FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Thu 31 Jul 2014, 20:22

Intervistë me Blerim Latifin: Lavdrim Muhaxherin e prodhuan hoxhallarët tanë



Tash e 15 vjet në xhamitë e Kosovës në mënyrë të papenguar është predikuar fanatizmi fetar islamik. Ky lloj predikimi tanimë i ka arritur efektet e veta: ka prodhuar militantë, si puna e Muhaxherit dhe shokëve të tij. Përgjegjësinë më të madhe për këtë e bart në radhë të parë Bashkësia Islame e Kosovës e cila ka bërë një gabim tepër të madh duke u dhënë imamëve të saj një liri të plotë në predikimet e tyre. Por cilët janë edhe faktorët tjerë që po ndikojnë në rritjen e fanatizmit fetar? I pari është sistemi politik gjerësisht i korruptuar, i dyti është sistemi arsimor i shkatërruar në të gjitha nivelet që nga çerdhet e deri në universitete dhe i treti është pesimizmi ekonomik i lidhur me krizën strukturore të ekonomisë së vendit. Blerim Latifi, mësimdhënës i filozofisë në Universitetin e Prishtinës flet për Express.

Express: z.Latifi si e komentoni veprimin e xhihadistit Lavdrim Muhaxheri i cili u shfaq në sytë e botës duke masakruar një të ri diku në Siri apo Irak?

Blerim Latifi: Kam lexuar e dëgjuar këto ditë lloj-lloj shpjegimesh mbi veprimin e tmershëm të terroristit Muhaxheri, që nga shpjegimet psikiatrike që e nxjerrin atë si një psikopat, e deri tek ato të llojit konsipirativ sipas të cilave ky vrasës është një agjent i shërbimeve sekrete serbe e që është në funksion të prishjes së imazhit të shqiptarëve në botë. Konsideroj se e vërteta qëndron diku tjetër. Një veprim i tillë kriminal është pasojë direkte e një situate kur bashkëdyzohen fanatizmi fetar me përvojën e përditshme të luftës. Masakruesit janë produkte të këtij bashkëdyzimi. Fanatizmi ja mundëson njeriut të hedhë tutje çdo ndjenjë keqardhje apo dhembshurie për të gjithë ata që mendojnë ndryshe prej tij, që kanë religjion apo ideologji tjetër, ndërsa të jetuarit në një ambient lufte ia bën të mundur heqjen e frikës nga vdekja, aq më tepër nëse lufta është e inspiruar nga dallimet religjioze.Rasti në fjalë na tregon edhe njëherë se çfarë fuqie të madhe transformimi ka fanatizmi, qoftë e fetar qoftë ideologjik, i cili përmes manipulimit mental e shndërron njeriun fillimisht në lëndë të parë dhe pastaj nga ajo lëndë krijon çfarë të dojë, e edhe vrasës të tillë si ky Muhaxheri. Historiani britanik Eric Hobsbaëm diku njëherë ka thënë se në shumë raste ideologjia di të jetë edhe më e rrezikshme se sa bomba atomike. Natyrisht ne si shoqëri nuk jemi përgjegjës për luftën në Siri dhe Irak, por jemi përgjegjës për fanatizmin fetar, i cili i ka shtyrë qindra kosovarë të shkojnë atje dhe të përfshihen në masakra ndërsektare të botës arabe.

Express: Në çfarë kuptimi duhet ta marrim këtë përgjegjësi?

Blerim Latifi: Ka pesëmbdhjetë vite që ne kemi lejuar që nepër xhamitë tona dhe ambiente të tjera sociale të predikohet në mënyrë të papenguar dhe sistematike fanatizmi fetar islamik, që do të thotë predikimi sipas të cilit ka vetëm një mënyrë të drejtë dhe të lejuar të të jetuarit, e ajo është mënyra salafiste ( radikalizmi islamik) dhe të gjitha të tjerat janë të gabueshme dhe të pamoralshme, se shiitët janë devijant të poshtër të islamit, se hebrenjtë janë popull i mallkuar, se amerikanët janë djaj, se gratë duhen nënshtruar e përbuzur, se xhihadi është forma më e lartë e përkushtimit fetar, se të gjitha të këqijat e shoqërisë vijnë nga mungesa e fesë, e plot gjëra të ngjajshme, krejtësisht të paqëndrueshme. Ky lloj predikimi tanimë i ka arritur efektet e veta: prodhimin e militantëve, si puna e Muhaxherit dhe shokëve të tij.

Express: Kush bartë në këtë mes përgjegjësinë më të madhe?

Blerim Latifi: Në rradhë të parë Bashkësia Islame e Kosovës. BIK-u ka bërë gjithë këto vite një gabim tepër të madh duke u dhënë imamëve të saj një liri të plotë në predikimet e tyre. Asnjë organizatë serioze nuk bën një gjë të tillë. Ajo është dashur që në fillim të disiplinoj klerikët e saj në terren.

Express: Në çfarë mënyre ?

Blerim Latifi: Duke krijuar një kod strikt të korrektesisë në predikimin publik. Përmes këtij kodi në njëren anë do të rregullohej mënyra e ligjërimit fetar duke shmangur gjuhën e fanatizmit dhe urrejtjes ndaj formave të tjera të besimit, sjelljes e mendimit dhe në anën tjetër do të sanksionoheshin të gjithë ata klerikë që do ta thyenin këtë kod të korrektësisë. çdo fe që nuk ka një kod të korrektësisë publike herët a vonë shndërrohet në problem dhe kërcënim për shoqërinë. Bashkësia Islame e Kosovës kurrë nuk ka bërë një gjë të tillë. Ajo vetëm deklarativisht shpeshherë ka kundërshtuar ndonjë klerik të saj ekstremist, por asnjëherë nuk ka ndërrmarrë masa konkrete të sanksionimit e penalizimit. Natyrisht ky nuk është faktori i vetëm.

Express: Cilët janë të tjerët?

Blerim Latifi: E kam thënë edhe njëherë tjetër: prapa fanatizmit fetar në rritje në Kosovë qëndrojnë tre faktorë bazik që e ushqejnë vazhdimisht atë. I pari është sistemi politik gjerësisht i korruptuar, i dyti është sistemi arsimor i shkatërruar në të gjitha nivelet që nga çerdhet e deri në universitete dhe i treti është pesimizmi ekonomik i lidhur me krizën strukturore të ekonomisë së vendit. Në një gjëndje të tillë pa politikë serioze, pa edukim funksional modern, pa ekonomi, klerikët populist dhe ekstremizmi fetar gjejnë terren ideal për të lulëzuar dhe kjo atakon më se pari shtresën sociale e cila më se shumti është e disponuar pro radikalizmit e që janë të rinjët. Bile mund të them se në këso situatash krize të rinjët përbëjnë shtresën më të rrezikshme të shoqërisë.

Express: Përse të rinjët janë shtresa më e rrezikshme?

Blerim Latifi: Shikoni tek ne ekziston një bindje se të rinjët janë shtresa më progresive dhe më e emancipuar e shoqërisë. Kjo është vetëm një mit i iluminizmit vulgarë. Historia na tregon se të rinjët gjithmonë kanë qenë në krye të lëvizjve më të përgjakshme në shoqëri të ndryshme. Ja disa shembuj : Jakobinët që i lanë me gjak rrugët e Parisit në kohën e Revolucionit të vitit 1789 të gjithë kanë qenë djem të rinj, si Robespieri apo Sen Zhysti, bolshevikët rus poashtu, lëvizjet fashiste në Europë kanë nisur si lëvizje të të rinjëve dhe veteranëve të kthyer nga transhetë e Luftës së Parë Botërore, Kmerët e Kuq të Pol Potit që vranë gati 1 milion njerëz në fushat e vdekjes në Kamboxhia, të gjithë ishin djem të rinj, dhe sot lëvizjet radikale islamike, si ISIS, janë në thelb lëvizje të rinjësh.

Express: Si mund të shmangim rrezikun nga ekstremizmi fetar, rrezik për të cilin tanimë kanë dhënë alarmin edhe vendet dhe mekanizmat perëndimorë që e mbështesin Kosovën?

Blerim Latifi: Duhet punuar përnjëmend në të gjitha ato fusha që i përmenda më lart. Pra na duhet një jetë politike e mirëfilltë, e jo një kastë politikanësh që shqetësohen vetëm për kapitalizimin privat të funksioneve publike, na duhet ti kthehemi njëherë e mirë sistemit arsimor dhe ta nxjerrim nga kollapsi ku ka rënë, e që i ngjanë një industrie të riprodhimit të injorancës dhe në anën tjetër krerët e bashkësisë më të madhe fetare në Kosovë, BIK-ut, të ulen e ti përvishen punës për ndërtimin e një kodi të korrektësisë. Dua ta përseris atë që e thash më lart : feja pa një kod të korrektësisë publike, në kushtet e një shoqërie me shumë besime, pashmangshëm shndërrohen në problem kombëtar.

http://m.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-blerim-latifin-lavdrim-muhaxherin-e-prodhuan-hoxhallaret-tane-33158/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Thu 31 Jul 2014, 20:41

Krimi ka ndodhur në Siri, por meqenëse flitet për problemet e Kosovës, tema u soll këtu tek nënforumi Dardania.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Cani



Numri i postimeve : 12
Join date : 08/07/2014

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Thu 31 Jul 2014, 21:36

Unë kisha me shrytzu rastin ta shtoj ni shkrim timin qe po e vej enkas ne ket forum qe ksaj radhe po e bej anonim, ju lutemi shperndajeni sa te keni mundesi ju anetare te ketij forumi.

Përse po e shajmë atë që vetë e prodhuam?!

Shkruan: H.B. (Cani)

Po bëhen 15 vite nga përfundimi i luftës, dhe po aq vite që organizimet fetare vehabiste shfrytëzojnë vakuumin institucional dhe më pas vakuumin mendor të udhëheqësisë tonë, për të depërtuar me ideologjinë e tyre në një popull që vetëm lëvozhgën e kishte ngapak të islamizuar. Në fakt vetë dallimi i madh mes dy rrymave islamike, ajo që kishte qenë më parë dhe kjo që erdhi, ishte i atillë që të tregonte se kemi të bëjmë me islamizim të mëtejmë. P.sh. gratë duhej mbuluar më tepër se deri atëherë, predikohej më tepër, shtohej urrejtja ndaj feve tjera duke i zënë vendin një indiference fetare mjaft fabuloze tek ne shqiptarët, filluan më pas edhe fjalime me altoparlant, që sidomos për muajin e agjërimit zgjasin deri në mesnatën e vonë duke ua prishur edhe gjumin qytetarëve. Do të thotë se çdo gjë islamike vinte duke u rritur, dhe çdo gjë shqiptare duke u venitur.
Për një njeri me tru në kokë, nuk ka qenë problem që të vërehet dhe të identifikohet se me çfarë brumi ideologjik kemi punë. Por shumica u nisën nga premisa “jemi muslimanë” duke vazhduar indoktrinimin e mëtejmë, në vend se të nisej nga premisa se “po rrezikohemi” e të shkëputej nga hipnotizimi vetëvrasës i imamëve.
Më ka ndodhur vetë në të kaluarën, që në çdo kritikë, në çdo bisedë a debat kur kam kritikuar ideologjinë islamike në tërësinë e saj, si ideologji që i shërben nacionalizmit arab, dhe që çon deri tek luftërat të atij lloji që neve shqiptarëve nuk na duhen, apo që i shpërndan energjitë tona nëpër caqe që s’kanë të bëjnë me neve, gjithnjë kam marrë përgjigje primitive “O mos ma prek fenë”, “Fol çka dush fenë mos ma prek” etj. D.m.th kanë kaluar në fazën e ankthit total kur as argumenta më nuk kanë dhe u duhet të sillen në atë mënyrë të lartcekur. Ishte e çuditshme të shihje një intelektual, që deri dje m’u kishte dukur filozof si Sokrati, tani nxehej e sarrakuqej se ia thashë dy tri fjalë të këqija për ideologjinë vrastare. Kaq keq i kemi punët ne si shoqëri. Shumë persona tjerë gjithashtu kanë shkruar për këtë problem, apo janë shprehur në media, por janë kritikuar se po nxisin urrejtje fetare (sic).
Tani kur një nga mesi i tyre, del në media duke i prerë kokën një fëmiu, këta kthehen e e shajnë!
Si është e mundur kjo pyes unë?
Ai është produkt i kësaj shoqërie, ai është inkurajuar nga kjo shoqëri që të falet, të shkojë në xhami, të indoktrinohet, e ç’është më e rëndësihsmja të urrejë “ata të tjerët” kryesisht shiat dhe çifutët. Tani kur ai arrin maksimumim dhe piedestalin dhe ua tejkalon të tjerëve, logjika e thotë se duhet t’a brohorasin e duartrokasin, ne shohim se e shajnë dhe distancohen prej tij. Dhe na ngjallet një fije shprese se diçka po ndryshon në popullin tonë. Por çdo shpresë humbet se ndërsa e shajnë “monstrën” kthehen sërish dhe vazhdojnë propagandën e deriatëhershme e cila ka prodhuar dhe do të prodhojë “Lavdrimë Muhaxherë” të tjerë!
E shajnë “monstrën” dhe i thonë po ato fjalë që i ka folur “monstra” sa ka qenë në Kosovë!
P.sh. të tregojnë me ëndje se si X-Y këngëtarja e ka vënë ferexhen, se si mrekullitë e universit vërtetojnë se Allahu ekziston, se si mrekullitë në Kuran tregojnë se e vetmja fe e vërtetë është Islami, dhe në fund fare sjellin argumenta pro-vehabizmit, por pa e përmendur këtë emër, për të cilët Shefqet Krasniqi thotë se nuk ekzistojnë. Dhe për më tepër akuzojnë izraelitët për vrasje fëmijësh, kur fëmijë-vrasësi ka dalë nga mesi i tyre.
Fakti se një musliman i prodhuar në Kosovë, i pret kokën një fëmije, në të njëjtën kohë kur bëhen akuza kundër UÇK-së për krime lufte, nuk lë dyshim aspak se këtu ka gisht shërbimi sekret serb. Por shërbimi serb nuk ka gisht vetëm në Siri, se s’ka fuqi një shërbim sekret të ndikojë tek një person brenda një kohe të shkurtër e ta bindë që të bëjë një gjë kaq shpejt. Ai shërbim sekret vepron në Kosovë, dhe i ka rrënjët thellë, dhe kuptohet njëkohësisht me shërbimet turke, arabe etj. Tani të ngremë gishtin kundër ndonjë imami duket e çuditshme, se po të ishte problemi tek një imam që bën thirrje për luftë në Siri, do t’a hiqte BIK nga ajo pozitë. Por ja që nuk e heq. Pse nuk e heq? Sepse të tillë janë të gjithë! Ato rrahjet nëpër xhami nuk po përsëriten më, sepse nuk ka më hoxhollarë të medhhebit hanefi, ata që u rrahën pa turp ishin të fundit. Kjo tregon shumë qartë se e tërë struktura e Bashkësisë Islame të Kosovës që vjen dhe na kërkon të holla vit për vit, është një strukturë e udhëhequr nga shërbimet e huaja turko-serbe.
Prej nga pra na doli monstra Lavdrim Muhaxheri që neve çuditërisht na duket i huaj? S’ka ku tjetër përveç se prej xhamive tona. Deri dje ka jetuar në Kaçanik, ka ndjekur xhaminë e afërt aty, poaty është indoktrinuar, është mbushur mllef “pse shiat e kanë devijuar fenë islame”, dhe një moment të caktuar i mbushet mendja për t’u nisur për në Siri.
Ndryshe nga disa që thonë se kjo s’ka lidhje me fe, unë mendoj se tani është koha që të rishikohet problemi i ideologjisë islamike. Dhe për këtë u takon barra vetë shqiptarëve muslimanë. Ta shohim pak se çka po prodhojmë ne shqiptarët për botën e jashtme. Bashkë me Lavdrim Muhaxherin në Siri gjenden edhe mbi njëqind muslimanë tjerë nga Kosova, dhe do të shkojnë edhe qindra të tjerë. Dhe kjo që them është çështje e kombit, por barra i takon komunitetit musliman. Të kthjellemi e t’a shohim se Lavdrim Muhaxheri dhe veprimtaria islamike në Kosovë kanë lidhje të ngushtë si mishi me ashtin, e jo sikur bëjnë disa që distancohen prej tij, kinse s’paska fare lidhje.
Sepse nuk po bëhet fjalë për një psikopat që rastësisht doli i tillë, dhe na doli doresh e bëri ç’deshi vetë. Përkundrazi po bëhet fjalë për një monstër që e kemi prodhuar ne vetë, duke lejuar që para hundëve tona të bëhet propagandë islamike vehabiste e nivelit më të egër.
Disa arsyetohen me atë se ai e shkjeu pasaportën, dhe tash nuk është më kosovar, dhe se Kosova nuk ka faj. Por në fakt ai është prodhimi jonë final i 15 viteve të fundit. Ndonëse jo rasti fundit. Në fakt ky është vetëm fillimi i problemeve tona. Shërbimet sekrete ende janë duke vepruar, dhe hoxhollarët janë ende duke nxitur urrejtje nëpër xhami.
Nëse ne vazhdojmë me të njëjtën mbështetje ndaj ideologjisë e cila prodhon të tillë monstra, nesër shumëkush nga komuniteti musliman do të vrasë edhe shqiptarë bektashianë, e mos të flasim për katolikë, ortodoksë, jo-besimtarë etj. E siguroj lexuesin se me dhjetëra herë kam dëgjuar sunitët në vendin tonë që akuzojnë komunitetet tjera fetare, shiat, tarikatet, krishterët etj.
Ne sikur nuk paskemi probleme tonat?
Ju ftoj pra në fund të këtij shkrimi që të mendoni pak për problemet tona, (problemet e kombit shqiptar), e kuptohet të mendoni edhe për ideologjinë islamike, çfarë të bëjmë me të?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Provokatori



Numri i postimeve : 10
Join date : 15/07/2014
Age : 78

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Sat 02 Aug 2014, 10:16

Kurr nuk kame pa Kosova as Shqipnija Europën ni e pajshim Islamin para Nacionit.Islamin duhet me harrua ën Europ.Kurrkush nuk ka kudra fejes Muslimane por feja âsht feja e  e nacioni âsht nacioni.Hiqniju fanatizmit se kurrkush nuk e duron prej kado çi vjen.Merrnije fen si personalisht e jo si kom.Gabim âsht me tha: feja jon âsht Shqiptarizmi kur 90% Shqiptar jân Musliman
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sexy Witch

avatar

Female Numri i postimeve : 7
Join date : 28/07/2014
Age : 27

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Tue 05 Aug 2014, 11:19

Provokatori shkruajti:
Kurr nuk kame pa Kosova as Shqipnija Europën ni e pajshim Islamin para Nacionit.Islamin duhet me harrua ën Europ.Kurrkush nuk ka kudra fejes Muslimane por feja âsht feja e  e nacioni âsht nacioni.Hiqniju fanatizmit se kurrkush nuk e duron prej kado çi vjen.Merrnije fen si personalisht e jo si kom.Gabim âsht me tha: feja jon âsht Shqiptarizmi kur 90% Shqiptar jân Musliman
Po, e vertet se shqiptaret nuk duhet te vene fene para kombit, por zotri na fen e marrim personalisht, por duhet ti permbahemi kesaj e secili e deklaron fene per vete, e jo te manipulojme me numra e perqindje, se ne nuk e dime sa jan muslimane, sa prej tyre falen, sa frekuentojn xhamite, sa e mbeshtesin kete apo ate imam, kete apo ate sekt, kurse une per veten time nuk i perkas kesaj feje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Provokatori



Numri i postimeve : 10
Join date : 15/07/2014
Age : 78

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Wed 06 Aug 2014, 08:26

Masparit duhet me dijt se Islami nuk na ka prû kurrgjâ t'mir Shqiptarit,statistika po thot se 90% Shqiptar jân Musliman,a shkon kush ën xhami a jo vet nuk e dij.Tepër shum organizata muslimane po marrin pijes n'për konferenca islame e ata don me tha se mafort pështeten gjeveriet islame,Arabe e Tyrke, se Europës.Shqipnija âsht tradicionel Shtet Europet e gjithmon ka luftua kûdra islamit megjithse jem shumica Musliman. e ashtvKosova po gabon se mos tite kên Europa e Amerika edhe sot kime kên nar Serbi.E besoj se e kini tije Erdoganin se çka ka tha e politika e intelekti i Kosoves nuk ka reagua.T'tâna xhamijat çi po goditen,financohen prej islamit, ater hoxhadhat nuk mujn me kên t'pamvarun e ashtû ater edhe gjeverija e Kosovës.Kosova duhet meu këthye nga Europa e jo me kên vazali i Islamit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dedro
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 57
Join date : 23/04/2013
Age : 37
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Wed 06 Aug 2014, 12:16

Pajtohem shumë me mendimet që keni Provokatori, dhe më vjen mirë që ka ende njerëz që mendojnë më thellë në këto probleme.. Shqiptarët duhet të mbajnë politikën perëndimore që e kanë pasur deri tash, por më së shumti duhet mbajtur traditat e pastra shqiptare, pasi kkio do të jetë kultura që na përfaqëson jashtë vendit.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Cani



Numri i postimeve : 12
Join date : 08/07/2014

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Fri 08 Aug 2014, 21:20

“Djali më i mirë prej krejtve”
7.08.2014
Fadil Lepaja

“Djalë ma të mirë nuk ka Kosova”, kishte deklaruar me bindje të plotë një familjar për të riun LM, ekstremistin i cili kishte postuar në profilin e tij në Facebook disa fotografi ku ai shihej duke i prerë kokën një të riu tjetër, po ashtu mysliman. Shumëkush vrapoi të deklarohet në rrjetet sociale e sidomos në media se këtë njeri e konsiderojnë të çmendur, kriminel, njeri të ligë e deri edhe monstrum! Madje, kështu vepruan edhe shumë nga ata që me debatet e tyre në emër të islamit e frymëzuan një formë të tillë lufte për fenë dhe shoqërinë.

Në anën tjetër, i bindur se ka të drejtë, “djali më i mirë prej krejtve” prerjen e kokës e sheh si veprim krejtësisht të arsyetueshëm. Tradhtia ndaj bindjeve të tij ashtu shpaguhet! Madje kërcënon se edhe në të ardhmen, gjithë tradhtarëve të islamit do t’u pres kokat. Pa gjyq! Tradhtari s’ka të drejtë as të mbrohet!

Kështu mediat vendore dhe ndërkombëtare e fituan armikun publik nr.1!

Të gjitha krimet e tjera relativizohen. Punë e madhe se Qeveria ka vjedhur miliona! Punë e madhe... për gjithçka tjetër!

Por, a është ky njeri vërtetë djali më i mirë apo më i keq prej krejtve? Apo është veçse edhe një idealist tjetër që ka përqafuar verbërisht një ide e cila se ka për gjë që në emër të Zotit të kryejë veprime të cilat bien ndesh me normat civilizuese që civilizimi ynë i njeh si të pranueshme?

Kush është kush në këtë luftë? Myslimanët nga e gjithë bota janë mbledhur në Siri dhe po luftojnë e po vriten në mes vete, për islam. Tashmë është bërë e qartë se të gjithë ne të cilët me rastësi, pra me të lindur, apo me vetëpërcaktim jemi të besimit mysliman, nëse mendojmë ndryshe për këtë çështje... jemi në rrezik! A ka liri mendimi dhe shprehjeje ?

Një Xhordano Bruno mysliman nuk do të kallej në turrë të druve, tani do t’i pritej koka, e një Galileo do të mohonte shkencën e vet, do të konvertohej dhe paguante taksë edhe pse në fund do të klithte: “Megjithatë sillet”!

Alternativa për qytetarin vështirë se mund të quhet e tillë! Ku vullneti i qytetarit e ku vullneti i Zotitt?!

Veçse në emër të qytetarit sot flasin deputetët e në emër të Zotit flasin dijetarët dhe imamët!

Duhet zgjedhur mes fjalës të cilës nuk i besohet (deputetit) dhe fjalës të cilën nuk ke qare pa e besua! A është zgjedhje?

Kjo tregon se është mbërritur në një udhëkryq civilizues, ku koncepte të ndryshme, të vërteta të ndryshme rreth fesë dhe rolit të saj në shoqëri, sidomos islamit, po luftojnë për xhemat! Për pasues! Islami tradicional për të cilin janë kap me panik ideologët e hutuar, nuk ofron zgjidhje!

Islami nuk është më çka ka qenë! Nuk është më tradicional, por as modern nuk mund të quhet!

Në fakt, islamistët e rinj e luftojnë atë çka ndër ne nënkuptohet me modernizëm. A ka në të vërtetë luftë në mes islamit tradicional dhe atij politik?

Vështirë të thuhet se islami tradicional paraqet ndonjë alternativë për të qenë! Sepse islami tradicional te ne ishte po aq politik sa edhe ky i “riu”. Hoxhallarët e moçëm dhe bashkësitë fetare, ishin në një bashkëpunim të afërt me shtetin dhe ideologjinë zyrtare dhe ndiqnin marrëdhëniet e drejtuara nga ideja e jugosllavizmit dhe socializmit, ndërsa jashtë ndiqnin politikën e mos inkuadrimit. Pra, ishin krejtësisht të instrumentalizuar! Të tri këto drejtime, tashmë janë rrugë qorre! As jugosllavizmi, as socializmi e as mos inkuadrimi janë rrugë të cilat nuk qojnë askund!

Ajo që realisht po zhvillohet ndër shqiptarët, por edhe boshnjakët në Ballkan, kryesisht është lufta në mes dy koncepteve kryesore rreth rolit të fesë (islamit) në shoqëri! Në njërën anë është koncepti evropian ku feja është çështje private e qytetarit, e ku specifikohet edhe ndarja e plotë e sajë prej shtetit. Ky sistem funksionon në bazë të vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë të lirë!

Në anën tjetër të barrikadave është koncepti i islamit politik, i cili sidomos ndër shqiptarët mohon kombin dhe simbolet kombëtare, rrahë me shuplakë Skënderbeun dhe mohon humanizmin e Nënës Terezë vetëm se ajo nuk ishte myslimane. Propagandojnë një islam të angazhuar globalisht, angazhohen që të zëvendësojnë vullnetin e qytetarit me vullnetin e Zotit, pra demokracia të zëvendësohet me sheriat dhe për të ndryshuar orientimin civilizues të shqiptarëve drejt kampit islamik!

Ajo që i karakterizon islamistët politikë dhe nuk tingëllon aspak shpresëdhënëse është shkalla e ultë e tolerancës ndaj mendimit ndryshe! Sidomos për çfarëdo sjellje apo mendim i shprehur e që nuk përputhet me librin e shenjët. Kërcënimet, frikësimet, ofendimet dhe nofka e islamofobit janë të zakonshme ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Provokatori



Numri i postimeve : 10
Join date : 15/07/2014
Age : 78

MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   Sat 09 Aug 2014, 09:40

Sami Frashëri, para mëse një shekulli, tha: Sot, shumë Shqipëtarë, nëntëdhetë për qint, munt të themi, s’janë Shqipëtarë as me mënt as me zemrë; kombin’ e tyre e gjuhënë s’e duanë as e nderojnë; s’duan të këndojn’ e të shkruajnë në gjuhët të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip! (Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e

ç’do të bëhet”, Rilindja, Prishtinë 1978, f. 103).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krimi monstruoz i myslimanit nga Kosova, në Siri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Siri veprojnë forca speciale britanike
» Kosova - Hapësirë Konspirative
» Planeti i 12
» Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz
» Shqiptari duke prere femije ne fyt ne emer te all,ahut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Syria-
Kërce tek: