FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Basha, akuzë për tradhëti të lartë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dedro
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 57
Join date : 23/04/2013
Age : 37
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Basha, akuzë për tradhëti të lartë   Sat 09 Aug 2014, 12:03

Greqia mbron Bashën për marrëveshjen detare: Po tolerojmë shumë Shqipërinë



Pak ditë pasi Prokuroria ka hapur hetimet për marrëveshjen detare me Greqinë, duke përjashtuar nga objekti i hetimit kryenegociatorin kryesor, Lulzim Basha, në mbrojtje të tij ka dalë dhe Athina. Marrëveshja e bërë në kohën kur kreu demokrat, ka qenë ish-ministër i Mbrojtjes, është mbrojtur me thonj nga Athina. Mediat greke, shkruajnë se ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos e ka toleruar shumë Shqipërinë.

“Pasi ndihmoi kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, për të marrë statusin e vendit kandidat si dhe nuk reagoi për reformën territoriale, tani ministri Venizelos duhet të kërkojë më shumë sqarime nga Tirana në lidhje me zhvillimet e fundit, ku prokuroria do të hetojë për marrëveshjen detare”, shkruajnë mediat greke, ndërsa rikujtojnë se ishte pikërisht Lulzim Basha ai që firmosi këtë marrëveshje. Sipas tyre kryeministri grek Andonis Samaras dhe ministrit i Jashtëm Evangelos Venizelos duhet të vënë kushte për Shqipërinë në rrugën ndaj BE. Marrëveshja e detit me Greqinë do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dyshime të arsyeshme se janë cenuar rëndë interesat e Shqipërisë. Për këtë arsye, pas studimit të kallëzimit të bërë nga Ministria e Jashtme, organi i akuzës ka vendosur të regjistrojë procedimin për veprën penale “Marrëveshje për dorëzim territori”.

Janë 11 persona që do të merren në pyetje nga Prokuroria, të konsideruar si 11 firmëtarët e paktit detar me Greqinë, pritet të thirren nga Prokuroria e Tiranës, për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë, pas dyshimeve të forta se me këtë marrëveshje janë cënuar rëndë interesat e Shqipërisë. Për momentin, prokurorët nuk konfirmojnë nëse do të jetë në listë edhe ish-ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha, në rolin e njeriut që firmosi marrëveshjen me homologen greke, Dora Bakojanis.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Basha, akuzë për tradhëti të lartë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Martesa dhe tradhëtia martesore(intervistë me psikolog)
» Shërimi Okult
» Mbrojtja dhe pastrimi kunder magjise
» Në Shqipëri zyrtarë të lartë spiunë të Millosheviqit
» Hipnoza dhe Sygjestioni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Arbëria-
Kërce tek: