FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krahina e Norikut

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Krahina e Norikut Empty
MesazhTitulli: Krahina e Norikut   Krahina e Norikut EmptySat 09 Aug 2014, 20:26

Noriku si provincë romake, shtrihej në Austrinë e sotme me përjashtim të viseve në veri të Danubit, pastaj në Slloveninë veriore, Bavari dhe Salcburg.

Krahina e Norikut Attachment

Gjetjet më të hershme arkeologjike i takojnë kohës së neolitit, rreth vitit 3500 p.e.r. Të mirat materiale si latat, sëpatat dhe thikat të punuara nga stralli, si dhe enët e qeramikës, dëshmojnë praninë e njerëzve në këtë zonë.

Popullata e hershme e Norikut ishte ilire. Ilirët kishin qytetërim të ngritur në këtë krahinë, që dëshmohet nga gjetjet e kësaj kohe:

Citim:
Disa vjetë më parë u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh. Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s. Ky tempull ësht i rrumbullakët, me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.

Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t'altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth - e - rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t'i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.
http://vargmal.org/showthread.php?t=51&page=3

Rreth vitit 400 p.e.r. keltët invaduan këtë teritor dhe i shtyen ilirët në zonat alpine, gjersa vetë u vendosën në lugina. Kjo ishte dyndja e parë e keltëve dhe ky vend ishte pikënisja për sulmet e tyre kundër Italisë dhe Republikës së Romës. Fisi kelt që u vendos në këtë krahinë quhej Tauriskë, ndërsa Romakët i thërrisnin Norikë, simbas emrit të qytetit kryesor Noreja.

Por popullësia mbeti ilire në përqindjen më të madhe, siç e dëshmon edhe Apiani:
Citim:
(6) Këta njerëz (ilirët) dhe gjithashtu panonët, retët, norikët, mysianët e Evropës, dhe fise tjera kufitare që banojnë në anën e djathtë të Danubit, romakët i dallonin njërin nga tjetri në të njëjtën mënyrë siç i dallonin njërin nga tjetri fiset e ndryshme helene, dhe quanin secilin me emrin e tyre të veçantë, por ata e konsideronin tërë Ilirinë si të përfshirë nën një emërtim të zakonshëm...
..taksa e të gjithë popujve nga burimi i lumit Danub e deri në Detin e Zi quhej "taksa ilire"...
Që nga viti 170 norikët gëzonin statusin "hospitum publicum", që do të thotë miq dhe aleatë të Romës. Në mes të viteve 41 dhe 54 p.e.r. Noriku përfundoi si provincë romake.
Me kalimin e kohës, Norikët fituan plotësisht qytetarinë romake.

Vendi është malor dhe toka jo-pjellore, por ishte e pasur me xehe hekuri që u shërbente romakëve për të punuar armë. Çeliku i Norikut përmendet nga Horaci "Noricus ensis "

Banorët ishin trima dhe luftarakë, dhe e donin më shumë blegtorinë se sa bujqësinë. Edhe ari e krypa janë gjetur në sasi të konsiderueshme. Bima e quajtur "saliunca" rritej këtu dhe përdorej për prodhimin e parfumit.

Enë balte nga krahina e Norikut
Krahina e Norikut Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Krahina e Norikut Empty
MesazhTitulli: Re: Krahina e Norikut   Krahina e Norikut EmptySun 14 Jun 2015, 15:02

Kush janë norikët?

Shkruan: Riad Limani

Krahina e Norikut Noriket

Noriku si provincë romake, shtrihej në Austrinë e sotme përkatësisht në Austrin e poshtme në jugë të Vjenës  me përjashtim të viseve në veri të Danubit, pastaj në Slloveninë veriore, Bavari dhe Salcburg.  Gjetjet më të hershme arkeologjike i takojnë kohës së neolitit, rreth vitit 3500 p.e.r. Të mirat materiale si latat, sëpatat dhe thikat të punuara nga stralli, si dhe enët e qeramikës, dëshmojnë praninë e njerëzve në këtë zonë. Popullata e hershme e Norikut ishte ilire e cila pasë migrimit të madhë të Galëve u bë e varur nga fiset e ndryshme Kelto-Ligure dhe më kryesorja ndër ta ajo e Taurisëve e cila është një Federat fisesh Gale e që sot përfshin territoret e Sllovenis veriore që përbëhej edhe nga një popullsi e fiseve tjera Ilire të  Japodve , venetëve. , kryeqendra e Taurisëve  sipas burimeve romake ishte Noreja vendodhja e të cili ende është e pa njohur . Ilirët kishin qytetërim të ngritur në këtë krahinë, që dëshmohet nga gjetjet e kësaj kohe: Disa vjetë më parë u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh. Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s. Ky tempull ësht i rrumbullakët, me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.
Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t’altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth – e – rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t’i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Rreth vitit 400 p.e.r. keltët invaduan këtë teritor dhe i shtyen ilirët në zonat alpine, gjersa vetë u vendosën në lugina. Kjo ishte dyndja e parë e keltëve dhe ky vend ishte pikënisja për sulmet e tyre kundër Italisë dhe Republikës së Romës. Fisi kelt që u vendos në këtë krahinë quhej Tauriskë, ndërsa Romakët i thërrisnin Norikë, simbas emrit të qytetit kryesor Noreja si kryeqendra e tyre. Pasë pushtimit keltë norikumi ishte bër pjesa më jugore e popullsive Kelte veriore e cila shërbeu edhe më vonë gjatë Epokës së hekurit  si pikë fillim i sulmeve mbi gadishullin Apenin. Hulumtimet arkeologjike, veçanërisht në varrezat e Hallstat, ka treguar se ka pasur një qytetërim të fuqishëm në kët  zonën, por qytetërimi Hallstat ishte një manifestim kulturor para pushtimeve kelt dhe të afërt me ilirët e cila ka ngjashmëri sidomos  në metalurgji  pra po flasim për periudhën gjatë shekullit 7pal.k.
Mirpo popullësia mbeti ilire në përqindjen më të madhe, siç e dëshmon edhe Apiani: Këta njerëz (ilirët) dhe gjithashtu panonët, retët, norikët, mysianët e Evropës, dhe fise tjera kufitare që banojnë në anën e djathtë të Danubit, romakët i dallonin njërin nga tjetri në të njëjtën mënyrë siç i dallonin njërin nga tjetri fiset e ndryshme helene, dhe quanin secilin me emrin e tyre të veçantë, por ata e konsideronin tërë Ilirinë si të përfshirë nën një emërtim të zakonshëm…
..taksa e të gjithë popujve nga burimi i lumit Danub e deri në Detin e Zi quhej “taksa ilire
Që nga viti 170 norikët gëzonin statusin “hospitum publicum”, që do të thotë miq dhe aleatë të Romës. Në mes të viteve 41 dhe 54 p.e.r. Noriku përfundoi si provincë romake.
Me kalimin e kohës, Norikët fituan plotësisht qytetarinë romake.
Vendi është malor dhe toka jo-pjellore, por ishte e pasur me xehe hekuri që u shërbente romakëve për të punuar armë. Çeliku i Norikut përmendet nga Horaci “Noricus ensis “
Banorët ishin trima dhe luftarakë, dhe e donin më shumë blegtorinë se sa bujqësinë. Edhe ari e krypa janë gjetur në sasi të konsiderueshme. Bima e quajtur “saliunca” rritej këtu dhe përdorej për prodhimin e parfumit.
Gjithashtu duhetë përmendur edhe që antropologu Victor Lebzelter kategorizoi dhe emërtoi një tip të Racës  Dinarike që është karakteristike e Ilirëve dhe pasardhësve të tyre Shqiptarëve , e cila karakterizohet me veqori si ngjyra e Verdhë e flokëve, sytë e kaltër dhe kafkë Brakicefale një karakteristikë tipe e shqiptarëve të veriut.

Referenca: Roli Pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane nga Elena Kocaqi.
- të dhëna nga internet Vargmal.org
- dhe Wikipedia the free encyclopedia.
         

Autori: Limani Riad

http://www.ikvi.at/?p=5800

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Krahina e Norikut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krahina e Drenicës
» Krahina e Pukës
» Shqiptarët në Zvicërr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: