FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rozhaja gjithnjë e më pak me Shqiptarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon



Numri i postimeve : 53
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

MesazhTitulli: Rozhaja gjithnjë e më pak me Shqiptarë   Sun 31 Aug 2014, 13:34

Rozhaja gjithnjë e më pak me Shqiptarë



Një numër i madh i familjeve shqiptare nga Malësia e Rozhajës sot jeton në Turqi dhe komunikimin me atdhe e njohin vetëm të moshuarit, kurse të rinjtë ndoshta e dinë vetëm se ku iu kanë lindur prindërit e tyre. Numri i vogël i nxënësve rrezikon mbylljen e të vetmes shkollë në gjuhën shqipe , që vepron sot në Dacaj, vatër kjo e diturisë qe me këmbëngulje tash 40 vjet po lufton me asimilimin.


Ali Daci

Sipas statistikës zyrtare të regjistrimit të popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore, Komuna e Rozhajës i ka 26 vendbanime, ku është kryer regjistrimi i popullsisë. Në këtë statistikë disa vendbanime fshatare nuk janë të evidentuara si të veçanta, ani pse në këto fshatra ka jetuar e jeton edhe sot një numër i konsiderueshëm i popullatës shqiptare. Kjo më së shumti e godet Malësinë e Rozhajës, së cilës i hiqen paralagjet e qytetit Ibarci dhe Kodra e Boxhovit. Në komunë e Rozhajës shqiptarët jetojnë në vendbanime,si: Dacaj, Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm, Husaj, Peshkaj, Boxhov,Besnik, Baq, Jabllanice, Ballotiq, Bisheve, Pluncaj dhe Bralaj (Kolenë) etj.



Sipas statistikës zyrtare të regjistrimit të popullatës, në vitin 1948 qyteti i Rozhajës kishte 1464 banor,ndërsa Bashkësia Lokale e Dacajve, si qendër e Malësisë së Rozhajës, ku gravitonin fshatrat Dacaj, Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm,Husaj Peshkaj , pa Boxhovin që sot është vendbanim i kësaj Bashkësie Lokale,numëronte 370 shqiptarë, kurse në Boxhov, që trajtohet si vendbanim i veçantë në statistikën zyrtare kishte 73 shqiptarë, ndërkaq Plluncajt numëronin 192 banorë. Statistika e regjistrimit e vitit 1953 konstaton se në BL në Dacaj janë regjistruar 357 banor,ose 13 më pak se në statistikën e regjistrimit të vitit 1948, çka flet për një shifër të pazakonshme të numrit të shtimit të popullatës. Më 1953 në Boxhov popullata shtohet për 5 anëtarë, kurse në Plluncaj evidentohen 216 banorë.

Politika e egër komuniste ndaj shqiptareve te këtushëm fillon qe te zbatohet me mbylljen e shkollës shqipe dhe pastaj dëbimet dhe emigrimet. Nga viti 1953 deri në vitin 1961 nga Dacajt do të nisen të mërguarit e parë për në Turqi,emigrim ky masiv dhe familjar, e shënohen edhe emigrime individuale për në Shqipëri,ku kufirin do ta kalojnë 4 të rinjë,të cilët me familjet e krijuara atje edhe sot jetojnë në Shqipëri. Një i ri nga Bukeli i Poshtëm do të migroj në Kanada. Në regjistrimin e vitit 1961 Dacaj dhe fshatrat që gravitojnë në BL do të numërojnë 425 banorë. Boxhovi,fshat ky rrezë bjeshkës së Dromodolit dhe nën shkrepat e Hajlës, do të numërojë 111 banorë. Dekada e vitit 61-71 do të jetë fatale për Malësin e Rozhajës,sa i përket numrit të popullsisë, gjatë kësaj përiudhe kohore do të shpërngulen shumë familje të Dacajve, Bukeli të Sipërm, Peshkajve e fshatrave tjera për në Maqedoni dhe më vonë për në Turqi. Statistika e vitit 1971 shënon rënien e popullatës nga 425 në 319 banor,ndërsa Boxhovi kishte 129 banorë, kurse Plluncajt nga 242 , sa kishte të regjistruar në vitin 1961, pas një dekade do të evidentohen vetëm 186. Gjithnje duke ju referuar statistikës zyrtare mësojmë se në regjistrimin e vitit 1981 në BL të Dacajve u regjistruan 326 shqiptarë. kurse në Boxhov popullata shtohet vetëm për një banor në një dekadë,që është absurd i kohës. Në statistikën zyrtare të vitit 1991,në Dacaj u regjistruan 332 banor, në Plluncaj 104 shqiptarë,ku pas imponimit te nacionalitetit jugosllav vjen deri tek zvogëlimi i numrit te shqiptareve, frike kjo e imponuar nga regjimi komunist si rezultat i presionit mbi shqiptaret e Rozhajes. Ata qe deklaroheshin boshnjak apo jugosllave, ishin me afër punës dhe gëzonin respekt tek komunistet e tek partia qe kishte krijuar shtetin jugosllave ne demin e shqiptareve te cilët i kishte ndarë ne 5 shtete jugosllave. Ky “vetedeklarimi” se cilit nacionalitet i takon doli që popullata shqiptare e Rozhajës të deklarohet edhe ne ato vendbanime ku është asimiluar, kështu që në 13 lokalitete ku ata banojnë ,u deklaruan si pjesëtarë të kombit shqiptarë, gjë që deri në këtë vit , kur u shënua edhe rënia definitive e monizmit, shënoi kthesa edhe në vetë deklarim të lirë për përkatësi kombëtare. Në vitin 1991 në Boxhov u regjistruan vetëm 34 banorë,kurse ne Kolenë u regjistruan vetëm 36 shqiptarë, e pati raste kur në një fshat u regjistrua vetëm një shqiptar. Këtu më së miri shihen lëvizja, migrimi e shpërngulja e popullatës shqiptare nga kjo trevë, përgjatë dekadave të tëra.



Pasojat e emigrimit të jashtëm, por edhe të atij të brendshëm, flasin qartë për praninë e shqiptarëve në këto anë dhe shtypjes së tyre nga ana e pushtetit ne anën tjetër. Asimilimi, kryesisht në myslimanë,ka bërë që sot në Rozhajë të jetoj një numër i vogël i shqiptarëve që flasin gjuhën shqipe dhe ruajnë traditën shqiptare. Një numër i madh i fshatrave shqiptare ,siç janë:Besniku, Baça, Jabllanica, Ballotiqi e shumë fshatra të tjera , në statistikat e regjistrimit janë të shënuar si mysliman,kanë humbur monumentin më të shenjtë të kombit,gjuhën shqipe,dhe kanë përqafuar gjuhen sllave. Duke ju referuar statistikës së regjistrimit të popullsisë në vitin 1991 shohim se Rozhaja numëronte me rrethin vetëm 900 shqiptarë .Nga viti 1999 e deri më sot nga Malësia e Rozhajës kanë migruar shumë familje shqiptare .Popullata vendase është përgjysmuar dhe fshatra të tëra janë shkretuar. Të rinjtë, duke mos parë perspektivë për një jetë dinjitoze në vend të vet,si dhe në mungesë të arsimit të mesëm dhe të lartë në gjuhën amtare, papunësia e madhe dhe rrethanat e dramat politike e ushtarake që u zhvilluan në këtë mes ,kanë bërë që sot në Boxhov e Husaj e Peshkaj mos të dimëroj asnjë shqiptar dhe një numër i vogël i familjeve të veroj aty. Popullata e Bukelit të Sipërm sot është e përgjysmuar, ndërsa në Bukelin e Poshtëm jetojnë vetëm 4 familje.

Duhet përkujtuar se një numër i madh i familjeve shqiptare nga kjo trevë sot jeton në Turqi dhe komunikimin me atdhe e njohin vetëm të moshuarit, kurse të rinjtë ndoshta e dinë vetëm atë se ku u kanë lind prindërit tyre. Këto shpërngulje,që përbejnë bërthamën e plagës së pashërueshme shqiptare po shkreterojnë trevën e Malësisë së Rozhajës dhe po rrezikojnë mbylljen e shkollës shqipe që vepron në Dacaj. Numri i përgjysmuar i popullatës dëmton trupin zgjedhor dhe ulë elektoratin e partive shqipatre. Shpopullimi dhe braktisja e vatrave stërgjyshore shkretëron dhe varfëron shqiptarët e Rozhajës, që janë këmbëngulës për të qëndruar në trojet e tyre.

Ali Daci : Gjendja në Rozhajë me rrethinë para e pas demonstratave të vitit 1968, Konfrenca shkencore , Demostratat e viti 1968, Prishtinë 24-25 nëntor 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rozhaja gjithnjë e më pak me Shqiptarë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj
» Paganizmi te Shqiptarët
» Pse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë qenë dhe janë tradhëtarë?
» Shfaqje te shqiptarët
» Wahabizmi te shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona :: Malësia-
Kërce tek: