FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Muamer Hukaj (Sanxhak)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk

avatar

Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Muamer Hukaj (Sanxhak)   Sun 31 Aug 2014, 00:01

DYLUFTIMI PËR TITULLIN E KAMPIONIT BOTËROR, NË KATEGORINË KRUZER

Bokseri sanxhakas, i shpërngulur në Gjermani Muamer Hukaj, i njohur në Gjermani si Marko Huck, dhe në Sanxhak si Muamer Hukiq, fiton titullin e kampionit botëror të boksit në kategorinë kruzer. Dyluftimi u zhvillua mes tij dhe italianit Mirko Largeti.

Muamer Hukaj – Mirko Largeti

Ndeshja u zhvillua të shtunën më 30 gusht, me ç'rast Muamer Hukaj, hyri në histori si i vetmi bokser kruzer që e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror për 13 herë me radhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Muamer Hukaj (Sanxhak)   Mon 01 Sep 2014, 22:34

"Shqiptarët janë vëllezërit e mi, ju dua me gjithë zemër" ky ishte komenti i shkruar bukur në gjuhen shqipe nga Muamer Hukaj-Hukiq (Huck)

Muamer Hukiqi - Luani i Sanxhakut



Për shqiptarët e zakonshëm në Shqipëri, Sanxhaku, edhe pse në kufi me shtetin shqiptar, është pothuajse emër i panjohur. Aktualisht, Sanxhaku si territor, ndan Serbinë dhe Malin e Zi ndërkohë që kufiri republikan mes Serbisë dhe Malit të Zi kalon nëpër Sanxhak . Për ne shqiptarët është me interes të përmendet se harta e Sanxhakut përfshin vendlindjet e disa prej personaliteteve më të shquara shqiptare.

Fatkeqësisht, shumica dërmuese e sanxhaklinjëve janë shqiptarë gjysmë të asimiluar. Flasin gjuhën sllave ( përveq në disa fshatra të Peshterit ku ruhet ende shqipja e dikurshme) dhe mbiemrat e tyre, që zakonisht janë emra fisesh shqiptare të Veriut, kanë shtesën "iq". Identitetin e vet politik Sanxhaku ia detyron jo vetëm zakoneve të vjetra shqiptare (të cilat i ruan me fanatizëm), por edhe faktit se nga sërbët e malazezët i ndan feja (janë myslimanë). Në shumë fshatra të Rrafshnaltës së Peshterit është ruajtur gjuha shqipe. Sipas tyre fëmijët fillojnë ta mësojnë gjuhën boshnjake me hyrjen në klasë të parë.

Kësisoj sanxhaklinjët gjatë 50 vjetëve të fundit nuk u orientuan as nga Beogradi, as nga Podgorica, por nga Prishtina dhe Sarajeva. Me Prishtinën i lidhte gjaku e tradita, ndërsa me Sarajevën feja dhe gjuha, të cilën para 100 vjetëve e konvertuan nga shqipja në sllavishte për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta.
Këtë herë personazh i këtij shkrimi është bokseri i njohur Muamer Hukiq. Gjat një transmetimi televiziv, njëri nga komentatoret sportiv të një televizioni shqiptar nga Shqipëria në fillim të meqit, sikur edhe më vonë gjat meqit, boksierin në fjalë ua shikuesëve ua prezantonte si serb.

Në Rrafshnalatën e Peshterrit, shumë afër kufirit të Serbisë dhe Malit të Zi, në zemër të Sanxhakut gjendet fshati Uglla ( boshnjakisht: Ugao). Ky fshat me gjenerata të tëra është banuar nga Hukajt . Por nga ky vendbanim janë edhe familjet për ne të njohura, Uglanin, Plakiqët etj. Malësorët Smaili, Zaimi, Bajra e Osmani janë mësuar të jetojnë në kushte të ashpra të jetës malësore. Në hyrje të fshatit në anën e majtë janë të vendosura shtëpitë e Hukajve, pra plaku Osmani dhe vëllezërit e tij. Rasim Hukiqi në vitin 1993 me gruan e tij Biseren dhe katër fëmijët u largua nga vendëlindja e tyre sepse Jugosllavia e atëhershme ishte përfshirë nga lufta. Ata u vedosën në qytetin gjerman Bielefeld .
Një nga fëmijët ishte edhe tetë vjeçari Muamer Hukiqi , i cili klasën e parë të shkollës fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes Uglla (Ugao).

Muamerin, dhjetëvjeqarin e zhdërvjedhët, babai e regjistroi në shkollën e sporteve luftarake . Në këtë shkollë ai fitoi njohuritë e para të karatesë dhe më pas u orientua në Kik Boks. I ati i tij, Rasimi, gjatë gjithë kohës punoi punë të rënda të ndërtimtarisë por nuk kurseu mjetet dhe mundin që birin e tij ta dërgoj rregullisht në stërvitje.

Për ditët e tij të shkollës Muameri thotë : " Nuk e kam ditë gjuhën, isha i ri në at mes dhe kam qenë i detyruar të tregohem i sukseshëm. Kur u rrita pak, i mbusha 12-13 vjet kam qenë shumë i fortë fizikisht, më i forti në shkollë. Kur dikush nga të rriturit donte ta rrahte ndonjë moshatar timin, vinin tek unë dhe unë i mbroja dhe për këtë arsye edhe më donin".
Turniri për titullin e kampionit evropian të vitit 2002 në Kik Boks ishte në Lido di Jesolo të Italisë. Muameri shtatëmbëdhjetëvjeqar pas shtat luftimeve të ashpra, në finale fitoi kundër 27 vjeqarit Sllobodan Marinkoviq, I cili ishte nga Kraleva e Serbisë. Muamerit trofeun ia dorëzoi Borislav Peljeviq përfaqësues i Federatës së Kik Boksit të Serbisë. Në këtë meq , sikurse edhe në tjetrin me radhë për titull të botës ishte i shoqëruar nga i ati Rasimi.
Kampioni thotë : "Si 15 vjeqar kam fituar brezin e zi në karate, kam qëndruar në kik boksi dhe si 17 vjeçar kam qenë kampion i Evropës. Babai ishte i detyruar të nënshkruajë një leje të veçantë në mënyrë që të kisha të drejt të marr pjesë në gara dhe kur në Paris, një vit më vonë , fitova titullin e kampionit të botës, kam thënë: mjaft. Kam kuptuar se kam nevojë për sfida të reja dhe i i jam kthyer boksit. Tash po shihet se ky ka qenë një hap i qëlluar”.

Luan i ri në kërkim të sfida e të reja shkon të sprovohet në kampin Sauerland. Në " provë " boksoi të katër raundet me partnerin edhe pse mendonin se nuk do të zgjasë një raund. Menjëherë pas këtij meqi nënshkruan kontratën e parë profesionale dhe kalon në Berlin.

Trajner i tij bëhet Uli Wegner, madje Muameri merr emrin sportiv Marco Huck, tashmë i njohur në botën e boksit me këtë emër . Aty tregoi stilin e tij agresiv luftarak të cilin publiku e dëshironte, qëndrushmërinë, forcën, ekskluzivitetin dhe mentalitetin e fituesit.
Hukiqi depërtoi me shpejtësi në majat më të larta të boksit botërorë . Me radhë mundi kundërshatrët e tij, Michael Sims , Claudi Rasko, Pietro Baurin etj,. Hukiqi titullin e të parit në botë e fitoi në qytetin gjerman të Halle, në gusht të vitit 2009 pasi arriti ta mund Argjentinasin Victor Emilio Ramirez.
Muamer Hukiqi në karrierën e tij deri më tani ka vetëm dy humbje dhe një barazim dhe 37 fitore (25 me nokaut). Mbrojti 12 herë titullin e kampionit në versionin e WBO në kategorinë kruzer.
Hukiqi është shumë i popullarizuar dhe një nga më të preferuarit në Gjermani, ai gjithmonë thekson mirënjohjen për vendin ku arriti ta realizoj ëndrrën e tij.

Me kujdes të madh miqtë e tij në Sanxhak i përcjellin meqet e tij dhe fitoret ia festojnë në mënyrë të veçantë . Kur i ipet mundësia vjen në Novi Pazar për të vizituar gjyshin, gjyshen, të afërmit dhe qytetarët e tjerë . Ai ndihmon financiarisht dhe promovon ngjarjet sportive në Sanxhak ku gjithmonë i organizohet pritje e ngrohtë.

Kampioni i botës Muamer Hukiq (Marco Huck) para disa javëve, duke i parë reagimet e shumta të tifozëve shqiptar të cilët e kërkojnë me padurim një rematch me Nuri Seferin dhe në shumë komente e sulmonin boksierin me prejardhje nga Sanxhaku, ai ka reaguar në gjuhen shqipe. "Shqiptarët janë vëllezërit e mi, ju dua me gjithë zemër" ky ishte komenti i shkruar bukur në gjuhen shqipe nga Muameri.

http://botasot.info/opinione/285462/muamer-hukiqi-luani-i-sanxhakut/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Muamer Hukaj (Sanxhak)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Malësia-
Kërce tek: