FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Turizmi shqiptar veror

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dedro
MODERATOR


Male Numri i postimeve : 57
Join date : 23/04/2013
Age : 36
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Turizmi shqiptar veror   Sat 09 Aug 2014, 11:33

Shkupi ,Podgorica dhe Korfuzi… kryeqytetet verore të shqiptarëve. Tirana dhe Prishtina mungojnë.



The Albanian

Të përballosh mungesën e kryeqytetit tënd në hartën e linjave të lira ajrore (cheap fly) është thjesht një stërmundim, ndërsa ke marrë udhëtimin drejt mëmëdheut, natyrisht me ndërresa. Është tundim ndërsa shikon që të gjithë vendet fqinje e kanë luksin e këtyre fluturimeve me kosto të lirë, por Shqipëria jonë e dashur mungon në këtë listë, në këtë hartë që servilet përpara sedijes tënde, e ndërmend të vjen lajmi i fundit që air Serbia do të fillojë së shpejti linjën Beograd Tiranë.

Po hapësirat që krijohen zakonisht shfrytëzohen nga kushdo, e kujtesa e hidhur vërtitet në numërimin gati të pakuptimtë të viteve të mbetura për mbarimin e kontratës së “gjermanëve” me rinisin.

Një dhuratë e hidhur e ish-kryeministrit Nano, që vazhdon të mbajë peng vendosjen e Shqipërisë në ato hartat e linjave të lira. Të paktën ky është justifikimi i disa zyrtarëve që mjaftohen me ngritjen e supeve apo thëniet e tipit se” nuk luhet me gjermanin”.

Për rrjedhojë të paktën mërgimtarët që “duhet” të kthehen në atdheun e dashur, gjejnë rrugë dhe mundësi të tjera duke shmangun cimet vërtet të çmendura të linjave që kanë destinacion Tiranën. Nëse makina mbetet alternativë për një pjesë të konsiderueshme të shqiptare të Britanisë, duke shpenzuar thuajse një jave udhëtim stërmundues vajtje-ardhje, një pjesë tjetër zgjedhin të shkojnë në mëmëdhe nëpërmjet fqinjëve.
Shkupi ,Podgorica dhe Korfuzi u kthyen në “kryeqytete” të shqiptarëve për këtë sezon veror, të paktën për shqiptarët e Britanisë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur lundrimet në internet nuk të lënë tjetër shteg nëse do të guxosh të mendosh të udhëtosh drejt Tiranës. (Vlen të theksohet se Shqiptarët e Kosovës prej vitesh e kanë kthyer destinacion Shkupin pasi nuk ka linje ajrore direkte për në Prishtinë nga Londra)
Mbase nuk do të ishte shumë e udhës që të përmendet një fakt “i dhimbshëm” që shumë atdhetarë zgjedhin një destinacion tjetër ku oferta është e papërballueshme dhe “mëmëdheun e lënë” për ndonjë vakt më të mirë, kur temperaturat të mos shkojnë në të njëjtën rritje progresive me çmimet e biletave.

Ata që kanë mundur të thyejnë “detyrimin” se pushimet e verës duhet të kalohen në mëmëdhe, janë ngushëlluar me ofertat që janë të panumërta nga shtete e vende që dinë, e theksojmë “dinë” t’i tërheqin vizitorët, turistët. Natyrshëm që është ngushëllim për “jo-patriotët”, që oferta 2 javore në ndonjë vend është as më pak e as më shumë sesa një biletë për mëmëdhe. Pra zgjidh e merr një biletë për mëmëdhe apo dy javë pushime të gjitha të përfshira në ndonjë vend tjetër bregdetar…

Sfiduesit e këtyre ofertave, ata që nuk guxojnë të kthejnë kokën në xhamat reklamuese të mijëra agjencive turistike nëpër Londër, apo të lexojnë ndonjë email me ofertat nga më të pabesueshmet nëpër vendet që nuk quhen atdhe, kanë vetëm një pyetje; deri kur?
E mendja të shkon tek shtetarët, përgjegjësit, atyre që u bie përgjegjësia për të bërë diçka, që Tirana të futet në listën e atyre biletave të lira, se larg qoftë nuk guxojnë të mendojnë për hapjen dhe vënien në përdorim të aeroporteve të Kukësit apo ndonjë tjetër… me këmbë në tokë presim se mos ndoshta hapet ndonjë linjë e re, se mos ndoshta ata shtetarët kushedi (inshalla) kanë edhe ndonjë interes, se kështu bëhen punët andej nga mëmëdheu...

Presin që këta zyrtarë të mendojnë, e kësaj here të rilindin përpara se të vijojnë numërimin e pasagjerëve, udhëtarëve, turistë, patriotikë ose jo, a çtë jetë, pra rrjedhimisht thjesht numër, shifër, të mendojnë të ndërhyjnë me çdo kusht pasi humbjet janë vërtet të mëdha.

Kur këshilltarët e kryeministrit apo ministrave (Ministria e Diasporës… shumë vapë për këtë temë…) të llogarisin se taksat e aeroportit edhe nëse paguhen nga shteti, përsëri do të jetë shteti në fitim. Imagjino sa shtete e kanë këtë përvojë.

Ose le të lundrojnë pak në internet në vend që të postojnë në facebook ndonjë status për sukseset e jashtëzakonshme. Një biletë vajtje ardhje nga Londra në “kryeqytetet e detyruara verore” për shqiptarët, pra nga Londra në Podgoricë, Shkup apo korfuz është thjesht sa një darkë në një restorant të rëndomtë. Sa darka do të kishin ngrënë në mëmëdhe?

E nëse nuk do të vinin në çdo fundjavë të paktën një herë në muaj do të shijonin jo vetëm një darkë në mëmëdhe, e pastaj ç’rëndësi ka si quhen, turistë apo vizitorë, patriotë apo tradhtar, mjafton që t’ua krijonin këtë mundësi. Përndryshe për thithjen e turistëve të njëmendë… as që duhet menduar të përmenden… qoftë edhe me ndonjë shaka alla-shqiptare, apo në suazën e një humori të tipit anglez…

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Turizmi shqiptar veror
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Paganizmi shqiptar
» Ylberi në legjenda
» HAKI STËRMILLI, kryetari enigmatik i shërbimit sekret shqiptar
» Gjuhë & letra shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona :: Tokat tona-
Kërce tek: