FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sabaja



Numri i postimeve : 19
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Mon 25 Mar 2013, 14:51

Fitorja shqiptare ne Kercove eshte nje e arritur e madhe. Me ne fund pas shtatedhjete vitesh, kjo treve do te kete administraten e saj shqiptare. Kercova eshte humbur per vite si pasoje e procesit te decentralizimit, nga ku jane krijuar disa komuna rurale te cilat e kane pjesezuar elementin shqiptar duke i mundesuar sllaveve te kene pushtetin brenda njesise urbane, sic shihet edhe nga harta ne vijim:

Gjendja fillestare



Decentralizimi i Kercoves dhe krijimi i Drugoves (komuna ne jug te saj) s'eshte bere krejt rastesisht. Ajo sikur shperfaq nje plan perfid te sllaveve, te cilet tentojne qe te krijojne nje varg te pakeputshem fshatrash sllave (duke i shfrytezuar torbeshet), duke iu afruar kufirit me Shqiperine e si rrjedhim duke e ndare ne dysh hapesiren shqiptare ne Maqedoni (Pollogun prej Pellagonise).

Megjithate, pas fitores se Kercoves, blloku shqiptar forcohet ne perendim:



Kjo fitore duhet te sherbeje si nje model i cili duhet ndjekur ne vitet e ardhshme. Per ata qe s'e dine Dolneni eshte nje komune tjeter ne qender te Maqedonise, ku shqiptaret jane fare prane te qenurit grupi i pare etnik:



Çashka eshte nje komune tjeter, fqinje e Dollnenit, ku poashtu numri i shqiptareve ka shenuar nje rritje te konsiderueshme. Nje bashkim me pakicen boshnjake dhe ate turke do te siguronte nje tjeter fitore shqiptare ne keto ane:



Krusheva eshte nje komune tjeter, ku numri i shqiptareve vazhdon te jete stabil (grupi i trete etnik). Sikur vllahet e ketij qyteti te bashkoheshin me shqiptaret, atehere edhe ketu do te arrihej nje tjeter fitore:



Disa fshatra ne komunen e Demir Hisarit vazhdojne te jene shqiptare (sa per informim ne kete komune gjendet Sfetigradi i Skenderbeut). Nga informacionet qe kam, ky rajon eshte shpopulluar krejtesisht edhe nga vete sllavet, te cilet kane emigruar gjetke:



Rostusha eshte nje komune e populluar me mijake, kryesisht. Kjo komune i eshte shkepute Dibres shqiptare, duke krijuar nje enklave sllave ne nje rajon kompakt shqiptar. Sikur kjo komune t'i rikthehej Dibres, atehere shqiptaresia e saj do te sigurohej.



Edhe komuna e Jegunovces i eshte shkeputur Tetoves, duke krijuar nje eklave sllave fare prane kufirit me Kosoven. Sikur Tetoves t'i riktheheshin kufijte e vjeter duke shfuqizuar komunat rurale, atehere do te sigurohej kompaktesia shqiptare ne krejt Pollogun:



Nje situate mjaft e komplikuar paraqitet ne veri-lindje te Shkupit, ku jane krijuar disa komuna rurale te cilat e kane pjesezuar elementin shqiptar. Sikur te anulohej komuna e Čučer-Sandevo si dhe Likova e Haracina t'i bashkengjitej Kumanoves, atehere krejt lugina e Kumanoves (bashke me Kumanoven) e Karadakun e Shkupit do te kompaktesohej si bllok i pathyeshem shqiptar:



Ne te gjitha skenaret e mesiperm shihet se komuna e Brodit mbetet gjithnje nje enklave sllave ne mesin e komunave shqiptare. Per fat te keq, shqiptaresia e saj eshte tretur qysh nga koha e pushtimit te pare serb (1913), ku atje jane sjelle me mijera kolone serbe. Nuk di qe ka ndonje fshat shqiptar, pervec nje pjese veriore e cila me teper i takon fshatrave te Gostivarit (nje terren ky i pasur me kullosa gjer te liqeni i Kozjakut).

Gjate vizualizimit te ketyre hartave kam shfrytezuar te dhenat qe kam ne disponim por edhe njohurite qe kam marre gjate vizitave te mia andej. Sigurisht qe asgje s'guxon te ndiqet me eufori, por as me disfatizem. Hartat e mesiperme, vleresuar me esell, paraqesin maksimumin e asaj qe mund te arrijne shqiptaret brenda dhjetvjecarit te ardhshem sikur te kene nje politike te njesuar e te bashkerenduar nga Tirana e Prishtina!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR


Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 29
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Mon 25 Mar 2013, 15:54

mua me pelqen shum maqedonia, kam qen shum here, edhe kam farefisin atje (dy halla njeren ne Shkup dhe nje ne Studeniçan, edhe ni teze ne Tetove)

un mendoj se me rendesi eshte qe te krijohet ni lloj 'gardhi' me keto komunat qe jan ngat shkive, kurse komunat e mrendshme mbesin enklava te parendesishme

un mendoj se duhet te punohet ne rostushe qe te rikthehet reka eperme ne identitetin e vet shqiptar kurs etorbeshet dhe mjaket te kthehen ne mbeshtetetje te shqiptarve duke i marre me te mire, apo duke i mashtruare, dhe shqiptaret do ta marrin maqedonine sepse lindin shum femije
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ardiani



Numri i postimeve : 36
Join date : 18/03/2013

MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Sat 30 Mar 2013, 13:54

Urime pr hajr na koft Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Today at 20:05

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besëtytni shqiptare
» Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
» Historia e Mitologjise shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona :: Maqedonia-
Kërce tek: