FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kuvende shqiptare (shembuj)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Kuvende shqiptare (shembuj) Empty
MesazhTitulli: Kuvende shqiptare (shembuj)   Kuvende shqiptare (shembuj) EmptyTue 19 Aug 2014, 21:10


Kuvendi e Besëlidhja e Pukës për çlirimin e vendit


Maj 1912 përfaqësuesit e mbarë krahinës së Pukës u mblodhën në Livadhet e Qelzës, në Breg-Gominë. Kuvendin e kryesonte Zenel Mustafë Aga i Iballës. Kuvendi bëri Besëlidhjen me këto sulle:

1) I pari i besëlidhjes së Shtatë Bajrakëve të Pukës do të jetë Zenel Mustafa i Iballës;

2) Krenët e Besëlidhjes do të jenë: Halil Musa e Hasan Neziri (Kabash), Sali Rexhep aga (Mal i zi), Bibë Mirakaj (Iballë), Prend Uka (Berishë). Frrok Kola e Qerim Sokoli (Bugjon), Marash Marku (Qelzë), Frrok Kolë Gjoni (Qerret), Keqan Qerimi (Trun), Kolë Mar'Vata (Dush), Prend Kovaçi (Këçirë);

3) Prijësit e djalërisë do të jenë: Mark Koliku e Ndoc Mardeda (Berishë), Ndue Mar'Prendushi (Midhë), Prend Zeqa (Dardhë), Tahir Rexhepi (Malzi), Keqan Qerimi (Trun-Flet) etj.;

4) Çdo katund do të caktojë dorëzanët e Besës për deri sa të çlirohet Puka prej turqve;

5) Burrë për shtëpi do të shkojnë në djalërinë e Besëlidhjes sa herë t'u vijë fjala prej krenëve të Besëlidhjes;

6) Kush then Besëlidhjen do t'i merren gjaja e gjallë prej komitës së Besëlidhjes dhe do t'i digjet shtëpia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Kuvende shqiptare (shembuj) Empty
MesazhTitulli: Re: Kuvende shqiptare (shembuj)   Kuvende shqiptare (shembuj) EmptyTue 19 Aug 2014, 21:11

Kuvendi i Qerretit kundër Esat Pashës - Qerret, qershor 1915

Ushtria bashibozuke e Esat Pashës po kërcënonte mbarë vendin deri në veri të Matit. Dushi e Këçira i bënë thirrje tërë krahinës së Pukës për një besëlidhje kundër Esat Pashës. Kuvendi u mblodh në Qerret te Kshteja Hanit. Në Kuvend morën pjesë 500 burra nga tërë krahina e Pukës. Kishin ardhur edhe përfaqësuesë prej Kashnjetit e Kërthpule (Dibri); Kryeziu, Qafë-Mali, Fushë-Arrëzi, Bregu, Shkoze e Gojani (Spaç), si edhe bajraktari i Shalës me krenët e vet, të cilët ishin strehuar në Mertur me 150 gra, fëmijë pleq e disa burra, të larguar nga masakrat e shovinistëve malazezë që po bënin në Dukagjin. Gjithashtu kishin ardhur nga Mazreku e Shllaku. Në kuvend erdhi edhe Hasan Prishtina i shoqëruar prej zenel Mustafë Agës. Kuvendi mori hapësirë ndërkrahinore. Besëlidhja këtij kuvendi u bë me këtë sulle:

1) Besëlidhja me Pukë, Kashnjet e Kerthpulë, Gojan e deri në Qafë-Mali. Të parë do të ketë Zenel Mustafën e Iballës;

2) Krenët e Besëlidhje do të jenë një për bajrak;

3) Çdo katund do të caktojë dorëzanët e Besës deri sa të mbarojë lufta kundër Esat Pashës;

4) Çdo katund do të qesin burrë për shpi në bajrak të vet sa të lëshohet kushtrimi për të zënë pritat;

5) Pritat do të vihen në Le të Dushit, në Skaje, në Qafë Rrasë (Kërthpulë), dhe Kodër Lejthizë (Kashnjet). Pesha më e rëndë e luftës i ra Këçirës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Kuvende shqiptare (shembuj) Empty
MesazhTitulli: Re: Kuvende shqiptare (shembuj)   Kuvende shqiptare (shembuj) EmptyTue 19 Aug 2014, 21:12

Besëlidhja e Pukës me Malësinë e Gjakovës

Malësia e Gjakovës dhe Puka lidhen prej shekujsh në mes tyre nëpërmjet rrugëve që kalojnë për Gjakovë dhe Shkodër. Në pranverën e vitit 1862 malësitë ishin ngritur kundër taksave të reja e çarmatosjes së popullit. Malësia e Gjakovës e ftoi Pukën në një kuvend të përbashkët ndërkrahinor për Besëlidhje kundër ekspeditave ndëshkimore që priteshin të vinin. Kuvendi u mbajt në Dushaj, në breg të Drinit. Nga ana e Malësisë së Gjakovës shkuan në atë kuvend: Binak Alia, Shaqir Curri, Mehmet Rama, Ukshin Brahimi, Abdullah Çuni, Zenun Sadiku, Fazli Rrusta, Fazli Dani, Bajram Halili, Fazli Neziri etj. Nga ana e Pukës: Shaban aga, Rrustë Kabashi, Musë Alia, Kolë Rexha, Pjetër Marashi, Lukë Prendi, Kolë Ndreca, Kolë Palushi, Kolë Mar'Vata etj. Besëlidhja u bë me këto sulle (vendime):

1) Malësia e Gjakovës dhe Puka ta ndihmojnë njëri tjetrin me djalërinë e vet në rast lufte me turqit;

2) Kur të afrohet askeri turk, gra e fëmijë të kalohen te njëra e tjetra anë për strehë e siguri;

3) Të vihet besë për shtëpi e katund, bajrak e krahinë përa sa kohë djalëria të jetë në luftë kundër hasmit të vendit;

4) Të mos ndërrohet për të gjallë Kanuni i të parëve me sheriatin.

Besëlidhja u shpall katund për katund e bajrak për bajrak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Kuvende shqiptare (shembuj) Empty
MesazhTitulli: Re: Kuvende shqiptare (shembuj)   Kuvende shqiptare (shembuj) EmptyTue 19 Aug 2014, 21:12

Kuvendi i Madh i Drenicës - 1903

Kundër reformave turke të ashtuquajtura "Reforma për Maqedoninë", si dhe kundër vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë, i cili kishte plane ogurzeza për fatin e kombit shqiptar, shtrohej nevoja që shqiptarët të bënin një kryengritje të ashpër kundër këtyre padrejtësive. Për këtë duhej të bëhej pajtimi i të gjitha gjaqeve dhe ngatërresave, dhe të dilnin me një program të caktuar për formën dhe mënyrën e organizmit të kryengritjes. Një ndër arsyetimet e kryengritjes ishte: "Përse Turqia të lejojë ardhjen e konsullit rus në Mitrovicë?"

Për këtë fillimisht u mbajt një kuvend te Verrat e Llukës më 15 janar 1903 dhe më pas një kuvend i dytë në Drenicë, në Livadhet e Morinës më 26 mars 1903. Ky i fundit u njoh si Kuvendi i Madh i Drenicës. Kuvendi u mbajt në Livadhet e Morinës, fshat ky mes fshatrave Kryshec, Rezallë, Palluzhë dhe Palac.

Kreu i Kuvendit ishte Ahmet Delia nga Prekazi (hero i kombit). Ai e hapi kuvendin dhe drejtonte punën e tij.

Organizatorë ishin Rexhë Bajraktari i Llaushës, Ramë Lutani i Turiçefcit, Temë Dobroshefci, Zenel Abria, Ali Bajraktari i Gllogofcit, Rrustem Bajraktari nga Plluzhina, Halil Haxhi Vitaku etj.

Kontribuesë dhe pjesëmarrës aktivë ishin Rexhë Delia nga Prekazi (vëlla i Ahmet Delisë), Adem Bajraktari (vëlla i Rexhës) nga Llausha, Hetem Kozhica, Muharrem Deliaj nga Prellofci, etj.

Në Kuvend duhej të merrnin pjesë të gjithë ata që kishin rënë në gjak, dhe të gjitha ata që kishin gjak për të marrë, ose që ishin në ngatërresa. Ata duhej lutur për hir të gjendjes e për nder të atdheut, të bëhen burra të fortë dhe të falnin gjaqet e ngatërresat. Në rastin më të keq, kur dikush kundërshtonte, atëherë i pari i fisit ose flamurtari të cilit i takonte, e falte gjakun në emër të fisit.

Në Kuvendin e Morinës morën pjesë 3.000 burra nga Drenica. Në kuvend merrnin pjesë nga disa burra prej një shtëpie, në mënyrë që secili të jepte kontributin e tij, në faljen e gjaqeve. Mehmet Bunjaku nga Krasmirofci, fillimisht falë autoritetit të tij, organizon faljen dhe pajtimin e gjaqeve në rrethinat e Çyçavicës, pastaj me disa meshkuj nga fshatrat e kësaj ane shkon në Kuvend ku punën e paraqet si të kryer.

Për tri ditë sa zgjati kuvendi u bë pajtimi dhe falja e gjaqeve dhe ngatërresave. U caktua dhe dënimet: "Në rast se ndokush tenton ose vepron kundër vendimit të kuvendit, t'i digjet shtëpia" dhe "ai i cili gjatë djegies së shtëpisë tenton ose kundërshton zbatimin e vendimit të fiseve, atëherë fisi do t'a likuidojë atë si dhe tërë pasurinë do t'ia marrë". Kuvendi hartoi dhe miratoi një varg kërkesash të cilat ia dërgoi Portës së Lartë, duke ia bërë me dije se nuk do të zbatojë asnjë reformë që ka ndërmarrë Turqia, dhe se populli i Drenicës do t'i kundërshtojë me armë këto vendime të Turqisë.

Prijës të djalërisë ishin Ramë Lutani i Turiçefcit, Hetem Kozhica i Kozhicës, si dhe Bajraktarët secili në krye të bajrakut (flamurit) të tij.

Më 29 mars 1903 pasi përfundon kuvendi kryengritësit nën udhëheqjen e Ramë Lutanit të Turiçefcit e çlirojnë Vushtrrinë dhe të nesërmen më 30 mars i drejtohen Mitrovicës, për t'a çliruar dhe atë, si dhe për t'a larguar konsullin rus nga aty. Forcat shqiptare rrethojnë Mitrovicën, brenda së cilës gjendeshin 12.000 ushtarë turq më tepër për të mbrojtur konsullin rus, sesa qytetin. Kur forcat shqiptare kaluan lumin Sitnica, ushtria turke hapi zjarr, dhe aty fillon beteja që zgjat katër orë. Aty bien në altarin e lirisë 200 deri 300 kryengritës, mirëpo edhe ushtria turke përveç humbjeve shumë herë më të mëdha, shpartallohet dhe largohet nga Drenica e zonat tjera përreth. Në këtë rast ushtari shqiptar në shërbim të ushtrisë turke Ibrahim Halit Popova nga fshati Sukë i Gjilanit plagosi për vdekje konsullin rus, kuptohet në kundërshtim me qëllimin që kishin forcat turke aty. Ndërkaq Hetem Kozhica një ndër prijësit e djalërisë u vra nga një tjetër rekrut shqiptar në ushtrinë turke, Ibrahim Lashica i Gjilanit.

Për kah përfshirja territoriale ky kuvend ishte krahinor. Përfshinte të gjitha fiset e Drenicës së Kuqe. Për kah natyra ishte kuvend tipik për organizimin krahinor ose ndërkrahinor për kryengritje të përgjithshme kundër armikut. Në të u morën vendime të natyrës ushtarake, çfarë merren në kuvendet e djalërisë, vendime të natyrës politike drejtuar armikut të vendit, ashtu dhe pajtimi i gjaqeve me qëllim të unifikimit të forcave kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kuvende shqiptare (shembuj) Empty
MesazhTitulli: Re: Kuvende shqiptare (shembuj)   Kuvende shqiptare (shembuj) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kuvende shqiptare (shembuj)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shembuj moralë
» Astronomi shqiptare
» Shqiptarë të turqizuar
» Shkolla Shqiptare e Athinës
» Shoqëria Shqiptare në Irlandë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Ligji i Maleve-
Kërce tek: