FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Randësija dhe kuptimi i shërbimit ushtarak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 385
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Randësija dhe kuptimi i shërbimit ushtarak   Wed 03 Sep 2014, 22:52


Randësija dhe kuptimi i shërbimit ushtarak

Çdo shtet në botë, çdo popull i lirë e i pavarrshëm, për t’u mbajte në kombe dhe për të jetue i lirë mbrenda kufijve të tij, përpos forcave të gjalla të kombit e disa faktorve të tjerë, ka nevojë edhe për nji mbështetje materiale, për një fuqi t’organizueme, te rregullte, të diciplinueme e të pregatitun teknikisht qi quhet: Ushtri.

E kjo organizëm shtetnore mbahet me shumë sakrifica dhe pregatitet e perfeksjonohet me shum mundime për t’i pergjegjë misjonit të sajë të caktuem q’asht mbrojtja e atdheut nga kercnime dhe rreziqe të jashtëme. Funksionimi i Ushtrisë asht shum i naltë dhe i pakrahazueshëm, asht garancija mâ e shëndoshë e lirisë, e nderit dhe e sovranitetit të nji kombi; e, pra, të gjitha shpenzimet dhe sakrificat landore që randojnë mbi kurrizin e popujve për mbajtjen e sajë nuk janë të kota. Ndër të gjithë popujt q’e kanë të zhvillueme ndërgjegjen kombëtare dhe ndjenjën e dashunis për atdhe, periudha e shërbimit ushtarak konsiderohet porsi stina ma fatëlume e jetës s’njeriut.Edhe prindët e ushtarvet gëzohen e njehen të privilegjuem midis të gjithë nënshtetasve të tjerë kur bijtë e mbërrijnë në moshën e duhun për t’u thirre nën armë, edhe këta vetë aqë ma fatëbardhë, kur shkojnë plot gaz e entuziazëm për me kry shërbimin ushtarak q’asht nderi mâ i madh i qytetarsis, pse në sajë të trimnis dhe t’armvet të tyne, sovraniteti e lìrija e atdheut janë të garantueme, të çmueme dhe të respektueme nga të tjerët.
E prindët fatëbardhë, e vllaznit, e motrat, e nuset e reja, e vajzat e fejueme, dhe e gjithë kjo familje e madhe që quhet komb ndihet e qetë dhe e sigurueme, se janë po ata, bijt e tyne, vllaznit e tyne, burrat e t’fejuemit e tyne trima, ushtarët luana, ata që mbrojnë kufijt e atdheut; që me armët dhe gjiksat e tyne formojnë murojen e pathyeshme të kombit përballë rreziqeve të jashtëme. Atje ndër rreshtat e ushtris, ndër dhomat e kazermavet, ndër vijat e kufijvet, ndër fushat e betejave, mâ fort se ndër lamijet tjera t’aktivitetit njerzuer, forcohet morali e karakteri, kultivohet burrnija e dashurija për atdhe, pse atje shkruhen me trimni e me gjak epopét mâ të lumnueshme, atje korren lavdet dhe thurrën kangët e hymnet mâ të bukur që perjetsojnë lumnin e kombevet të pavarrunë.
E Shqipnija e jonë e dashun, me fushat e saja pjellore, me malet madhështore e të blerta, me brigjet e sajë shumë tërhjekse, që kanë qenë kurdoherë objekt lakminash e sulmimesh nga an’e fqijve të sajë, mâ fort se asnji popull tjetër ka nevojë, e nevojë të domosdoshme, për nji organizim të shëndosh e të përsosun, jo me iu kërcnue e me iu râ në qafë të tjerve, jo me sulmue e me dhunue tokët që s’janë t’onat, por vetëm e vetëm me i mbrojte ato qi na i caktoi natyra e na i shenoi historija, qi qênë gjithmonë t’onat dhe qi duhet qi duhet t’ jenë vetëm t’onat. Kush na i përket këto toka, kush mendon me na i grabitë e me na i dhunue, pa fjalë se asht anmiku i Shqipnis dhe ushtari shqiptar duhet të dijë e do të dije me i pergjegjë.
Këndej kuptohet, pra, se sa i naltë asht misjoni i Ushtarit, i cili ç’prej ditës q’atdheu lëshon kushtrimin dh’e thrret nën armë duhet me i lanë me nj’anë gjithëshka mâ të dashtun e mâ të çmueshme ka ne ketë botë: Edhe punën, edhe pasunin, edhe familjen, tue pasë parasysh edhe dekën, po kurr e kurr me e lanë anmikun qi të kalojë kufinin.

Kush nuk e çmon ketê misjon të shejtë, kush nuk e ka kuptimin e shërbimit ushtarak dhe nuk i pergjegjet kushtrimit kur asht i thirrun për mbrojtjen e atdheut, aj nuk asht i dêjë me jetue ne ketë botë e me zanë vend në rradhën e njerzvet të lirë.

“Atdheu qendron i lirë atje ku asht Ushtria.”


Lidhja e Prizrenit, V. 1, Nr. 5 (16.4.1944)

Tahir Zaimi


[You must be registered and logged in to see this link.]

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Randësija dhe kuptimi i shërbimit ushtarak
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbolika dhe kuptimi i Unazave
» Kuptimi i Jetës
» Interpretimi i Endrrave - nga Tanki
» Besëtytni shqiptare
» Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Arti ushtarak-
Kërce tek: