FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kybela

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 385
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Kybela   Wed 20 Aug 2014, 19:59

Kybela – një nga emrat e Hyjneshës së Madhe të Frigjisë, që ndryshe quhej edhe “Nëna e Madhe”, ose Nëna e perëndive, Agdista (Agdistis) dhe Dindimena. Ajo kishte shumë epitete: hyjnesha ose nëna e Peisonontit, e Idas etj. Shumë herët qe identifikuar me Rean dhe paraqitej si bija e Qiellit dhe Tokës, gruaja e Kronit, nëna e Zeusit, Herës, Dhemetrës, etj. Kybela është personifikim i natyrës që vdes e ngjallet, hyjneshë e tokës, e bujqësisë, e pyjeve. Mendonin se ajo jetonte në fund të pyllit mbi malet, e shoqëruar nga koribantët, luanët dhe kafshët tjera.

Miti tregon se Kybela dashuroi Atisin. Kur ky e fundit nuk e donte më dhe kërkonte të martohej me një të vdekshme, hyjnesha vajti në dasëm dhe i marrosi të gjithë ata që ndodheshin aty. I kapur nga tërbimi, Atisi iku në mal ku edhe vdiq. Në gjithë Anatolinë perëndimore kishte plot faltore: në Frigji ku ishte qendra e kultit të saj, në shumë vende të Lidisë, në malin Idea,  në Pesionont,  ku kishte një orakull të dëgjuar, etj. Që nga shek. V p.e.s. kulti i Kybelës u përhap në shumë vende të Greqisë. Për nder të saj u formuan shoqata fetare greke dhe frigjiane, dhe çdo vit ia festonin festën më 22-27 mars. Ajo shoqërohej me ceremoni simbolike, ku paraqitej e gjithë historia e dashurisë së hyjneshës me Atisin. Dhimbja, gjymtimi, vdekja dhe ngjallja e Atisit, shoqëroheshin me vrapime orgjike dhe valle të dalldisura. Përveç ceremonive popullore, organizoheshin mistere të veçanta në shoqatat frigjiane dhe greke. Në Romë kulti i Kybelës u përhap në shek. III p.e.s.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Kybela
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: