Cani

Numri i postimeve : 12 Join date : 08/07/2014
 | Titulli: Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftën e Ukrainës Tue 05 Aug 2014, 13:13 | |
| Shqiptarët luftojnë në Donjeck kundër forcave proruse Disa shqiptarë janë duke luftuar kundër forcave proruse në qytetin ukrainas Donjeck, kanë lajmëruar shumë media ndërkombëtare duke u thirr në burime të shërbimeve sekrete. Sipas tyre, ushtarët shqiptarë, krah për krah me ushtarë ukrainas mbrojnë aeroportin në qytetin Donjeck. Mediat kanë njoftuar për “shqiptarë që mbrojnë aeroportin e Donjeckut” nga forcat proruse, pa precizuar nëse bëhet fjalë për shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, transmeton “Lajm”. Ministri i mbrojtjes së forcave proruse në të ashtuquajturën “Republikë e Donjeckut” Igor Strellkov, ka komentuar informacionin për prezencën e shqiptarëve në aeroportin e Donjeckut, duke mos konfirmuar apo demantuar atë. “Po, kam dëgjuar këtë informatë të shërbimeve sekrete, por nuk mundem ta konfirmoj atë”, ka deklaruar Strellkov. |
|