FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ilaçi nga trumza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ElsaQerreti

avatar

Female Numri i postimeve : 13
Join date : 28/07/2014

MesazhTitulli: Ilaçi nga trumza   Wed 27 Aug 2014, 16:48

TRUMZA (bar)
(Saturejae Herba)

Droga perbehet nga majat e lulezuara te thara te trumzes ose shtermenit, i cili eshte nje gjysmeshkurre aromatike, me perhapje te gjere ne vendin tone neper toka gelqerore te zonave malore. Trumza i ka gjethet lekurore , vezake heshtore, te qerpikta anash, me buze te plote, lulet, 3-7 ne sqetullat e gjetheve, jane te bardha, trendafili ose vjollce, kupa me gryke plot qime, lulezone ne korrik-tetore.

VETITE:
Droga permbane esence, tanine, etj. , ne saje te te cilave perdoret si mjet qe nxit tretjen, largon gazrat nga zorret , nxit nxjerrjen e gelbazes, ndalon heqjen e barkut, nxit sistemin nervore etj. Infuzi i droges, ne forme gargare, perdoret ne acarimet e fytit.

PERGATITJA DHE PERDORIMI:
Nje deri tri luge kafeje me droge te grimcuar pervelohen me nje gote me uje qe zien, ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta ne qetesi. Pastaj permbajtja kullohet dhe lengu pihet i embelsuar. Merren tri doza te tilla ne dite.

[You must be registered and logged in to see this image.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ilaçi nga trumza
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë dhe Natyrë :: Mjekësi popullore-
Kërce tek: