FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk



Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Thu 14 Aug 2014, 20:58

Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor

14.08.2014

Projekti afatgjatë nacional me rëndësi të madhe për Sanxhakun, ka filluar të realizohet. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar , Esad Xhuxheviq, para tre muajve ka deklaruar se gjatë 100 viteve të fundit mbiemrave të shqiptarëve u janë shtuar me dhunë prapashtesat "vić" dhe "ić". Me këtë rast ai ka bërë me dije se shqiptarët do ti largojnë prapashtesat "vić" i "ić" nga mbiemrat e tyre pasi që u janë imponuar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar e ka kthyer mbiemrin e tij burimor, dhe tani, ai edhe zyrtarisht quhet Esad Xhuxho.

Departamenti i Administratës së Përgjithshme Komunale në Tutin, sipas kërkesës së Esad Xhuxheviçit, ka lëshuar vendim për miratimin e ndryshimit të mbiemrit nga Xhuxheviq në Xhuxho (Džudžević – Džudžo) - shkruan portali sandzacke.rs.

Xhuxheviq, tanimë Xhuxho, për revistën Revija Sandzak pati deklaruar se mbiemrave shqiptarë me dhunë u janë shtuar shtesat gjatë njëqind viteve të fundit duke filluar nga viti 1912, gjegjësisht nga koha kur Sanxhaku është okupuar nga Serbia.

Me këtë rast ai vuri në dukje se ky është një projekt afatgjatë nacional dhe me rëndësi të madhe për Sanxhakun. Ai, këtë deklaratë e ka dhënë me rastin e kremtimit të 11 majit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, në tribunën e mbajtur me titullin “ Sistemi i vlerave tek Shqiptarët e Sanxhakut– përvojat e mëparshme në arsimin në gjuhën shqipe në Sanxhak”.

Përndryshe, shqiptarët në Sanxhak kanë dy Këshilla Kombëtare - një të kryesuar nga Xhuxho (ish Xhuxheviq), i cili është një partiak dhe i cili ekziston që dy dekada, dhe tjetri të cilin e udhëheqë Samir Tandir, që është nën ndikimin e Myftiut të Sanxhakut, Muamer Zukorliqit. Fitohet përshtypja se ky fakt po sjell iniciativa interesante dhe rezultatet nuk mungojnë. Kështu para disa viteve ndodhi kur republika e Serbisë hapi Universitetin Shtetëror, vetëm pasi kreu i Bashkësisë Islame, myftiu Zukorliq, kishte hapur Universitetin Internacional. Hapja e këtyre Universiteteve bëri që Pazari i Ri (Novi Pazari) u shndërrua në një qytet të mirëfilltë universitar. Pritet që zgjedhjet e reja për Këshillin Nacional në Sanxhak të sjellin bashkimin e këtyre grupeve kurse populli i Sanxhakut të filloj me realizimin të drejtat e tyre që i synojnë.

/Ismet Azizi//kokaj.net/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Buzulk



Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Wed 27 Aug 2014, 23:07

Mbiemrat-patronimet në Sanxhak



Përdorimi i mbiemrave tek shqiptarët thuhet se ka filluar nga shekulli XII dhe ka vazhduar deri ne shekullin XX. Gjatë këtyre shekujve të historisë procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri.
Nga Ismet Azizi/
Profesori i patronomisë, Bidollari, mbiemrat i klasifikon në katër kategori të mëdha. “Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë. Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”. Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka. Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”.
Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë e kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk. Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.
Në Sanxhak ka ndodhur procesi i konvertimit me dhunë por edhe atje kanë ngelur patronimet e omonimet me rrënjën shqiptare si: Zogoviq, nga Zogu, apo Zogaj, Arnautoviq, nga arnauti, Kastratoviq, nga Kastrati, Shaliq nga fisi Shalë, Gashiq nga Gashi, Dukiq nga Duka, Dukaj, Lekiq, nga Lekë, Lekaj, Klementiq nga Kelmendi, Krasojeviq, nga Krasniq, Gjonoviq dhe Gjoni, Gjinoviq nga Gjini, e shumë patronime të tilla. Ndërsa të dëbuarit shqiptarë nga viset e dikurshme të tyre në Mal të Zi dhe Hercegovinë, me rastin e dëbimit në Sanxhak sollën emrat e vendbanimeve sllave e shqiptare nga të gjitha viset nga ku i kishin dëbuar. Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajit, vëllazëritë apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.
Pas ardhjes së Muhaxhirëve boshnjakë nga Mali i Zi që ndodhi pas vitit 1875 ka ardhur deri te përzierja e popullsisë dhe nga kjo kohë fillon humbja e identitetit shqiptar. Megjithatë, në rrethinën e Rozhajës dhe Peshterit ende ruhen, doket, zakonet dhe gjuha shqipe.

Popullsia e Sanxhakut, kryesisht ka prejardhje nga fiset Kelmendi, Hoti, Kuçi, Shkreli, Shala etj.
Fisi Kelmend është më i përhapuri në Sanxhak dhe që nga lashtësia kanë qenë kryesisht të shtrirë në rrafshnaltën e Peshterit.Kelmendasit, të cilëtnjihen edhe si Malësorë (serb. Malisori- brđani ), ndahen në Vokla, Nikç, Martinaj, Muriq etj.Ata kanë qenë katolikë por me kalimin e kohës janë islamizuar. Një pjesë e vogël e tyre kanë pranuar fenë ortodokse (Aleksiqët nga Borikovci afërBajevicës, Jakovljeviqët nga Znushe, Qurqiqët nga Rogozna, Glloxhoviqët (Glođovići) nga vendbanimi Bijelih Voda dhe Prekiqët nga Dolova).
Vëllazëria Plakiqi (Pljakiċ, Plakaj) janë me prejardhje nga fisi Kelmend. Ky fis deri në shekullin XVIII kanë qenë katolik dhe është ndër fiset e fundit që pranuan islamin. Kryesisht janë shtrirë në Peshter. Shumë nga Plakiqët, pas luftërave ballkanike,i kanë ndërruar mbiemrat (Osmanuglla, Kurtanoviq), disa tjerë që u vendosën në Novi Pazar morën mbiemrat Tuzinjac. Pas viti 1912 shumë familje të Plakiqëve u shpërngulën në Kosovë. Ndërsa ata që u vendosën në Pazar në vitet e tridhjeta mbajtën mbiemrat e tyre të vjetër (Plakiq dhe Kurtanoviq).

Vëllazëria Haxhiqi – Haxhaj (Hadzići) është shumë e përhapur në Sanxhak. Konsiderohet se janë Malësor të ardhur nga Shqipëria Veriore dhe nga Mali i Zi i sotshëm. Janë pasardhës edhe nga fisi Shkrel dhe Kelmend. Degëzim i tyre janë edhe Zukoviqët. Haxhixhët janë të shpërndarë në vendbanimet Gujicë, Zhupë të Tutinit, Dmitrovë dhe Baqevc -Rozhajë,
Vllazëria Nokiqi –Nokaj (Nokiċi)- janë të fisit Kelmend, janë shtrirë përgjat luginës së Ibrit dhe në fushën e Rozhajës. Mund të jenë të një degëzimi me Muriqët.Dihet mirë se disa familje janë shpërngulur në Pazarin e Ri.
Ujkanët- Ujkani ( Ujkanoviċi) janë vëllazëri shumë e përhapur në Sanxhak, me prejardhje janë të fisit Kelmend. Ujkanët nga Dragollovica e Sjenicës, poashtu Kelmendas, para vitit1924 kanë ardhur në Novi Pazar të cilët ishin nisur për Turqi. Ujkanovići nga Drazhevica e Sjenicës – ata të cilët u vendosën në Pazar quhen Drazhevicani. Ujkanoviqët nga Llukara e Novi Pazarit dikur janë quajtur Duplak.Ujkanoviqët nga Kovaqa dhe Raduhovci i Tutinit, janë të fisit Hoti. Deri vonë janë quajtur Tarik.Edhe Ujkanoviqët e Baqicës së Tutinit janë kelmendas.
Vllazëria Jerebiqani janë Martinaj me prejardhje dhe janë të fisit Kelmendi.
Ajdinajt (Ajdinoviċi)- janë familje të ndryshme, të shumta dhe nga fiset e ndryshme si nga Shala, Kelmendi, Hoti etj.
Vëllazëria Muriqi janë po ashtu kelmendas nga prejardhja. Më të përhapur janë në trevat e Rozhajës: Llomnica e Epërme dhe e Poshtme,Pak ( Bač), Besnik, mandej në Peshter, në Qosaj (Cosović)dhe Braćak, gjegjësisht në Tutin, Vele Pole, Gnjillë, Shpilan të rrethit të Tutinit. Muriq ka edhe në Murinë të Plavës. Ka edhe shumë të përhapur nëpër fshatrat e rrethinës së Pazarit të Ri.Por, numër i madh i tyre gjendet në qytetin e Novi Pazarit.Shumë prej tyre i kanë ruajtur mbiemrat e vjetër por një numër i konsiderueshëm ikanë ndryshuar. Shumë prej tyre sot kanë marrë mbiemrat:Zekiq, Tahiroviq, Selimoviq, Selamnoviq, Ahmetoviq, Muqoviq Omeroviq, Dudiq, Ikiq etj.
Lajqi (Ljajiċi) janë kelmendas dhe me origjinë janë kryesisht nga treva e Rugovës të cilët janë vendosur në vendbanimet Pepaj (Pepić), Joshanicë, Duganjivë, Posutanë, Malevicë, Mali Shtupal, Drelaj, Buxhov(Bandzov), Pllunci. Në Sanxhak ata shtrihen nga Rozhaja deri në malet e Golisë. Përhapja më e madhe e tyre është në Peshter dhe Duga Polanë. Shumë nga ta kanë ndryshuar mbiemrat dhe me kalimin e kohës janë shpërngulur dhe janë vendosur në Pazarin e Ri. Ndër ta njihet Adempashë Lajqi nga mesi i shek XIX.
Kelmendas janë edheHamidoviqët, (Hamidovići),të cilët i kanë banuar vendbanimet: Qukotë, Prush (Pruzanj), Delimexhë, Melajë të Tutinit. Hamidoviqët dikur janë quajtur Cakoviq. Banorët më të vjetër janë në vendbanimin Melaje. Hamidoviqët e fshatit Smolucë të Tutinit janë të fisit Shalë .
Murteziqëtjanë të fisit Hoti dhe jetojnë në Krushevë afër Novi Pazarit. Edhe këta deri vonë kanë qenë pjesëtarë të fesë katolike. Pas vitit 1950 gjashtë familje janë vendosur në Novi Pazar.
Ganiqët (Ganići) Janë me prejardhje nga fisi Kuç. Në Rozhajë ndahen në: Fetahoviqë, Beqiragaj, Ganiqë, Kardoviqë, Qollaku (Qolakoviq) dhe Haxhixh. Personalitetete njohura të Ganiqëve kanë qenë: Murat-aga, Hamid-beg (kajmakama) dhe Hemed-efendia (deputet në parlamentin turk në vitin 1910).Disa familje të Ganiqëve janë shpërngulur nga Rozhaja në drejtim të Tutinit, Sebeqevës dhe Pazarittë Ri. Ka pasur Vëllazëri të fisit Kuç nga të dy religjionet. Zukorliqët kanë qenë katolik të fisit Kuç.
Cërnishaninët e sotshëm janë nga fisi Hoti të cilët janë vendosur në Cërnish në Peshterin e Ulët dhe deri vonë kanë qenë katolik. Sipas disa gojëdhënave ata kanë qenë tre vëllezër: Meta, Aliqki dhe Buli dhe nga ta janë krijuar vëllazëritë:Metiqët, Aliqkoviqët dhe Bulliqët, të cilët me kalimin e kohës janë islamizuar. Nga viti 1908 kanë filluar të shpërngulen drejt Novi Pazarit ku e kanë marrë emrin Cërnishanin por disa e kanë ndryshuar edhe në Mujoviq.
Cilerxhiqët (Cilerdzići) janë të fisit Shkrel dhe shtrihen në Rrafshnaltën e Peshterit dhe rreth Novi Pazarit. Disa prej tyre shumë herët kanë zbritur në Novi Pazar.
Vllazëria e Vejselëve (Vejseloviqi) është shumë e përhapur dhe nuk janë të gjithë në lidhje gjaku. Ata të Dubovës dhe Kovaqit të Tutinit janë të fisit Hoti. Vejselët e Bllacës janë të fisit Shalë, ndërsa ta të Rasnës dhe Kameshnicës së Sjenicës janë me prejardhje nga fisi Kelmend.
Muminajt-Muminoviqët (Muminovići),janë me prejardhje nga fiset e ndryshme, si, Hoti,Kuçi,Shala etj., të përhapur nëpër vendbanimet e fshatrave të rrethit të Tutinit.

Këta ishin vetëm një numër i vogël i mbiemrave -antrponimevetë vëllazërive (familjeve) të shumta, të përhapur me shekuj në vendbanimet e Sanxhakut. Nuk është e mundur të paraqiten të gjithë mbiemrat dhe vëllazëritë në një shkrim të shkurtër për lexuesit. Mbetët për të ardhmen që të punohet në këtë drejtim në një botim më të gjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
cool_shqype
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:42

Do te ishte me vend qe e njejta vale te perfshinte te gjithe territotret Shqipfolese qe te vetpastrohemi nga mbiemra qe nuk paraqesin realitetin genetik dhe jane pasoje e deformimeve kohore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mano
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:42

Smile Smile Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rex në fronin tim
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:44

Keshtu si po zhvillohen ngjarjet atje nuk eshte larg qe situata te eskaloj dhe te vie deri te ndonje konflikt i armatosur. Ne nje tubim para disa ditesh, me duket se ishte ceremoni varrimi, u shfaqen rreth 100 persona me uniforme ushtarake.
Megjithate uniformat ishin te ngjajshme me ato te divizionit Hanxhar, te luftes se dyte boterore, qe do te thote se momentalisht banoret e Sanxhakut me shume ndjehen te lidhur me muslimanet e Bosnjes se me ne shqiptaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Socio*
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:45

Divizionin Hanxhar e perbenin kryesisht shqiptaret dhe karakterizohej me plisa ngjyre hiri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Edvin83
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:45

Po këta a po heqin prapashtesat thjesht për të mos u dukur serbë por boshnjakë, apo për të thënë që janë shqiptarë? Se në kanale të tjera mediatike kam lexuar që këta thonë që janë boshnjakë e prandaj po i heqin prapashtesat serbe. A ka qenë dikush atje apo a kemi ndonjë nga Sanxhaku që të mund të na shpjegojë më mirë se ça po ndodh atje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
CERMENIKASI
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:46

Në regjistrimin e popullatës të vitit 2002, në Pazar të Ri vetëm 129 veta janë deklarue me kombësi shqiptare (dmth 0,15%).
Në Sjenicë gjatë të njajtit regjistrim (2002) janë deklarue me kombësi shqiptare vetëm 11 veta (dmth 0,04%).
Këta të dhana i jep qeveria serbe për të cilën mund të kemi dhe dyshime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rex në fronin tim
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:47

Shqiptaret e perbenin divizionin SS Skanderbeg, Socio. Divizioni Hanxhar ishte i perbere kryesisht prej muslimaneve te Bosnjes dhe ne koke mbanin fes, jo plis.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Socio*
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:49

Boshnjaket nuk jane race luftarake Rex dhe divizioni SS Skanderbeg nuk ka te beje pune fare ketu.

Ajka e divizionit Handzar ishin shqiptaret qe vinin nga te gjitha trojet tona - FYROm; Kosove; Sanxhak etj. Ata dalloheshin me plis ngjyre hiri dhe ishin rekrutuar nga Rudi Somerer, nje oficer i larte gjerman, per aftesite e tyre luftarake. Ketu shqiptaret u kane dal hak shkijeve - histori qe e kam degjuar edhe nga vete shoku i Rudi Somererit si dhe nga shume shqiptare, baballaret e te cileve kane luftuar ne kete divizion. Divizioni Skanderbeg ne te kunderten ishte projekt afatshkurte dhe qe nuk pati efektin e deshiruar.

Eshte nje histori e lavdishme por pak e perfolur Rex.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
Rex në fronin tim
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   Mon 02 Mar 2015, 20:50

Interesante Socio. Nuk kisha degju per ndonje prezence, e aq me pak dominim, te shqiptareve ne radhet e divizionit Hanxhar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kthimi ne Antiteze / Filozofia Satanike.
» Ritual - kthimi i dashurisë së humbur
» Autizmi
» Në Siri veprojnë forca speciale britanike
» 10 Shenjat e Ditës së Fundit - A ka ndodhur ndonjëra?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Malësia-
Kërce tek: