FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Heroi Bekim Berisha në mediat kroate

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 29
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Heroi Bekim Berisha në mediat kroate   Sun 10 Aug 2014, 12:22

Nga Ismet AZIZI


Presidenti i ndjerë kroat Franjo Tugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë. Ish-komandant i Përgjithshëm i Beklim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ishte njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kishte takuar ndonjëherë.

Për plagosjen e rëndë në luftën Atdhetare, të mërkurën me Urdhrin e Kryqit kroat u dekorua pas vdekjes Bekim Berishën, për shokët e tij – Shok (siq e quanin Bekim Berishën). Ai u plagos në akcionin e 16. qershorit të viti 1992, me rastin e kryrjes së detyrave luftarake në fushëbetejën e Sllavonisë Lindore. Rruga e vështirë deri te shpallja e Bekimit hero të luftës Atdhetare (Domovinskog Rata) me këtë dekoratë mori epilogun, ndonëse në qarqet e veteranëve ky emër është i njohur për më shumë se njëzet vjet. Opinioni i gjerë di pak rreth tij ose fare , por fjala është ndoshta për përsonin intrigant dhe misterioz të luftës Atdhetare i cili edhe pas vdekjes së tij nuk do të pushojë të jetë me interes për individë siq është Panxhe Orkan, interesimi i të cilit për jetën dhe figurën e Bekim Berisha, nuk ka të ndalur.



In memorian dekorohet heroi misterioz që duarthatë e nxjerrë granatën nga toka të pashpërthyer- Bekim Berisha


Ushtari i vetëm i cili u dekorua nga tre presidentët

Bekim Berisha lindi më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Në Kosovë, njihet si Abeja, ndërsa në Kroaci e kemi quajtur Shok (kroatisht Šok). Bekim Berishës në Kosovë iu janë ngritë 8 përmendore, Akademia Ushtarake e Kosovës e mban emrin e tij, një njësi ushtarake në Kosovë dhe një kazermë në Prishtinë , dhe për te janë komponuar dhe këndohen katër këngë popullore, ndërsa TV Prishtinës për te ka prodhu nji film dokumentarë . Ai është gjithashtu i vetmi person i cili është dekoruar nga tre presidentë, nga ai i Shqipërisë, Kroacisë dhe i Kosovës. Bekim berisha ishte i arsimuar dhe fliste katër - pesë gjuhë. Kjo flet shum se për çfarë personi bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij është mjaft misterioze, dhe jo lehtë të zgjidhët e tërë enigma. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një madhështi dhe legjende të llojit të vet , unë si shoku i tij ndjej nevojën për të ditur sa më shumë për njeriun që me aq zell mbrojti Kroacinë dhe do të bëjë gjithqka që mos ta harrojmë - tha Ivica Panxha Orkan, kolonel në pension i ushtrisë kroate , veteran kroat i luftës, invalid i luftës dhe zëvendës komandant i Mbrojtjes së Sunjit dhe betejës së Sunjës transmetojnë mediat kroate.

Vetë shkonte në territoret e pushtuar dhe kryente akcione diverzante

Berisha u shfaq në viti 1991 në Komarevë, siq thuhet erdhi nga Belgjika dhe iu bashkua vullnetarëve të parë në Kroaci, Batalionit të Pavarur të 77 të Sisakut pran Gardës Kombëtare. Bashkëluftëtarët e kujtojnë si një 25-vjeçar modest i cili filloi si një ushtar i zakonshëm, por së shpejti doli të jetë gjithqka , por jo i zakonshëm. I pavarur dhe më vetëiniciativë shkonte në vëzhgim dhe kryente akcione diverzante, dhe për veprimet që kryente nuk fliste shumë. Banorët e Komarevës ende e kujtojnë se si Shoku,( siq e quanin) nga toka me duart e tij të zhveshur gërmoi dhe nxorri granatën e pa pashpërthyer, dhe me një lehtësi dhe gjakfohtësi të paparë. Në pranverën e vitit 92, Bekim e ndjeu thirrjen e një vendi tjetër që kërkonte ndihmë dhe ku ishte ndezur lufta – Bosnjë dhe Hercegovinë. Në Posavinën boshnjake përsëri dallohet në luftën kundër serbëve të Bosnjës, por udhëtimi i tij i kohës së luftës nuk mori fund. Shkon në Kosovën e përfshirë nag lufta , dhe bëhet njëri prej komandantët e pare te UÇK-. Me kalimin e kohës arrinë të bëhet general i UÇK-së, dhe si i tillë jep jetën e vet në akcioni heroik, kur u largua nga shokët e tij dhe krejt i vetëm nga një shtëpi rezistoi duke goditur tenket nga snajperi RPG. At ditë të 29 majit të 1998 Berisha u vra në një shtëpi të cilën tanket e shkatërruan plotësisht.

Një çantë e zezë e gjetur zbulon të vërtetën se kush ishte Bekim Berisha

Deri në vitin 2007 nuk është ditë me vërtetësi se nga dhe me çfare arsye Beklimi ka ardhë në Kroaci, kur edhe ndodhi mrekullia. Në katin përdhesë të një shtëpi të vjetër në Komarevë e cila është adaptuar është çanta e zezë e pluhërosur e mbushur përplot me sende me vlerë , dokumente, fotografi dhe dëftesa të ndryshme . Ishte kjo çanta e Bekim Berishës. Askush ende nuk e di se kurë dhe si Bekimi e kishte fshehur këtë cantë në këtë shtëpi të ndërtuar nga druri në të cilën nuk kishte fjetur ose të qëndruar dhe nuk dihet pse kurrë nuk është kthyer aty. Në çantën e zezë është gjetur kartela ndërkombtare studentore e lëshuar nga fakulteti I hotelerisë në Rijekë 19 10 1989, mandej është gjet edhe libreza e Lidhjes Ferijaliste e Kroacisë , nga e cila shihet se ai ka jetuar në Opati. Veçanërisht është interesante se në çantë të zezë është gjetur bileta me të cilën Bekim Berisha ka udhtuar nga Brukseli dhe me datën 7 8 1991 ka arritë në Zagreb, me të cilën është zgjidhë enigma e arritjes së tij në në Kroaci.

Ndër dokumentet e gjetura është një konfirmim i Drejtorisë së policisë së Sisakut e datës 30 8 1991 me të cilën pastaj vërtetohet se shefi i atëhershëm i policisë Xhuro Brodarac konfirmon se Bekim Berisha prej 10. 8. 1991 është rekrutuar dhe se certifikata është lëshuar me qëllim të ushtrimit të së drejtës për të ardhura. I shtyrë nga kurioziteti, si dhe gatishmërinë që familja e Bekimit të arrijë ti realizoj disa të drejta , atëherë e kuptova se një hero tillë në Kroaci nuk e ka statusin e veteranëve kroatë të luftës, familja e tij nuk mori përkujtimorën e Luftës Atdhetare në Kroaci dhe nuk ka arritur statusin e veteranëve kroatë të luftës, dhe as aksione dhe të drejta të tjera ligjore të cilat atij padyshim i përkasin në bazë të pjesëmarrjes së tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kroacisë dhe plagosjes së tij në luftë. Këto dokumente dhe dokumente të tjera të gjetura shërbejnë familjes së Bekimit për të inicuar procedurën në ambasadën kroate në Prishtinë për njohjen e statusit të luftëtarit të Kroacisë dhe për të ushtruar të gjitha të drejtat ligjore.

Ja, tani më në fund është në regjistër, dhe iu dha dekorata e Kryqit kroat që më bënë jashtëzakonisht të lumtur. Disi, kjo më duket se drejtësia ka rënë në vend – përfundon Orkan.

Presidenti i ndjerë kroat Franjo Tugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë. Ish-komandant i Përgjithshëm i Beklim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ishte njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kishte takuar ndonjëherë.

Për më tepër shihni dhe videon:

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Heroi Bekim Berisha në mediat kroate
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush është Sali Berisha ?!
» Xhamia qe do te ndertohet 20 milion euro!
» Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!
» Sakrifica - Flijimi
» Elohim - Zotat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Dalmacia-
Kërce tek: