FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Vllehtë e Maqedonisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

avatar

Numri i postimeve : 53
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

MesazhTitulli: Vllehtë e Maqedonisë   Sat 09 Aug 2014, 15:33

Nuk jemi grek, kemi ardhur nga Shqipëria

Shoqata “Kongresi i Bashkimit” me seli në Manastir ka reaguar kundër Federatës Panhelenike të Vllehve, e cila ka theksuar se vllehtë e zonës së Krushevës dhe rrethinës janë grekë, dhe origjina e tyre është e pastër greke.

Ditëve të fundit, federata greke ka nisur një fushatë në rajonin e Krushevës lidhur me sensibilizimin e banorëve vlleh të kësaj zone, duke implikuar ata që të deklarohen se janë vllehtë grekë. Lidhur me ngjarjen nuk kanë reaguar dhe trajtuar si çështje as mediat maqedonase.

Shoqata “Kongresi i Bashkimit” bën të ditur se familjet e para që kanë ardhur në Krushevë janë kryesisht me origjinë shqiptare, me përkatësi fetare ortodokse. Por, një pjesë sipas kësaj shoqate janë edhe vlleh etnik.

“Ato familje që sot jetojnë në rajonin e Krushevës janë me origjinë nga jugu i Shqipërisë, dhe se ato u përqendruan në vendet rrafshinore dhe fushore të Krushevës siç janë fshatrat: Nerova, Alldançja, Presilla, Vrbovci”, deklaroi Koço Haxhilega, plaku 80 vjeçar që deklarohet si vllehë.

Ai pohon për agjencinë e lajmeve INA se në Krushevë përveç vllehve kanë jetuar dhe po jetojnë dhe shqiptar të ortodoks, të cilët janë të përzier me martesa me vllehtë.

Saim Islami 67 vjeçar dhe Qerim Alili 90 vjeçar nga Nerova e Krushevës dëshmojnë se vllehtë e Krushevës që të gjithë më të moshuarit e kanë njohur gjuhën shqipe, atë toskërishten origjinale si në Devoll dhe Korçë. Edhe ata pohojnë se vllehtë kanë ardhur me disa familje shqiptare së bashku pas rënies së Ali Pashë Tepelenës në këto vise.

Sipas dëshmive dhe dokumenteve historike që ka siguruar “Kongresi i Bashkimit”, vllehët e Krushevës janë nga Voskopoja, Vithkuqi, Devolli, rrethi i Korçës, Delvina, dhe nga Janina apo Kolonja. Kjo konfirmohet gjithashtu edhe nga dëshmia e Koço Niça, vlleh nga Krusheva që është kryetar i një shoqate qytetare të vllehëve në Manastir.



“Ne, kurrë s’kemi pasur lidhje me Greqinë, pasi që prejardhja jonë është nga Voskopoja, dhe Korça dhe njohim gjuhën shqipe sa vllahishten”, deklaroi Niça. Sipas dëshmitarëve të sotëm, maqedonasit shumë vonë kanë ardhur në Krushevë dhe zonën përreth, dhe në shumë raste pas kësaj ka ndodhur braktisja e këtyre vendbanimeve nga shumica e vllehve dhe shqiptarëve që kanë kaluar në Shkup dhe Manastir.

Përfaqësuesit e komunitetit vllehë deklarojnë se ithtarët e Federatës Panhelenike të Vllehëve janë pakicë, që janë të manipuluar dhe që punojnë për interesat greke dhe bullgare. (Fërgim Demiri/INA)

Shtyp mbi foto për përmasat origjinale Emri: files.php.jpeg Shikimet: 47 Madhësia: 83,3 KB NNJ: 3222

http://ina-online.net/maqedoni/10142.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vllehtë e Maqedonisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Maqedonia-
Kërce tek: