FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shqiptari i burgosur lë shtatzënë gardianen austriake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Laureta
MODERATOR


Female Numri i postimeve : 18
Join date : 07/07/2014
Age : 22
Location : Ferizaj

MesazhTitulli: Shqiptari i burgosur lë shtatzënë gardianen austriake   Thu 28 Aug 2014, 22:25

E rrallë, shqiptari i burgosur lë shtatzënë gardianen austriake



AUSTRI- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në burgun më të madh dhe më famëkeq në Austri. Në ambientet e burgut “Stein” ka lindur një histori dashurie mes një shqiptari që vuante aty dënimin dhe një gardiane austriake. Dashuria e shqiptarit Sufian H, 30 vjeç, dhe gardianes së burgut, Sandra.O, gjithashtu 30-vjeçare, përfundoi në shtatzëni, dhe ky është bërë tashmë lajmi qendror i mediave austriake.

"Lajmi i publikuar në të gjitha mediat austriake dhe europiane, tregon se i burgosuri shqiptar, që po vuan dënimin me 8 vite për vjedhje të ndryshme, ka lënë shtatzënë gardianen e burgut dhe se tashmë ai pret fëmijë nga ajo", shkruan agjencia e lajmeve 'INA'.

Sandra më parë kishte rënë në dashuri me 30-vjeçarin dhe kishte pranuar se dëshironte një fëmijë me të. Një nga të burgosurit ka theksuar se kishte dëgjuar bisedën midis Sandrës dhe Sufianit mbi marrëdhëniet midis tyre dhe shtatzëninë.

Alarmi për lidhjet e fshehtë dhe shtatzëninë ka shpërthyer përmes një të burgosuri që ka informuar autoritetet e burgut. Por, menjëherë pas kësaj, gardiania Sandra ka pranuar para drejtorisë së burgut se ka rënë në dashuri me shqiptarin dhe se sapo ai të përfundojë burgun, ajo do të martohet me të. Autoritetet austriake të drejtësisë menjëherë kanë pezulluar atë nga puna, por avokati i Sandrës ka theksuar se “dashuria nuk njeh kufi, qoftë edhe në burg”.

Çifti i çuditshëm do të gëzohet gjatë muajit gusht, kur pret edhe fëmijën e tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/e-rralle-shqiptari-i-burgosur-le-shtatzene-gardianen-austriake-167268.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptari i burgosur lë shtatzënë gardianen austriake
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptari duke prere femije ne fyt ne emer te all,ahut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona :: Norik-
Kërce tek: