FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Masakra malazeze mbi fisin Kuç (1858)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk



Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Masakra malazeze mbi fisin Kuç (1858)   Fri 29 Aug 2014, 14:39

Më poshtë është përshkrimi i një ngjarje të kobshme për fisin Kuç dhe për shqiptarët në tërësi. Për këtë ka shkruar vetë Mark Millani, vojvodë i Kuçëve. Sllavët e njohin këtë ngjarje si "Pohara Kuča"

“Më 1455 Kuçët dhe 50 copë fshatra të Malit të Zi e të Epër, ranë në marrëveshje me Venedikun, midis të tjerave edhe që në kishat e tyre të mos ketë më priftërinj katolikë, peshkopë ose arqipeshkopë, por e gjithë hierarkia kishtare të jetë ortodokse, dhe klerikët dhe priftërinjtë e vendit t’i emërojë metropoliti malazez dhe jo arqipeshkopi latin.” (Marko Miljanov, v.sh. f.2.XV).

Por hapi për ndërrimin e fesë nuk ishte gjithçka për t’u bërë malazez. Malazeztë e mirëfilltë, të ushqyer e të shtyrë për këtë nga kisha, i shikonin gjithëmonë shtrembër kuçiotët- këta ortodoksë të rinj, që sigurisht fenë e kishin politikë e jo bindje. Pastaj në çdo rast edhe gjuha sllavisht që malësorët e Kuçit e flisnin me ndërtim shqip, e tërbonte priftërinë e parinë vendëse. Më shumë se njëherë malazezët e mirëfilltë janë munduar t’i bëjnë gjëmën fiseve shqiptare, të cilat, për të pasur aleatë kundër turqve, mundoheshin me çdo mënyrë të joshnin malazeztë në krahun e tyre. Por malazeztë kanë bashkëpunuar edhe me armikun osmanlli për të zhdukur, ose të paktën për të dobësuar fiset shqiptare, dhe tërë këto nën ndikimin e priftërinjve. Ishte një rast kur fiset shqiptare synonin heqjen e zgjedhës së huaj, “se ishte e pamundur të durohej dhuna osmane. Fiset u lidhën me betim të mos tradhëtojnë: Rovcët, Bijellopavlliqët (Palabardhët), Piperët, Kuçët, Vasojeviçët, Kelmendët dhe disa fise tjera shqiptare të cilët s’ua dhanë taksat spahijve, duke i ndalur fare turqit të afrohen. Dhe turqit për t’ua dalë këtyre fiseve i goditën me ushtri të fortë më 1609, por u mundën sado që ishin të ndihmuar nga malazeztë” (Marko Milanov, v.sh.f.XLIX).

Malazeztë e mirëfilltë, të mirëfilltë u bënë pastaj edhe fiset shqiptare, përveç Kuçëve – i kanë shikuar Kuçët si armiq të fesë. Në fakt Kuçët kanë jetuar gjithëmonë veç nga Mali i Zi. Ata kishin një fuqi ushtarake, thotë M. Milanovi, prej 3000 burra të armatosur. Më 1717 Kuçi bën marrëveshje me Venedikun kundër Turqisë.

Jo vetëm i veçuar por edhe i ndjekur dhe i urryer nga Mali i Zi, ka jetuar Kuçi, sadoqë prej kohësh kishte marrë fenë ortodokse. për t’u hakmarrë kundër Kuçit, knjazi i Cetinës më 1858 urdhëroi Vojvodën Mirko të kryejë një gjakderdhje të pashembullt në Kuç. Vojvoda nis kapiten Llazo Buranoviqin, me ushtri të fortë, i cili, bllokoi fshatrat e Kuçit dhe therri 243 vetë, të shumët pleq e fëmijë. Për t’i nxitur njerëzit edhe më tepër kundër Kuçëve, kleri dhe knjazi hodhën parullën që “Kuči nisu riščani i da grešan biti pred bogom i pred sudom, ako kuča i ne posiječe” (kuçjotët s’janë të krishterë dhe bën mëkat para zoti dhe para gjyqit kush nuk i therr kuçët (Mark Miljanov, v.sh.f, 321).

“Nuk sos kjo, por klerikët dhe knjazi i shtynë njerëzit e ekzaltuar të ndajnë gratë, po t’i kishin kuçjote, ose po t’i kenë bijat e tyre të martuara në Kuç, t’i tërheqin. Tani njerëzit nuk dinin më ç’të bënin, vazhdon Milanovi. Një malazez i quajtur Stanko Stefanov Potkershapin filloi të bërtasë në rrugë: “Ah sikur të mos t’a kisha nënën kuçjote” (Milanov, 329). Prifti i një fshati që kishte gruan kuçjote, me të cilën kishte shtatë fëmijë thoshte: “Duhet t’i ndajmë gratë, unë i pari, se nuk mundem të ngarkoj shpirtin me mëkate” (po aty) .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Masakra malazeze mbi fisin Kuç (1858)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fillet e luftes se sherbimeve sekrete serbe per coptimin e trojeve shqiptare.
» Histeri e komplot kunder Kosoves ne vitet 98-99

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Malësia-
Kërce tek: