FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Etimologjia e emrit Dakia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Etimologjia e emrit Dakia   Sun 10 Aug 2014, 15:37

Emri – Dakia ishte atdheu i lashtë i fisit illirian – dak, dakët (Romania, rumunët e sotëm), të cilët si illirë pësuan dy asimilime, ku pas rënies nën romakët, gjatë sundimit të Trajanit, u romanizuan dhe pas rënies nën sllavët u sllavizuan, por toponomi mbeti ai roman – Romania, e cila për shumë shekuj u thirrë – Besarabia, nga ndryshimi në racën e dakëve, përmes lidhjeve të gjakut me ushtritë romake. Tëvona u thirrë – Bukovina, gjatë influences sllave karpatiane dhe si Republika e Hertzës, poashtu, si Republika e Moldavisë, gjatë ifluencës ruse, ku përmes sufiksit thrrak – dava, si kuptim për qytetin, rrodhi emërtimi – Moldavija.

Emri – Moldavia, ishte emri i lashtë dak, i dakëve, në origjinal – Mollania, si mbretëria lindore illire. Ku emri vie nga fjala shqipe-illire – mollë, molla, si shpjegim shqip – Ana e Mollave, Mollania, vendi i mollanëve (për ndryshim nga mollosët në jug), ashtu sikurse ishte – Dardhania, Ana e Dardhave, vendi i dardhanëve.





Dakia e lashtë illire nën influencën romake, pësoi ndryshime linguistike, gramatikore, por ndryshimi më i madh ishte ai rracial, mbase influenca politike, ekonomike dhe ushtarake romake ishte e një shkalle të lartë, gjatë kohës së Trajanit në Romë dhe mbretit Dekebalit në Daki (Decebal), që romakët e thirrshin – stërgjyshi tjetër.

Emri i mbretit të dakëve – Dekebali (Decebal, 106 p.e.r.), është thjeshtë shpjegimi shqip mbretëror, Dakeballi, që përbëhet prej dy emrave krejt shqip-illirian – dak(e)balli, balli dak, prijësi i dakëve, balli i dakëve, ai që prinë në ballë të Dakisë – Balli Dakian, ku për ta mjegulluar shpjegimin, e kanë ndryshuar tingullin e dytë, zanoren – a (a=e), në vend të – Dakeballi (Balli Dak), rrodhi – Dekebali (Decebal). Pra, nga emri Dekebal (Decebal), deke+bal, pjesa e parë – deke (dece) është emri dak, dake, emri i fisit illirian, dakët e Dakisë, kurse – pjesa e dytë e kompozitës - bal, është emër i gramatikës shqipe – ball-i, anatomikisht, pjesa e parme e kokës lartë, balli i kokës, si kuptim – Balli Kombëtar Dak - Balli Dak, Dakeballi. Poashtu edhe mbreti tjetër dak – Dekeneus, që është kuptimi shqip – Dak (e)ne+us, si ndryshim fonetik i tingullit – a në – e, që do të thotë – Dak Ne, Na jemi dakë – Dakene dhe sufiksi – us, që formon kompozitën si antroponom – Dakeneus, i sili sundoi Dakinë në shek. I p.e.r.



Kurse edhe mbreti tjetër dak, Burebista (48 p.e.r.), që është emër me ethymologji shqipe, mund të shpjegohet sipas origjinalit linguistik, që e gjurmuan authorët antik romak – BU-ERE-BU-IST-AS, ku shprehja – bu-ere-bu-ist, është kuptimi i shqipes së vjetër – BURRË ISHTE – BURRË ËSHTË, me kuptimin – ai ishte burrë dhe është burrë – Burrebist, ndërsa, pjesëza fundore – as, është vetëm një sufiks – Burrebistas (Burebistas). Ky shpjegim yni, është në mënyrë të pakontestueshme linguistike, me ethymologji nga fjala shqipe – burrë, burri, për emrin e mbretit dak – Burebista (Burrëburrështë), bazohet edhe në shprehjen rumune (Care – era – Care – este, = Burrë ishte e burrë është) sipas historisë rumune më të re. Gjithashtu si “Nemaipomenitul” dhe “Cum nu a mai fost si nu mai este”, ku në të gjitha këto shprehje është shpjegimi shqip – Burrë ish – Burrë është, që lidhet me illirishten.

Është interesant, se koha parahistorike (Prehistoric Europe), merret koha para epokës së re dhe çdo lidhje historiko-linguistike, lidhet me pushtimet romake si influencë mbi Dakinë e lashtë, nga shek.I p.e.r., kurse koha më e hershme lidhet vetëm me konceptin – komuniteti karpato-Danubian, në rrjedhën e Danubit të Ultë deri në detin Kaspik. E gjithë historia linguistike del si thrrakase dhe lidhet vetëm me “botën greke”, sipas influencës bizantine të kohës, duke lënë pasdore (menjanë) gjithë historiografinë thrrako-illire pellgazgjike, pa të cilën as që mund të mendohet gjurmimi shkencor në asnjë lami, për realitetin e historisë së popujve të Ballkanit.

Tëvona, duhet të aspektojmë dy rrjedhat e asimilimit të dakëve të lashtë (rumunët e sotëm), ku ashtu sikurse romakët pësuan ndryshim rracor, në lidhjet e gjakut, si latin, me gjakun karthagjenas të Hanibalit të tmerrshëm, gjatë pushtimeve të ushtrisë tej Gjibraltarit (Hanibal antre portas romana) dhe u ndryshua rraca latine, me afrikanët veriorë - poashtu, kjo gjë ndodhi edhe me dakët, nga pushtimet romake dhe lidhjet e gjakut dak e romak, që sotekësaj dite edhe mbeti etnonomi – roman (rumun) dhe toponomi – Romania, si emërtim me prejardhje romake. E më vonë me ardhjen e sllavëve dhe ndikimeve të popujve Karpato-Danubian, rusëve e skitve, përsëri, trashigimia e përzier dako-romake, kaloi në asimilim sllav. Dakia e lashtë illire, u nda në dy pjesë: Romania e Molldavia (në federatën ruse) dhe dakët (rumunët e sotëm) u sllavizuan dhe vetthirrën sllav.

E gjithë antrponomia e toponomastika dake-illiro-pellgase, edhepse u bënë ndryshime fono-morfologjike romako-sllave, është me ethymologji illirishte, duke u nisur nga vet emri – dak, si etnonom i fisit illiro-pellgazgjik, nga hidronomet, poashtu vet kryeqyteti i Romanisë – Bukureshti (Bukurest) është shpjegim shqip i thënë nga linguistët e shkuar, se kuptimi i këtij toponomi është – I bukur është = Bukurest, si kompozitë krejtësisht shqipe. Për lidhjet linguistike shqipe-rumune. Flasin shumë analogji fono-morfologjike, sintaktike e leksikore.

Studjuesit e sotëm rumun, dakët i lidhin me thrrakët dhe mbretërinë e Vllahisë e përkufizojnë tok me tokat e paraardhësit e popullit bullgar, që vet emri – Bullgaria, mund të shpjegohet nga emri i një hidronomi – Belgarie, lumë dhe vet në origjinal të bullgarishtes (Ballgaria), është kuptimi shqip – Bardhgaria, lumi i bardhë, që është në territorin bullgar me derdhje në detin Kaspik, ku në bazë të të cilit lumë edhe morën etnonomin – bullgar dhe toponomin – Bullgarija.



Dakët, apo vllahët, sipas shqipes së vjetër, flitshin – shqipen illire, ku për disa kohë kishin edhe toponomin – Vllahia, si etnonom prototip – vllah, vllahët e Vllahisë (vëllehët), e që si lidhje morfologjike e argument linguistik, sot është fjala shqipe – vlla, vllau, vllaznit, Vllaznia (gege-shqipe) dhe vëlla, vëllai, vëllezërit, Vëllazëria (toske-shqipe), pikërisht, si emërtim, i fisit të afërt të gjakut illirian – dakët e Dakisë, apo vllahët e Vllahisë. Prandaj, dakishtja (rumanishtja e sotme), si vllahishte, ende i ka lidhjet e saja linguistike me shqipen e vjetër, që dëshmojnë se dakët (mollanët) e dardhanët kishin një gjuhë të përbashkët – shqipen illire, illirishten. Kemi dëshmi të shumëta shkencore të lidhjes shqipe-dake (rumune), fonetike, morfologjike, sintaktike e leksikore, sidomos nga studjuesit e dy-tre shekujve të shkuar (XVII – XIX), e deri të linguistët e derisotëm...



ETNONOMI – DAK





Të gjitha shkrimet e derisotme historiko-linguistike, si të authorëve antik romak e grek, poashtu edhe të vet studjuesve të sotëm rumun, edhe sipas sllavistikës e romanistikës, edhepse flasin gati për të gjitha faktet historike e historiografike, duke gjurmuar në territorin e Dakisë së lashtë illire edhe linguistikisht, me një interes të veçantë; ngase Dakia ishte e pushtuar dhe e romanizuar – i marrin antroponomet e toponomet dake si të shtrëmëruara nga gjuha e parë – dakishtja illire pellgase dhe vet emri – Dakia si toponom, vendi dakëve pararumun, është i papërcaktuar shkencërisht, ashtu sikurse edhe vet etnonomi – dak, që e formoi atë emër gjeografik nga vet emri i dakëve.

Etnonomi – dak, mund të ketë shjegim ethymologjik në shqipen e vjetër, ku vet emri lidhet me kuptimin profesional të vet dakëve, si blegëtor malorë, në afërsi etnogjenetike të emërtimit me delmatët. Emrat - dak e delmat, nuk ndryshojnë përnga kuptimi ethymologjik linguistik, ngase, fjala illirishte – delme (delja) formoi etnonomin – delmat dhe toponomin Delmatia (Dalmacia kroate). Poashtu edhe fjala – dak, lidhet me fjalën e shqipes së vjetër – dakë, daka, që është vet kuptimi i deles, që formoi etnonomin – dak dhe toponomin si emër gjeografik – Dakia.

Lidhur me këtë thezë shqipe që e shtrojmë për përcaktim shkencor të emrit Dakia dhe etnonomit – dak, sot kemi fjalët shqipe, që përcaktojnë delen, si emërtim – dakë, daka (dakat-dhentë-delet), ku jovetëm që kemi si emër kafshe shtëpiake – dakë, daka, por kemi edhe mbiemra, emra familjar shqiptarë të sotëm, si antroponom – Daka (Luan Daka, Musa Daka, Dakaj, Dakajt, familje pikërisht në Kosovë. Ky emërtim familjar i sotëm shqiptar, lidhet me profesionin blegtoral, çka do të thotë se dakët, nuk kanë jetuar vetëm në Daki, por në shumë territore illire ballkanike dhe emri i tyre është emërtimi profesional i blegëtorisë – daka – delja.

Fakte tjera historiografike na lidhin edhe me toponominë e sotme rumune, ku një pjesë e Dakisë illire, është me emrin – Dakia (Rumunia-Romania), kurse pjesa lindore e saj thirret – Molldavia, ku edhe vet emri – molldavia = moll+dav-i-a, lidhet me kuptimin shqip – mollë, molla – Mollania (e Dardhania si mbretëri të lashta illiro-pellgazgjike), por me sufiksin thrrak – dava (qytet), sikurse sot është ai sllav (grad), çka do të thotë se, lidhja onomastike dake mbetet si lidhje koherente illiro-pellgase e shpjegohet përmes shqipes.



Dakia e Delmatia, janë dy toponome illirishte, ku kuptimi për kafshën shtëpiake – delme (delja), është si kuptim fushor më tepër, kurse, kuptimi i fjalës emër – dakë, daka është si kuptim poashtu i njejtë shqip, dakë=delme (dele, delja), ku shqiptarët e sotëm në gjuhën e vjetër shqipe, i thonë – deles – delme edhe dakë (delmja-daka), që na lidhin në periudhat kohore historiografike illire, si etnonome të të njejtes origjinë etnogjenetike: Delmatia (delme), Dardhania (dardhë), Dakia (dakë), Mollania - mollë (Moldavia), Vllahia (vllah), Liburnia (liburnë, anije), Paenonia (paeon), Skordia (skord), Thrrakia (thrrak, thirrës etj., të cilat toponome i takojnë realitetit historiografik te Ballkanit illirik. Të gjitha këto toponome i formuan etnonomet e fiseve illire përkatëse: delmat, dardhan, dak, mollan, vllah, liburn, skord, thrrak etj.

Pa shpjegim të shqipes së vjetër ballkanike, nuk ka ethymologji reale të etnonomeve në fjalë. Duke folur për etnonomin – roman (rumun) të sotëm, në vend të etnonomit – dak, dakian të lashtë, janë gjetur maniskripte në arkivat romake të kohës së imperatorit Trajanit (106.p.e.r.), gjinden sot në Vatikan, nga mjeku personal i tij, dr. Kritoni, ku gjatë ndëgjimit të bisedave të të burgosurve dakian të luftës (si robër-lufte në Romë), në gjuhën e tyre, i kishte shpërthyer pyetja: “Pse janë këta (Dakianët) roman? Dhe prej të gjithave, ne iu kemi dhënë pseudonomin – roman, pas vitit 106 p.e.r.” Gjithashtu, poeti i madh romak Ovidius (me prejardhje dake), të cilit i ka ndodhë të jetë në mërgim dhe i deportuar në Tomis (Konstanca e sotme në brigjet perëndimore të detit të Zi), kishte shkruar poema në dialektin lokal Skythian dhe me alfabet latin, i cili thoshte se i ka shkruar në ‘gjuhën amtare’, ku të gjitha ato poema janë zhdukur dhe nuk kanë mundë assesi të gjinden...për shkak të zbulimit të të vërtetës historike.



Mythi mbi perëndeshën dake – Lara. – Besimi i lashtë dakian, lidhet me mythin mbi perëndeshën të cilën e hymnozonin aqë shumë, si Mbajtësja e Shtëpisë me emrin – Lara, ku sipas Dr. Kupiusit, në veprën e tij ‘Pallati i Dekebalit’ (Dakeballit, shen. i authorit, N.M.), në rezidencën e tij mbretërore të mrekullueshme, kishte piktura, me pejsazhe dhe portrete, në vendqëndrimin e tij mbi lumin – Danubi verior, të cilën imperatori Trajani, do ta okuponte më vonë. Ajo që tërhiqte më shumë vëmendjen në Pallatin e Dekebalit (Dakeballit), ishte skulptura e perëndeshës – Lara, një femër e bukur impozante, të cilën dakët e thirrnin – Hyjnesha Lara, e cila i dedikohet mythologjisë së lashtë dakiane dhe ishte Kujdestarja e Shtëpisë, si mbrojtësja dhe Roja Hyjnore, e që ishte e vetdetyruar për Roje shtëpie.

Lidhur me mythin mbi Hyjneshën Lara të dakianëve të lashtë pellgazgjik, po i njejti myth sot gjindet edhe në mythologjinë shqiptare, e pikërisht po me emrin Hyjnesha Lara, të cilën shqiptarët e parafytyrojnë, një femër shumë të bukur, të zojën, e aftë për të gjitha punët e shtëpisë, që i bën zakonisht femra shtëpiake në familje, e cila iu ndihmon në të shumtën e rasteve femrave në punët shtëpiake, i ruan nga çdo e ligë misterioze dhe në momentet më drastike të ndonje ndodhie fatkeqe. Lara, shkon dhe iau kryen vet punët femnore, në mënyrë hyjnore, si e padukshme dhe njeriu nuk ka mundësi ta shohë, si përshëmbull: thurjet tekstile në vekna (veku), thurjet e rrobave të fëmijve për tu ngrohur në acarin e dimrit, endjet e pëjve të pëlhurnave të vajzave nën unazë (si ndihmëse), në tjerrjen e pëjve me shpejtësi të padukshme hyjnore, nga shllungat e leshit në furka (mjet manifaktural për tjerrjen e pëjve të leshtë); në qëndisjen e vështirë dhe të komplikuar me mëndafshna (fije mëndafshi), kur vajzat nën unazë (para martese, duke përgatitur pajen, çejzin e nusërisë), hasin në pamundësi për ta kryer punën e tyre etj.

Unë vet jam dëshmitar i gjallë, se kam ndëgjuar shumë shprehje shqipe lidhur me Hyjneshën Lara të lashtë edhe shumë mythe të shpjeguara nga plakat e pleqët shqiptarë. Ja, psh. Një myth mbi Hyjneshën Lara, të cilin e kam ndëgjuar vet: Paska qenë, një nuse duke tjerrur në furkë leshin në pëj (pëni, përi, pëjtë) dhe duke tjerrur, ndëgjon një klithmë fëmie (që ia kishte lënë kunata e saj në roje, për kujdes për të), e kishte rënë me duar në ujë të valë dhe nga trishtimi mallkon veten, len furkën e shkon ta shpëtojë fëmijën. Por, kur sheh, se fëmia ishte diegë (përvluar duarve), nusja e namë e rredhon, mallkon e trishtuar vetveten, pse u mashtrua duke tjerrur dhe e harroi fëmijën, që kunata ia kishte lënë në përkujdesje. Vrap e mjekon duarve fëminë, duke ia lyer me kos dhe fillon të qajë e tmerruar. Ngase kishte treguar dashuri e dhëmbje si për fëminë e saj, me aqë dhëmbshuri nëne të vërtetë, e pranë fëminë dhe kthehet ta marri përsëri furkën për të tjerrë. Kur ofrohet, furka ishte e zbrastë (pa shllungë leshi) dhe lamshat e pëjve afër furkës. Nusja e kupton dhe thotë: uh, më paska ndihmuar Lara!

Ndërsa, për femrat shqiptare të zojat, shumë të afta e të shpejta në punët shtëpiake e në punë femrash, kur shohin ndonjë femër që ka tjerrë shumë, apo ka ëndë shumë, shpejt e mirë pëjtë e pëlhurnave, apo që ka thurë shumë, mirë e shpejt në vek, pëlhurna, qilima, apo, kur një vajzë ka bërë shumë pajë të madhe nën unazë (para martese) etj., është shprehja popullore shqiptare: ‘Të paska ndihmuar Lara!’ / ‘Ta paska bërë Lara pajën (çejzin)!’ / Uh, tanë këtë pajë, si e paske bërë, sikur me t’pasë ndihmua Lara, mori bijë!’ / Eu, tanë këta pëjëra, vetëm Lara, se s’ka kush që i kish tjerrë kaq shumë!’ etj. Këta shëmbuj të shprehjeve e mytheve tregojnë për një lidhje mythologjike shqiptaro-dake të lashtë, kur në lashtësi Hyjnesha Lara kishte imunitete të mëdha për Mbajtje Shtëpie, e Rojëtare (Kujdestare) sikurse tregon skultpura e bukur në Pallatin e Dakeballit, mbretit të dakëve, Ballit të Dakëve, kurse sot sipas të dhënave në mythologjinë shqiptare, Hyjnesha Lara, ka detyrë fëmnore. Kjo mbase mund të jetë edhe si një zbehje figurative e mythit, ashtu si e shumë mytheve tjera të lashtësisë, të cilat ishin një lidhje koherente mythologjike në të gjitha fiset illire pellgazgjike.

Tek dakët e lashtë ekziston edhe mythi ‘Zogu Feniks’ apo Feniksi, i cili sipas legjendës, me vetdëshirë Feniksi, kishte ardhur nga Egjypti Verior të vdes këtu tek dakët, e kreatyra e tij mythike ishte e skalitur në emblemën e lashtë pellgazgjike. Ndërsa në folenë e vet në veze preh hirit, dikund lartë në majat e bjeshkëve, Feniksi ka thëne të lindet përsëri edhe pas vdekjes së tij. Kurse se sa ka qenë legjendë, myth, apo e vërtetë, thohet se, Thesari i Dakeballit, i cili ishte shumë i ruajtur me roje e kujdes të veçantë, nën Shtratin e lumit Sargetia (sikur në mes valëve të ujit, pa ditë kush t’i ofrohet, sigurisht përmes labirintheve nën shtrat lumi – shen. auth.), sipas Gjerome karkopinos (Jerome Carcopino), ishin hiç më pak se 165.500 kg. Ari të pastër dhe 331.000 Kg argjent. Lufta e fundit e ushtrisë së mretit dakian – Dakeballit, përkujton dhe e zbulon atë thesar. Do të bëheshe hero në qytetin Poroliss (Porolissum, ose Moigrad).



Besimi dakian, lidhet me zotin suprem të tyre me emrin, Gebeleizis (ose Nebeleizis) edhe si hyjnia supreme thrrake dhe me perëndeshën e madhe – Bendis (Bindi), e njohur në mythologjinë e disa fiseve illire.

Zoti Gebelizis ishte edhe ai zoti got (german), i njohur edhe me emrin – Derzela, Derzisi, me pamje i konsideruar si ‘Kalorësi Thrrakas’, i cili lidhet me fjalën shqipe – zë, zëri, që është Zeusi pellgaz.



Perëndesha e Madhe Bendis(Bindi), si alter-ego femnore e Zbelsurdit, ishte hyjnia edhe e popujve të Danubit të Ultë, në regjionet thrrakase (mbase çdo gjë këtu mythologjike nuk i dallon thrrakët nga dakët, sikur të ishin një popull), e cila ishte edhe prototipi i Illeana Konzaseana tek dakët (rumunët). Bindis paraqitet edhe si grua thrrakase, si Hyjnia e Hanës. Kurse hyjnitë tjera dake ishin: zoti profetik Zalmoksi, hyjnesha Vesta, (ose Hestia, Histia, që lidhet me hillirët). Ndërsa si e ashtuquajtur ‘Mbretëria e Nënbotës’, sipas Zalmoksisit, i cili sipas Herodotit, ishte identifikim naiv si zot, me skllavë të Pitagorës dhe thotë, pse duhet besuar në ta – ata ishin: Hellaniku nga Mithilena, Mnasea si përjetësi e Kronit, Diodorusi nga Sicilia, Apulleiusi, Lukianusi nga Samosata, Orygenesi, Porfyriusi (232-304) dhe Juliani Apostull, Aeneas nga Ghaza, Hesyçios nga Aleksandria. Kjo mbretëri ‘nënbote’, u këndua nga poeti kombëtar rumun, Mihail Eminesku, ku njihet poema ‘Fantomët’.

Rumunët e sotëm, në bazë të studjuesve të tyre si Savesku, e pranojnë origjinën e tyre nga koha parahistorike, 2000 vjet p.e.r., si fis Arian, ashtu sikurse edhe thrrakasit, që vetquhen, bullgarët e sotëm, nga Pitari e Matari sipas Vedas=me pa, si gjurmime historiografike në lidhje gjenetike me sanskritet dhe indianët. E të ardhur si popuj karpato-danubian, çka nuk mund të ekzistojë një thezë e tillë, ngase Ballkani ishte tërësisht illirik dhe këto fise u sllavizuan, me ardhjen e rashëve gjatë pushtimeve, vonë në shek.5 e.r. Këto studime rumune, nuk pranojnë preardhje romane, por si prototipe ruse, duke krijuar ndarje historiografike ballkanike, ku sllavët e ardhur në shek.v e.r., krijojnë një lidhje etnogjenetike indirekt nga Ballkani dhe duke mos pranuar prejardhjen dake-illire, kur dihet kjartë, atdheu i Dakisë dhe lidhjet linguistike të sotme shqipe - dake (rumunishte), në të gjitha aspektet fono-morfologjike.

Tash, si do të mund të vinte konkluzioni esencial për thrrakët, dakët dhe fiset illire të sllavizuara? A kanë ato fise illire të bëjnë me thrrakët?

Natyrisht se po, mbase ishin fise illire pellgazgjike dhe u asimiluan u romanizuan dhe u sllavizuan, kurse ardhësit tentojnë ta ndryshojnë historiografinë Ballkanike. Rumunët e sotëm (dakët e lashtë), sot e mendojnë veten e tyre si sllav, në tjetrën anë, edhe janë romanizuar dhe etnonomi i tyre sot është – rumun (roman). Studjuesit rumun të sotëm kontestojnë prejardhjen e tyre romane (në bazë të etnonomit dhe toponomit të tyre), mbase e ndijnë veten si dakian dhe shkencërisht paraqiten duke mohuar trashigiminë romane (Not “Rome’s Descendants”, but Rather), sipas studjuesit rumun, Dr. Saveskut. E vetmja variantë historike e të gjithë këtyre popujve euro-ballkanik lindorë të sllavizuar, është se ata e përkrahin thezën e prejardhjes së tyre nga pellgazët, si popuj pellgazgjik! Ashtu si kroatët e sotëm, që e njohin vetveten si pasardhës të illirëve të lashtë, sikur shqiptarët, kurse delmatët illirian ishin sllavizuar me kohë. Tash shtrohet pyetja: si u bë që kroatët (delmatët) më afër romakëve të mos romanizohen, kurse dakët më larg, u romanizuan dhe u sllavizuan nën influencat sllavo-ruse? Këtu luajtën rol madhor historiko-gjenetik influencat romake, duke e përshtatur këtë popull, sikur të jetë i një trashigimie vërtet romake! Çështje historike!

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DAKIA

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Etimologjia e emrit Dakia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Misteri i Emrit ne Lidhje me Fatin ..... !!!
» Domethënia mistike e numrave
» Magjia e numrave
» Numri i juaj jetësor...
» Feja tek paraardhësit tanë lindorë (thrako-dakë)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Karpatia-
Kërce tek: