekziston një arsye e qartë se pse po lejohet ky emigrim pikërisht në këtë moment dhe pikërisht nga Kosova. Mirëpo derisa nuk kemi asgjë zyrtare, atëherë vetëm supozojmë. Por është më se e sigurt se ky emigrim është i kontrolluar, është i menaxhuar dhe ka qenë i planifikuar.”

Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, partive politike të pozitës dhe opozitës, Presidentja Atifete Jahjaga, vazhdojnë t’iu bëjnë thirrje qytetarëve të mos ikin nga Kosova. Ata premtojnë se perspektiva e tyre është në Kosovë, duke e ndërtuar së bashku të ardhmen, duke premtuar projekte të ndryshme e vende pune, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve. Edhe përfaqësues të shteteve të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje shtetit të Kosovës që të gjejnë mekanizma për të ndaluar emigrimin. Përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë bërë të qartë se asnjë shtet i BE-së nuk do të pranojë azil për kosovarët. Shumica e kërkesave do të refuzohen dhe ata do të riatdhesohen në Kosovë.

E pavarësisht të gjitha këtyre thirrjeve dhe deklaratave, ajo që i bën më shumë qytetarët e Kosovës të largohen drejt rrugëve pa rrugë, është humbja e shpresës. Ata kanë humbur shpresat se në Kosovë do të ketë jetë të mirë, kanë humbur shpresat se mund të realizohen premtimet e politikanëve për hapje të vendeve të punës. Për këto dhe shumë arsye të tjera, lamtumira në Stacionin e Autobusëve vazhdon...

Linku

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   Tue 10 Feb 2015, 17:56

Asamblistja e AKR'së lëshon Kosovën, ia mësyn Hungarisë

Valës së ikjeve të kosovarëve drejt vendeve përendimore i është bashkuar edhe Besarta Kallaba, asamblistja e AKR-së në Kamenicë.

Lajmin se asamblistja Besarta Kallaba, nuk është më pjesë e asamblesë së KK të Kamenicës, e ka konfirmuar për Indeksonline, edhe nënkryetari i Komunës së Kamenicës, njeherësh kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi.
“Po Kallaba tashmë është ish asmbliste dhe ka ikur nga Kosova për shkaqe personale”, ka thënë Matoshi.
Ndërkaq, Indeksonline merr vesh nga burime të afërta me Kallabën, se kjo e fundit e ka lënë Kosovën dhe ndodhet në Hungari.



http://www.akllapi.net/t28042-asamblistja-e-akr-se-leshon-kosoven-ia-mesyn-hungarise-foto#40643

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Eksodi 2014-2015   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Eksodi 2014-2015
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Astrologjia Kineze
» Udhëtim në kohë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Dardania-
Kërce tek: