FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lashtësia e Ligjeve të Maleve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

avatar

Numri i postimeve : 53
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

MesazhTitulli: Lashtësia e Ligjeve të Maleve   Tue 19 Aug 2014, 21:25

E drejta zakonore shqiptare është një e drejtë popullore e pashkruar, e transmetuar brez pas brezi nga tradita gojore që ka shërbyer për rregullimin e marrëdhënieve juridike gjatë shekujve në vendin tonë. Ajo nuk është krijuar nga ndonjë person i vetëm, as nga ndonjë organ i vetëm legjislativ (parlament). Ashtu sikurse këngët, vallet, eposi legjendar, mitet, kultura materiale etj., ajo është krijuar gjatë shekujve nga populli, i cili ka derdhur në të filozofinë, mendësinë dhe mençurinë e tij. E drejta zakonore shqiptare është një monument juridik, madhështor dhe një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.

E drejta zakonore iliro-shqiptare është shumë e lashtë dhe përbën një nga sistemet juridike më të vjetra të Evropës. Udhëtarja dhe studiuesja e njohur angleze Miss Edit Durham, një albanologe e shkëlqyer, ka thënë se "Ligjet dhe kanunet që i atribuohen Lekës, duket qartë se janë më të hershme se sa shekulli XV, pra se koha kur thuhet se ai ka jetuar. Ndoshta atyre ligjeve u janë bindur luftëtarët e panjohur me armë bronzi që dalin nga varrezat parahistorike".

E drejta zakonore ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme në vendin tonë që nga kohët e lashta deri në mesin e shek. XX. Institucione të veçanta të saj praktikohen edhe në ditët tona në disa krahina të vendit. E drejta zakonore nuk është ndonjë veçori e popullit shqiptar, ajo ka vepruar edhe në shumë popuj tjerë të Evropës e të botës. Por për shkak të kushteve të veçanta historike në Shqipëri, ajo jetoi gjatë, u pasurua me elemente të reja dhe iu përshtat epokave të tjera historike, edhe pse mbeti gjithmonë një e drejtë e vjetër, arkaike.

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në studimin "Eskili, ky humbës i madh", vë në dukje se kjo e drejtë është pjesë e një kodi të lashtë ndër-ballkanik, shumë e ngjashme me të drejtën e vjetër helene nga koha e Homerit e deri në lulëzimin e Athinës. Ngjashmëria shfaqet në mjaft institucione të vjetra që pasqyrohen në veprat e shkrimtarëve të lashtë helenë, si në tragjeditë e Eskilit etj. "Helenët e humbën herët kodin e tyre të lashtë - thotë Kadare - shqiptarët e ruajtën për një kohë të gjatë, deri në Luftën e Dytë Botërore. Kjo nuk është shenjë merite dhe as shenjë prapambetjeje... Edhe iliro-shqiptarët ndoshta do të ecnin në atë rrugë, po pushtimi romak që kaloi nëpër trojet tona nëpër përrenj gjaku dhe urrejtjeje, luajti një rol frenues. Ata parapëlqyen ta ruanin kodin e tyre, vërtetë të prapambetur në krahasim me "jus romana", por që së paku e kishin të tyrin... Një mijë vjet më vonë, kur Greqia dikur e ndritshme që zhytur në muzgun bizantin, kurse principatat dhe kontetë shqiptare, më të përparuara tashmë se ajo, me klimë dhe ligje evropiane, në prag të Rilindjes, në ecjen e vrullshme drejt Perëndimit po e flaknin me siguri të drejtën e moçme, një natë tjetër e zezë, më e errëta e të gjithave, pllakosi grekë e shqiptarë bashkë, gjithë gadishullin e bukur e të magjishëm të arteve, nata osmane. Ishte e natyrshme që përpara ligjit të zymtë turk të sheriatit, shqiptarët t'i riktheheshin kanunit të tyre mijëvjeçar ashtu siç qe, shkëmb i pagdhëndur mirë, i përgjakshëm vërtetë, por dinjitoz në tragjizmin e tij".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

avatar

Numri i postimeve : 53
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

MesazhTitulli: Re: Lashtësia e Ligjeve të Maleve   Tue 19 Aug 2014, 21:25

E drejta zakonore shqiptare e ka origjinën e saj të lashtë nga shoqëria fisnore, para-shtetërore. Në të vërtetë forma dhe përmbajtja e saj ja karakteristike për një shoqëri pa shtet. Pas lindjes së shtetit ajo bashkëjetoi me të drejtën shtetërore. Në shoqërinë skllavopronare dhe në atë feudale një pjesë e së drejtës zakonore u sanksionua nga shteti, pjesa tjetër vazhdoi të vepronte pavarësisht prej tij.

Pas pushtimit osman të Shqipërisë, në shumë krahina të vendit u ri-gjallëruan format e lashta të organizimit fisnor; bashkë me të u gjallërua dhe u përtëri e drejta zakonore shqiptare. Kjo ishte më tepër një nevojë e popullësisë vendase për të mbijetuar, për të ruajtur lirinë, gjuhën dhe zakonet e veta, një formë e kundërshtimit dhe e qëndresës ndaj shtetit dhe së drejtës së huaj si dhe shprehje e autonomisë dhe e vetëqeverisjes. Disa krahina malore e ruajtën këtë autonomi deri në fund të pushtimit osman dhe u qeverisën vazhdimisht nga kanunet e tyre tradicionale.

E drejta zakonore shqiptare ka evoluar vazhdimisht që nga kohët më të lashta deri në ditët tona, në përputhje me kushtet historike, ekonomike e shoqërore. Në këtë kuptim ajo ka ndjekur evolucionin e popullit tonë dhe kalimin e tij nga ilirët tek shqiptarët. Ajo ka regjistruar me besnikëri çdo ndryshim dhe është bërë shprehje e tipareve më të qenësishme të popullit shqiptar. Për këtë arsye ajo ka karakter origjinal dhe kombëtar, me gjithë ndonjë ngjashmëri dhe ndikim nga të drejtat e popujve tjerë.

E drejta zakonore shqiptare përbënte një sistem të plotë juridik. Ajo rregullonte jetën e njeriut nga lindja deri në vdekje. brenda këtij sistemi të harmonishëm gjendeshin degëzimet më kryesore të së drejtës, si normat me karakter statutor që rregullonin mënyrën e organizimit të shoqërisë, norma të së drejtës familjare, civile, penale, procedurale. Për këtë arsye ajo është quajtur si një "kushtetutë e vërtetë e shqiptarëve".

Kjo e drejtë kishte nevojë, sigurisht, për një forcë shtrënguese që ta vinte atë në zbatim. Në mungesë të shtetit dhe të mekanizmit të tij shtrëngues, e drejta zakonore shqiptare kishte përpunuar format e saj të shtrëngimit që ishin në natyrën e vet. Këto forma ishin kolektive si: kuvendet, gjyqet e pleqve, forca e opinionit publik, si dhe individuale: gjakmarrja. "Gjaqet si pjellë e rendit gjinor - shkruan Kadare - janë një dukuri e njohur në mjaft popuj e në mjaft pika të globit tokësor, madje shpesh të largëta nga njëra-tjetra. Por, në ndryshim nga shumë popuj tjerë, gjakmarrja te një pjesë e ballkanasve, kryesisht te shqiptarët, ka qenë pjesë e atij mekanizmi kushtetues që rregullonte tërë jetën e tyre juridike, morale e filozofike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lashtësia e Ligjeve të Maleve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ora e Maleve
» Sajimi i Greqisë së lashtë
» Roma e Lashtë
» Epiri i lashtë
» Në Tomorr, në Malbabá: nga e mira pagane te orakujt e lashtë!…

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kanun-
Kërce tek: