FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kontaktet me vendlindjen e të parëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Kontaktet me vendlindjen e të parëve   Fri 15 Aug 2014, 14:55

Shqiptarja nga Turqia, përmbush premtimin dhënë gjyshes, gjen kushërinjtë e saj në Gjilan



Vajza 25 vjeçare, Ezgi Ilbaş nga qyteti i Bursas së Turqisë ka gjetur kushërinjtë e saj në Gjilan, pasi stërgjyshërit e saj 85 vjet më parë ishin shpërngulur në Turqi.

Gjyshja e Ezgi Ilbaş, Sanija, para 85 vjetësh, kur ishte vetëm një vjeçare, së bashku me prindërit e saj ishte shpërngulur në Turqi dhe ishin vendosur në Bursa, dhe që nga atëherë nuk kishin ardhur asnjëherë në Kosovë.

Takimi i saj me kushërinjtë ndodhi pasi Ezgi, e cila gjithmonë e ka konsideruar veten shqiptare, kishte ardhur nga Turqia për t’i kërkuar kushërinjtë, meqë i kishte premtuar gjyshes së saj që do të mundohet ta gjejë familjen e saj.

“E kam pyetur gjyshen se a dëshiron t’i vizitojë trojet ku ke lindur, ndërsa ajo mu ka përgjigjur: sigurisht se po, vetëm se e dimë se ku i kemi të afërmit, pasi për herë të fundit jemi dëgjuar para 40 vjetësh”, tha Ezgi për ueb faqen ‘G-Lan City’.

Me të ardhur në Gjilan, Egzi kishte kontaktuar administratorët e faqes “G-Lan City” të cilët e ndihmuan në gjetjen e kushërinjve të saj të cilët i kërkonte.

Pas prezantimit te kushërinjtë, përkatësisht te Faik Dërvodeli të kushërirës së tij dhe pas shpjegimit të vajzës dhe përkthimit nga administratorët e ‘G-Lan City’, ata kuptuan që me të vërtetë ishin kushërinj.

Të dyja palët, si familja e Faik Dërvodelit, ashtu edhe Egzi Ilbaş ishin shumë të lumtur për këtë ndodhi që u ndodhi atyre, meqë nuk kishin kontaktuar qysh nga viti 1974, kur babai i Faikut, Rexhepi kishte vizituar kusherinjtë në Turqi.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Kontaktet me vendlindjen e të parëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njerëzit e parë në Evropë
» Njeriu ne Hënë?
» A deshironi te kishit nje takim me Alien
» Dielli pagan i të parëve tanë
» Kështu Alienët krijuan njeriun e parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Anadolli-
Kërce tek: