FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Saranda Maliqi - synoj titullin e më të bukurës në Zvicërr

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Laureta
MODERATOR
avatar

Female Numri i postimeve : 18
Join date : 07/07/2014
Age : 22
Location : Ferizaj

MesazhTitulli: Saranda Maliqi - synoj titullin e më të bukurës në Zvicërr   Fri 15 Aug 2014, 08:08



Saranda Maliqi, shqiptarja e vetme në Miss Zvicra

Që vajzat shqiptare janë të bukura dhe kanë sukses nëpër botë, këtë tashmë e kemi mësuar. E njëra ndër to është edhe një vajzë nga Kosova Saranda Maliqi e cila është konkurrentja e vetme shqiptare në ‘Miss Zvicra’. Ajo në një intervistë për gazetën Tribuna ka shpalosur shumë detaje për këtë ngjarje si dhe për jetën e saj private...

Do ta përfaqësojë bukurinë zvicerane, duke pretenduar ta rrëmbejë epitetin e ‘Princess of Switzerland’. Është kjo shqiptarja Saranda Maliqi e cila synon të bëhet ‘Miss Zvicra’. Këtë e ka shpalosur ajo vetë në një bisedë për gazetën Tribuna, ku për bashkatdhetarët e saj ka treguar imtësisht kush është ajo dhe cilat janë synimet e saj në botë e showbizzit.

Tribuna: Tregomë pak për biografinë tuaj!
Maliqi: Prejardhjen e kam nga komuna e Gjilanit dhe Kamenicës. Ka vite që jemi zhvendosur në Prishtinë. Që nga mosha 3-vjeçare jetoj së bashku me prindërit e mi Zejnulla dhe Fatime Maliqin, vëllanë tim 25-vjeçar Sokolin dhe motrën 21-vjeçare Blertën në Schönenwerd në kanton të Solothurnit në Zvicër.

Tribuna: Sa vjeçare jeni?
Maliqi: Jam 23 vjeçare.

Tribuna: Pse keni vendosur të merrni pjesë në Miss Zvicra?
Maliqi: Vendimi im për kandidaturën në Miss Zvicra ka të bëjë me faktin që pjesëmarrja m'i hap dyert për planet në të ardhmen time, por edhe ishte thjesht një vendim spontan sepse gjithmonë më thoshin familja dhe bashkëpunëtorët të marrë pjesë në një garë bukurie. Doja të kisha një eksperiencë të re. E ndija veten në moshën e saktë për të filluar diçka të re.

Tribuna: Tregomë diçka më shumë për këtë ngjarje, kur do të mbahet?
Maliqi: Kjo ngjarje mbahet më datën 11.10.2014 në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë. Në fillim kanë aplikuar afër 1 mijë vajza. Pas çdo paraqitjeje kishte edhe diskualifikime, ku numri vinte gjithherë duke u zvogëluar. Në muajin maj kishim një "akademi të misseve", ku kishim detyra sfiduese të ndryshme për t'i kryer. Deri më tani arrita të jem në mesin e 12 finalisteve, të cilat do të luftojnë për kurorën e Miss Zvicra. Ne fakt titulli i ri quhet "Princess of Sweitzerland", pasi që ketë vit janë ndërruar organizatorët. Ata me këtë titull dëshirojnë të theksojnë se nuk është vetëm garë bukurie por edhe zgjedhje e një karakteri të fortë me tipare të veçanta njerëzore dhe profesionale.

Tribuna: Kur keni filluar të merreni me modelim?
Maliqi: Nuk kam bërë modelim më parë, fillova modelimin me pjesëmarrjen në Miss Zvicra 2014.

Tribuna: A jeni në shkollë, dhe a punoni diçka tjetër?
Maliqi: 3 vite më parë kam absolvuar shkollimin profesional në administratë publike, ndërkaq, pjesën praktike e kam përfunduar në komunë. Tani jam zyrtare e lartë në komunë dhe jam përgjegjëse për nxënësit që e kryejnë pjesën praktike. Përveç punës jam duke e absolvuar edhe maturitetin si parapërgatitje për studim të mëtutjeshëm.

Tribuna: A jeni e dashuruar?
Maliqi: Po.

Tribuna: A pritni ndonjë çmim?
Maliqi: Normalisht që synoj të bëhem Miss Zvicra. Përveç këtij çmimi nuk shpërndahen çmime të tjera. Vetëm numërohen vajzat, për shembull përcjellësja e Miss Zvicrës. Por dua të them se çmimin më të madh tani e kam fituar. Është përvoja të cilën e kam fituar me pjesëmarrjen time. Janë gjërat që kam mësuar për modelim, gazetari dhe njerëzit të ndryshme qe kam njoftuar. Në gusht do shkoj në Florida për një foto-shooting, të cilën e sponsorizon agjencia Edelweiss. Edhe gjëra si këto janë çmime të vlefshme.

Tribuna: A ke menduar ndonjëherë të merrni pjesë në gara bukurie në Kosovë?
Maliqi: Po, me gjithë dëshirë do të doja edhe të marr pjesë në gara bukurie e pse jo edhe si moderatore në Kosovë.

Tribuna: Cila është ëndrra jote më e madhe?
Maliqi: Ëndrra ime më e madhe është ta krijoj një emision timin personal, të cilën do ta moderoja vetë. E dua shumë moderimin, komunikimin dhe gazetarinë. Ky edhe është plani i im i ardhshëm - emisioni im. Një synim tjetër i imi janë studimet. Jam e interesuar edhe në shkencën sociale.

Tribuna: Diçka për fund
Maliqi: Jam shumë mirënjohëse qe mediet shqiptare në Kosovë interesohen të shkruajnë edhe për popullin shqiptar në diasporë dhe i falënderoj të gjithë fansat në ‘Facebook’. Aktivitetet aktuale të miat mund të përcillen në fanpage timin Saranda Maliqi. Momentalisht jam në pushime në Kosove dhe jam shumë e lumtur që nga do që shkoj, takoj fansa të mi, të cilët më përkrahin dhe më motivojnë edhe më shumë qeëtë vazhdoj tutje

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Saranda Maliqi - synoj titullin e më të bukurës në Zvicërr
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Rhaetia-
Kërce tek: