Fetishizmi - (portug. feitiço – hajmali, magji), nderim, adhurim i sendeve jofrymorë. Fetishizmi është i lidhur me besimet fetare, me adhurimin e fetishëve (dru i shenjtë, gur, kafshë, kocka kafshësh). Në Anatoli adhurimi i Kybelës lidhej me adhurimin e gurëve të zinj të rënë nga qielli. Në Greqi e në Romë fetishe ishin armët, gurët, hajmali të ndryshme, etj. Mbeturina të fetishizmit gjejmë edhe në të ashtuquajturat fe moderne. Adhurimi i ikonave, kryqeve dhe i të ashtuquajturëve “vende të shenjta”, s’janë gjë tjetër veçse forma të fetishizmit.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi