FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KOASH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Cani



Numri i postimeve : 12
Join date : 08/07/2014

MesazhTitulli: KOASH   Tue 29 Jul 2014, 20:33

Raporti i DASH për fenë

Në Raportin Ndërkombëtar për Lirinë e Fesë për vitin 2013, thuhet se qeveria shqiptare ka përparuar pak në shqyrtimin e pretendimeve për kthimin ose kompensimin e pronave të shtetëzuara gjatë komunizmit. Shumë prej këtyre pretendimeve, thuhet në raport, mbetën të pazgjidhura.
Raporti përmend incidentin e Përmetit, ku përmbarues privatë me kërkesë të bashkisë, nxorrën me forcë disa klerikë ortodoksë dhe disa objekte fetare nga një pronë e diskutueshme.

Në rapotin Ndërkombëtar për Lirinë e Fesë për vitin 2013, zë vend edhe për largimin e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare Anastas, si drejtues i kishës për shkak të etnisë së cilës i përkiste, asaj greke. Raporti thotë se kërkesat e drejtuesit të partisë nacionaliste Kreshnik Spahiu dhe At Nikolla Marku, një prift ortodoks maqedonas në Shqipëri, u konsideruan nga Kryepeshkopi Anastas si kërcënim dhe minim i traditës së harmonisë fetare në vend.
Në Raport, thuhet se Komuniteti Islamik Shqiptar vazhdoi të provonte të merrte lejen e ndërtimit nga qeveria për një xhami të re në Tiranë. Tërheqja e licencës për të ndërtuar një qendër tregtare në tokën pranë vendit ku do të ndërtohet xhamia ngriti pikëpyetje edhe mbi ndërtimin e xhamisë.
Më tej, në Raportin Ndërkombëtar për Lirinë e Fesë, thuhet se gjatë vitit 2013, nuk ka pasur raportime për abuzime apo diskriminim mbi bazën e përkatësisë fetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Cani



Numri i postimeve : 12
Join date : 08/07/2014

MesazhTitulli: Re: KOASH   Tue 29 Jul 2014, 20:36

At Nikolla Marku i përgjigjet DASH: Unë jam prift ortodoks shqiptar dhe jo maqedonas.

Elbasan- Kreu kreu i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku i përgjigjet Departamentit Amerikan të Shtetit duke sqaruar se me Maqedoninë e lidh vetëm arsimimi i tij si prift ortodosk pasi Janullatos e ndëshkoi për qëndrimet e tij kombëtare.



Unë jam prift ortodoks por jam prift ortodoks shqiptar dhe jo maqedonas. Studimet i kam bërë në Shqipëri, një pjesë në Greqi, por studimet nuk kanë rëndësi se ku bëhen por ku e ushtron profesionin. Unë i shërbej kombit tim dhe atdheut tim.

Unë jam një prift ortodoks shqiptar dhe votën ma kanë dhënë shqiptarët për të vazhduar këtë detyrë të shenjtë. Shumë respekt po të isha maqedonas por nuk jam. Unë jam shqiptar dhei shërbej vendit.

Kam qenë student në kishën ortodoks e të Greqisë në qytetin e Kastoriasë dhe për qëndrimet kombëtarë për flamurin e gjuhën u ndëshkova dhe erdha në Shqipëri dhe vazhdova studimet në Shqipëri nën kryesinë e peshkopit grek Janullatos. E njëjta histori ndodhi edhe në kishën ortodoske të Durrësit, në kampin e Niko Bellojanit

U detyrova të largohem nga Shqipëria e të vishesha prift në Maqedoni për aryse komëbtarë sepse I shërbeja kombit tim dhe statusit të kishës ortodoske shqiptare. Duke parë që kjo luftohej nga peshkopi grek atëherë unë nuk u dedikova të vishesha prift nga hirësia janullatos por kërkova ndihmë nga Sinodi i Shenjtë Maqedonas dhe u vesha prift atje. Por nuk do të thotë se jam prift maqedonas, sepse jam me kombësi shqiptare. Jam rritur në këtë lagje dhe i shërbej atdheut tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KOASH
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona :: Arbëria-
Kërce tek: