FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Shqiptarët e Ukrainës gjatë luftës së fundit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Cani

avatar

Numri i postimeve : 12
Join date : 08/07/2014

Shqiptarët e Ukrainës gjatë luftës së fundit Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët e Ukrainës gjatë luftës së fundit   Shqiptarët e Ukrainës gjatë luftës së fundit EmptyTue 05 Aug 2014, 13:11


MPJ: Shqiptarët në Krime janë mirë

Posted by Genta

Në Ukrainë jeton një komunitet shqiptar prej 5000 vetash. Një pjesë e tyre janë të vendosur në zonën e Krimesë, gadishulli i cili prej disa ditësh rrezikohet nga lufta.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, konfirmoi zyrtarisht se nuk ka pasur raportime për incidente në komunitetin shqiptar në Krime.

Sipas MPJ-së, deri më sot nuk ka asnjë raportim specifik për problematika të shqiptarëve në Ukrainë.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet në Ukrainë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Moskë që përcjell me vëmendje zhvillimet në rajon, e cila gjithashtu mban kontakt me komunitetin shqiptar në Krime. Deri në këto momente nuk ka asnjë lloj raportimi specifik për situatën problematike atje. Nuk ka asnjë lloj informacioni që të ketë probleme për komunitetin shqiptar”, deklaroi MPJ.

Shqiptarët e Ukrainës gjatë luftës së fundit 614-300x168

Rreth një javë më parë, në protestat në sheshin “Mejdan” të Kievit protestuan dhe një grup prej 12 të rinjsh me origjinë shqiptare. Shqiptarët e Ukrainës u larguan nga zona e Korçës pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan në Bullgari.

Më pas, një pjesë e tyre u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë në këtë shtet. Mësohet se ata janë të shpërndarë në disa zona të vendit, kanë ruajtur zakonet dhe traditat tona dhe e identifikojnë veten si shqiptarë. /GSH/

http://grid.al/read/news/157590659/6573630/mpj-shqiptaret-ne-krime-jane-mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët e Ukrainës gjatë luftës së fundit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Karpatia-
Kërce tek: