FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Qielli i këtij gushti, 2014

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sexy Witch

avatar

Female Numri i postimeve : 7
Join date : 28/07/2014
Age : 28

MesazhTitulli: Qielli i këtij gushti, 2014   Thu 31 Jul 2014, 13:26

Nga SuperHëna te yjet që bien, qielli i gushtit dhuron spektakël. Programi i tyre përgjatë gjithë muajit



Sateliti ynë do të japë spektakël përgjatë gjithë muajit, duke filluar nga 3-4 gushti. Gushti është muaji më i shumëpritur për vrojtuesit e qiellit gjatë natës. Të shumtë janë takimet që muaji simbol i verës rezervon për të apasionuarit e astronomisë.  

Natyrisht, mbi të gjitha do të jetë SuperHëna që do të tërheqë vëmendjen, më 10 gusht, kur sateliti ynë natyral do të gjendet në distancën më minimale nga Toka për këtë 2014. Faktikisht, Hëna do të japë spektakël përgjatë gjithë muajit, duke filluar nga 3-4 gushti, kur do të jetë në vijë të drejtë me Marsin e Saturnin. Madje, menjëherë pas perëndimit, mund të vërehen qartë sëbashku.
Ndërsa më 18 gusht, Venusi do të jetë në një vijë me Jupiterin, aq sa në agim do të mund të shihen dy planetët që do të jenë të shndërritshëm dhe shumë afër njëri-tjetrit, të dy në Kostelacionin e Gaforres. Kurse më 27 gusht, Marsi e Saturni do të takohen në kostelacionin e Peshores.


Po meteorët kur janë në program?  

Takimi më i shumëpritur është ai me Perseidët, yjet që bien natën e Shën Lorencit. Megjithëse këtë vit, skenën do t’ua marrë SuperHëna, që pikërisht më 10 gusht do të shndërrijë më “e madhe” se kurrë, duke fshehur yjet. Gjithsesi ekziston gjithmonë mundësia për të bërë një përpjekje edhe në netët e 12 dhe 13 gushtit, përderisa konsiderohen si më të pasurat, me rreth 100 meteorë të shikueshëm çdo orë. Mirëpo do të jetë e nevojshme të pritet 19-20 gushti për të pasur një qiell plotësisht të errët dhe pa Hënë. Atëherë do të jetë e mundshme të admirohen të ashtuquajturit “Cignidë”, një shiamë e pasur me meteorë tepër të shndërritshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qielli i këtij gushti, 2014
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zera misterioz nga qielli !!!
» Vetëtimat sferike nga qielli
» Yjet
» Ufot (Mashtrimi Me i Madh Qe Djalli I Beri RRaces Njerezore)
» Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Dituri mistike-
Kërce tek: