FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 U ndalua dëbimi i Albinës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 385
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: U ndalua dëbimi i Albinës   Tue 03 Feb 2015, 15:24

Pikërisht ditën kur shoqata që ndihmon refugjatët në Baereuth të Bavarisë, Gjermani, ​“Bunt statt braun”, ka marrë çmimin që ka edhe vlerën materiale (2500 euro) kanë korrur edhe një sukses të madh: pas protestave të shumta, kanë arritur ta ndalin dëbimin e shqiptares Albina Hamidi.

Ajo, një banore e Luginës së Preshevës, pasi i ishte refuzuar azili, e kishte vendimin për dëbim në Beograd.

Por tash Këshilli i Qytetit ka vendosur: Albina 19 vjeçe, e cila jeton këtu prej katër vitesh, ka fituar të drejtën që së paku edhe për një kohë të vazhdojë qëndrimin në Gjermani, shkruan nordbayerische.de. Ajo fillimisht mund të qëndrojë deri në verë, që t`i jepet mundësia ta përfundojë maturën.



Shoqata “Bunt statt Braun” ka ngritur zërin përmes rrjeteve sociale dhe pastaj ky zë i ngritur ka shpërthyer edhe në protesta, të cilave u janë bashkuar nxënësit, shokët dhe shoqet e Albinës si dhe mësuesit dhe qytetarët tjerë, shkruan albinfo.ch.

Në pankartat e nja 100 protestuesve mund të lexoheshin slogane si: “Je suis Albina” ose “Mos e dëboni Albinën” etj.

Sikur të mos ndalohej kthimi, Albina, e cila është e sëmurë nga epilepsia, më 4 shkurt duhej të fluturonte e aeroplan për në Beograd.


http://infoglobi.com/gjermanet-ndalojne-debimin-e-albines/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
U ndalua dëbimi i Albinës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e vertete: Pse u ndalua Marijuana?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Vindelikia-
Kërce tek: