FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ndalesat martesore mes të afërmve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Ndalesat martesore mes të afërmve Empty
MesazhTitulli: Ndalesat martesore mes të afërmve   Ndalesat martesore mes të afërmve EmptyTue 19 Aug 2014, 21:17

Ndalesat martesore mes të afërmve në kanunet shqiptare janë tri lloje: ndalimi i martesës brenda fisit, brenda gjinisë dhe mes familjeve që kanë lidhje rituale (kumbarí e vllaznim).

Siç dihet fisi është grupi i njerëzve që kanë prejardhje të përbashkët nga ana e babait, nga një stërgjysh i përbashkët, në kohë të hershme. Më saktë në fis bëjnë pjesë meshkujt sipër-përmendur që trashëgohen vazhdimisht dhe motrat e bijat e tyre. Fisi nuk përzihet në martesë, edhepse burri e gruaja gjithnjë janë të fiseve të ndryshme. Fisi trashëgohet ashtu siç është, nga babai tek fëmijët. Kanuni e ndalon martesën mes një djali e një vajze që i takojnë të njëjtit fis. Kjo ndalesë shkon aq larg, pra është e pakufishme. Kanuni thotë: "Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë". Pra nuk thotë se deri në brezin e 400-të ndalohet e pastaj lejohet, por këtë numër e përdor më shumë si numër simbolik, duke thënë se edhe po të kalojnë kaq breza përsëri martesa nuk lejohet, e kjo dmth kurrë. Nga ana shëndetësore, martesa mes dy personave të një fisi por që kanë kaluar disa breza, t'a zëmë shtatë brezë, nuk paraqet ndonjë rrezik, por arsyeja e një ndalimi kaq ekstrem gjendet tjetërkund.

Shtrirja e gjerë teritoriale e fiseve të lashta ilire, na shtyn të mendojmë se ndalime të tilla nuk ka pasur në shoqërinë ilire. Një dardan që ka jetuar në qendër të Dardanisë, në cilëndo anë që të ketë kërkuar nuse të një fisi tjetër, është dashur të udhëtojë së paku 5 ditë më këmbë. Kështuqë për arsye praktike martesat kësodore duhet të kenë qenë të rralla. Shumica janë martuar aty pranë në fshatrat e afërme por duke kërkuar dikë jashtë shtatë brezave. Kjo gjë është e qartë kur sot me gjithë komunikacionin e zhvilluar martesat nëpër fshatra bëhen kryesisht me atyre që kanë një, më së shumti tre fshatra ndërmjet e nuk mungojnë edhe martesa mes fshatrave fqinje.

Që nga koha e mesjetës para pushtimit turk ka filluar shtresimi i tretë i fiseve shqiptare, siç thotë Milan Shuflaj, të cilët në këtë kohë kishin nevojë për konsolidim dhe forcim të kohezionit. Në këtë kohë shumica e fiseve posa kishin filluar të krijoheshin dhe nga paraardhësi i përbashkët, kishin kaluar pak breza. Duke krijuar ligjin sipas nevojave të kohës, u bë ky lloj hyjnizimi i fisit, për të siguruar të gjithë se janë vëllezër, dhe në këtë rast ndalimi i martesës ishte treguesi më i fortë i kësaj vëllazërie, ndërsa thyerja e këtij ligji ishte incest njësoj sikur të merrej motra për grua. Në këtë kohë kur shqiptarëve u mungonte shteti dhe nuk mund të krijonin shtet të mirëfilltë për shkak të rrethanave tragjike, shoqëria në të cilën duhej të mbështeteshin ishte ajo fisnore. Por këto nuk ishin fise zezakësh që kërcejnë rreth zjarrit me bythë zbuluar, as fise indianësh me pupla në kokë, por ishin shoqëri që me organizimin e tyre të lartë mund të krahasohen me shtete të vërteta. Në të vërtetë përballja e shqiptarëve jo me fise barbarësh, por me perandori të zhvilluara (Roma, Bizanti, Turqia, etj), shtroi nevojën që edhe këta të jenë të organizuar sikurse armiku, në mos më mirë. Për një organizim kaq të fortë nevojitej kohezion brenda fisit, që të gjithë të ishin të lidhur mes vete, dhe të mbaheshin si vëllezër. Dhe këtë kohezion përveç faktorëve tjerë e ndihmon jashtë mase edhe egzogamia ekstreme siç është në Kanun. Nga ana tjetër martesa jashtë fisit ndikoi në krijimin apo mbajtjen gjallë të lidhjeve më të gjera brenda fiseve të ndryshme kështuqë shqiptarët ishin një popull apo një komb edhepse nuk kishin shtetin e tyre, e as nuk kishin arsimim të organizuar, sepse martesat jashtë fisit, krijonin një rrjet të gjerë të njerëzve me lidhje gjaku.

Pra, martesa jashtë fisi në formën ekstreme siç e shtron kanuni, ishte nevojë e kohës në të kaluarën. Ajo ishte një ndalesë pjesërisht për arsye kultike, një hyjnizim i fisit për nevoja praktike të asaj kohe dhe pjesërisht për shkak të afërsisë së gjakut.

Ndalesa e martesës brenda gjinisë, është më domethënësja duke qenë se kjo ndalon martesat mes personave që me të vërtetë i përkasin një gjaku. Kanunet shqiptare e ndalojnë martesën brenda gjinisë deri në shtatë brezë. Kanuni thotë: "Me ndodh çika mbesë mbas mbese, Kanuja s'ta jep deri në shtatë gjini. Ke detyrë me ja lyp gjininë mbas gjinije. U banë shtatë s'e ke má gjak". Duhet të kalojnë shtatë brezë që nga paraardhësi i përbashkët i djalit dhe vajzës qoftë ky ndonjë stërgjysh apo stërgjyshe. Të rinjtë që i përkasin brezit të shtatë praktikisht kanë të drejtë të martohen. Kjo ndalesë duhet të jetë shumë e vjetër. Nuk i përket as kohës së metalit madje as kohës së gurit. Kjo duhet të jetë një nga faktorët që krijoi njeriun, sikurse mosndalesa është një nga faktorët që nga njerëzit krijon përbindësha ose majmunë. Martesa jashtë gjinisë, së pari mban larg lindjet e fëmijëve me sëmundje gjenetike; sa më të afërt që janë burri e gruaja, mundësia për të lindur fëmijë me sëmundje gjenetike është aq më e lartë. Nga ana tjetër martesa mes të afërmëve nuk e zhvillon sistemin imunitar ngaqë të afërmit kanë imunitetin e njëjtë, ndërsa martesa mes një djali e një vajze të largët sjell deri tek përzierja e dy sistemeve të ndryshme imunitare duke e rritur aftësinë e organizmit për luftimin e sëmundjeve. Së fundi martesa jashtë fisit ka zhvilluar racën tonë në të gjitha pikëpamjet si në forcë, bukuri, inteligjencë, shëndet etj. Dëmet që sjell martesa mes të afërmve janë të panumërta, saqë nuk është as e nevojshme t'i numërojmë këtu. Me siguri njerëzit para se të bëheshin tamam njerëz e kanë vërejtur se martesa mes të largtëve ka sjellur në jetë fëmijë më të shëndoshë, andaj kanë marrë mësim nga kjo përvojë.

Një nën-lloj tjetër i ndalesës së martesës brenda gjinisë është edhe ndalimi i martesë mes fëmijëve që i përkasin një nëne por etërve të ndryshëm, si edhe pasardhësve të këtyre fëmijëve deri në pambarim. Kanuni thotë: "Sejcili vlla për nanë tokë e truell i ka në fis të babës së vet. Fmija shkon mbas babës.
Martesë nuk mund të bahet në mes tyne brez mbas brezi." Edhe këtu vërehet një hyjnizim, në këtë rast i lidhjes së gjakut nga e ëma.

Lloji tretë i këtyre ndalesave është ai mes familjeve me lidhje rituale, kumbaria dhe vëllaznimi.

Kumbaria në çdo pikëpamje është zëvendësim ritual i miqësisë, krijohet një lidhje artificiale vëlla-motër mes kumbarës dhe ndrikullës, dhe një lidhje artificiale dajë-nip mes kumbarës dhe famullit. Familjet me lidhje kumbarie kanë detyrë të respektojnë njëra tjetrën, kumbara duhet t'a shikojë ndrikullën si motër, dhe kanuni i jep të drejtë vizite ndrikullës për tek kumbara njësoj sikurse në gjini. Është me interes të veçantë se në rastin e kumbarisë së flokëve, kumbara është ai që famullit ja pren flokët së pari herë, në modelin luftarak. Domethënia e kësaj është se kumbara i hap rrugën famullit, për tek fama luftarake. Kumbaria duhet të ketë mbetur si zakon nga kohërat e lashta për arsye të ndryshme, por gjithnjë si një zëvendësim i dajës apo i lidhjes dajë-nip. Së pari në kohëra shumë të lashta femrat e grabitura nga ndonjë fis armiqësor, do të kenë pasur të vështirë mbajtjen e lidhjeve me gjininë, dhe fëmijëve i është dashur një dajë 'ritual'. Pastaj familjet me pak fëmijë, rrjedhimisht kanë pasur pak miq, prandaj për t'u matur me famijet e mëdha, kanë krijuar lidhje 'rituale' duke zgjeruar rrjetin e lidhjeve familjare në krahinën ku kanë banuar. Njëherësh kumbaria u ka shërbyer fiseve dhe familjeve të ardhura që të afrohen me shoqërinë e vendasve dhe të pranohen më lehtë nga ata. Duke qenë se ishte zëvendësim i lidhjes dajë-nip në çdo pikëpamje, atëherë edhe ndalimi i martesës mes dy familjeve shkonte deri në 7 brezë sikurse tek lidhja gjinore. Kanuni përveç që e ndalon martesën në këtë rast deri në shtatë brezë, edhe e jep si të këshillueshme që të ruhet më tej. "Me ndodh djali a çika të shpive të lidhuna me kumbari ndër veti, martesa s'mund të bahet pa kalue pesë brezë. Mujte me gjet nuse gjeti, kumbarinë mos e prish as në pesë brez. Ndera ta lyp me e ruejt për jetë."


Lidhja tjetër rituale, vllaznimi, i përket një natyre tjetër. Në këtë rast dy djem bëhen vëllezër, ose dy vajza bëhen motra duke pirë ca pika gjaku të njëra-tjetrës. Tek rasti i vëllaznimit mes dy djemve krijohet një lidhje e ngjashme me lidhjen mes pjesëtarëve të një fisi. Edhe ndalesa është njësoj sikur tek martesa brenda fisit. "Martesa në shpitë me vllaznim gishtash nuk mund të bahet për deri sa të mbahet mend ai vllaznim brez mbas brezi." Tek rasti i vëllaznimit mes vajzave, ndalesa përfshin me sa duket vetëm brezin e parë, fëmijët e 'motrave', ose ndodh që për shkak të praktikës së rralluar është harruar pjesërisht edhe zakoni siç ka qenë në origjinal. Edhe vëllamia është një zëvendësim i vëllaut apo motër, me një vëlla ritual a motër rituale. Edhe ky duhet t'i ketë patur arsyet praktike për t'u lindur mes shqiptarëve.

Përderisa lidhja e kumbarisë është zëvendësim i lidhjes gjinore, vëllamia është një lidhje fisnore, një fis ritual. Prandaj edhe ndalimet e martesës janë të ngjashme. Edhepse vëllamia e kumbaria nuk janë lidhje gjaku të mirëfillta, ato janë respektuar gjatë gjithë historisë shqiptare sepse praqesin në vetvete vlera dhe arritje kulturore të kombit tonë. Ndalesa martesore në këtë rast ka qenë një respekt për këto lidhje rituale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndalesat martesore mes të afërmve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndalesa martesore me të huajt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Ligji i Maleve-
Kërce tek: