FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Akuzat ndaj UÇK-së, për krime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Akuzat ndaj UÇK-së, për krime   Tue 29 Jul 2014, 12:53

Aktakuzë për krime lufte (pa trafikim organesh)

Clint Williamson: “Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngris aktakuza kundër disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, romëve dhe etnive tjera si dhe shqiptarë që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë“.

Disa figura qendrore të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të akuzohen për krime lufte, paralajmeroi të martën Prokurori special amerikan Clint Williamson.



Williamson foli në prezantimin e raportit mbi pretendimet e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për trafikim organesh dhe krime lufte në Kosovë më 2011.

Prokurori kryesor i grupit hetues të Bashkimit Europian tha se tash për tash mendon se do të ketë një aktakuzë kundër disa individëve të niveleve më të larta të UÇK’së, për përgjegjësi individuale që ndërlidhen me krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe vepra tjera penale.

Ai tha se njëherë nuk do të ketë aktakuzë për trafikim me organe njerëzore pasi përkundër indikacioneve për më pak se dhjetë raste eksploatimi të tyre nuk ka prova që i vërtetojnë ato. Williamson paralajmëroi se hetimet për këtë megjithatë do të vazhdojnë.

Politiko.net sjell raportin në detaje:

Williamson për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit

“Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngrisë kundër disa zyrtarëve të lartë të UÇK-së në lidhje me përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që është drejtuar kundër popullsive serbe, rome dhe pakicave tjera në Kosovë si dhe kundër bashkëkombësve tjerë të Kosovës të cilët i etiketuan si kolaboracionistë të serbëve, ose më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politikë të udhëheqësisë së UÇK-së”.

“Të dhënat e përpiluara nga Task Forca tregojnë që elementë të caktuar të UÇK-së qëllimisht i vunë pakicat në shënjestër me veprat e persekutimit që përfshinin vrasje të paligjshme, rrëmbime, zhdukje të detyruara, burgime të paligjshme në kampe në Kosovë e Shqipëri, dhunë seksuale, forma tjera të trajtimit çnjerëzor, zhvendosje me dhunë të individëve nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre si dhe përdhosje e shkatërrim të kishave e objekteve tjera fetare”.

“Kjo për pasojë rezultoi me spastrim etnik të pjesëve të mëdha të popullatës serbe e rome në jug të lumit Ibër në Kosovë, me përjashtim të disa enklavave të shpërndara të pakicave. Ne kemi konstatuar se disa elementë të UÇK-së ndërmorën një fushatë të dhunës dhe frikësimit gjatë viteve 1998 dhe 1999 të drejtuar kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë të Kosovës, e cila gjithashtu përfshinte veprat e vrasjeve jashtëgjyqësore, burgimeve të jashtëligjshme dhe trajtimit çnjerëzor|.

“Ne besojmë se provat janë bindëse se këto vepra nuk kryheshin nga batakçinjtë duke vepruar me dëshirën e tyre, përkundrazi janë kryer në mënyrë të organizuar dhe janë miratuar nga individë të caktuar në nivelet më të larta të udhëheqësish së UÇK-së”.

“Prandaj ai ka paralajmëruar aktakuzë për krime kundër njerëzimit, krime kundër njerëzimit dhe për vrasje”.

Për trafikimin e organeve

clint-williamson

“Pjesa e raportit të Martyt që kishte marrë më së shumti vëmendje – për shkak të natyrës së saj senzacionale – është e ndërlidhur me dyshimet për vrasje me qëllim të eksploatimit dhe trafikimit të organeve njerëzore”.

“Siç thashë, të gjeturat tona ishin në përgjithësi në përputhje me ato në raportin e Martyt, e kjo vlen edhe për këtë (trafikimin). Për të qenë e mundshme që të bëhet ndjekje penale, megjithatë, kërkohet një nivel i provave që ne nuk kemi qenë në gjendje ta sigurojmë”.

“Sikurse Dick Marty gjatë hetimit të tij, edhe ne kemi hasur në sfida të ndjeshme për të gjetur këto prova. Kjo nuk përjashton mundësinë që këto prova do të dalin, dhe ne sigurisht se do të vazhdojmë t’i kërkojmë ato. Kështu që në asnjë mënyrë ne nuk kemi hedhur poshtë validitetin e këtyre dyshimeve”.

“Përderisa unë nuk ndjehem ende i sigurt se ka bazë të fuqishme për të përfunduar se aktakuza mund të ngriten në lidhje me këtë aspekt, ndjej një lloj obligimi për ta adresuar këtë çështje në mënyrë specifike shkaku i vëmendjes që i është dhënë”.

“Në këtë moment mund të them se ka indikacione imponuese se kjo praktikë ka ndodhur në një shkallë shumë të kufizuar dhe se një numër i vogël i njerëzve ishin vrarë me qëllim që t’u nxirreshin dhe t’u trafikoheshin organet. Ky përfundim është konsistent me “Raportin e Martyt” në lidhje me atë se një “dyzinë” e individëve iu kishin nënshtruar këtij krimi. Përdorimi i fjalës “dyzinë” nga Marty ishte i qëllimshëm dhe nënkutpohej literalisht (bukfalisht)”.

“Nuk ka indikacion deri më tash se kjo praktikë ishte më e përhapur dhe sigurisht jo se një pjesë e rëndësishme nga minoritetet etnike që ishin zhdukur ose vrarë ishin viktima të kësaj praktike”.

“Deklaratat që janë bëre prej disave duke nënkuptuar se qindra njerëz ishin vrarë për qëllime të trafikimit të organeve janë totalisht të pambështetura nga informacionet që ne kemi që Dick Marty kishte. Qoftë nëse edhe vetëm një person i ishte nënshtruar kësaj praktike të tmerrshme, dhe ne besojmë që një numër i vogël i ishin nënshtruar, është një tragjedi e tmerrshme dhe fakti që kishte ndodhur në shkallë të kufizuar nuk zvogëlon egërsinë e këtij krimi”.

“Por gjithashtu nuk ka kurrfarë dobie të ekzagjerohen numrat dhe për të krijuar dhimbje dhe ankth të tepruar për familjet që nuk e dinë fatin e të dashurve të tyre, duke i bërë që ta imagjinojnë këtë aspekt të shtuar të tmerrit”.

Sa është numri i viktimave?

“Në kohën e “Raportit të Martyt” ishte sinjalizuar se ende rreth 900 njerëz mbeteshin të zhdukur nga koha e konfliktit dhe pas tij në Kosovë. Rreth dy të tretat e tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa pjesa e mbetur ishin serbë dhe pjesëtarë të minoriteteve tjera. Përafërsisht 470 njerëz u zhdukën pas qershorit 1999, prej të cilëve 95 ishin shqiptarë ndërsa 375 ishin serbë”.

“Në përgjithësi numri për të cilin ne po shikojmë në kontekst të hetimit tonë është diku 400 të vrarë dhe diku 300 të rrëmbyer dhe ende të zhdukur. Kjo përfshinë serbë, romë, shqiptarë dhe pjesëtarë të etnive tjera”.

Këtu e gjeni raportin e plotë të Willamson http://http://www.sitf.eu/images/Statement/Statement_of_the_Chief_Prosecutor_of_the_SITF_ALB.pdf”



“Ka pasur tentime për të frikësuar ose ndikuar individët që janë dëshmitarë ose dëshmitarë të mundshëm”.

“Hetimet janë kryer në territorin e Kosovës dhe të Shqipërisë”.

I pyetur se a mos bëhet fjalë për dikë nga “Grupi i Drenicës”:

“Nuk do të flasë për individë. Siç e thash, gjetjet tona janë konsistente me ato të Martyt”.

“Tash për tash mendojmë se do të ketë një aktakuzë kundër disa individëve të niveleve më të larta të UÇK’së”.

“Individët e ndjekur ishin në nivelet më të larta të UÇK-së”.

“Jam takuar me Martyn sot. Mendoj se ai pajtohet me të dhënat që kemi gjetur dhe më atë se çfarë mund të ndjekim e çfarë jo”.

“Bëhet fjalë për më pak se dhjetë raste të trafikimit të organeve. Informacioni ynë është konsistent me atë të Martyt. Absolutisht nuk ka informacion që çdo serb i zhdukur ka qenë vitktimë e transplantimit të organeve. Edhe Marty e ka sqaruar këtë. Ekzagjerimi nuk ndihmon asgjë”.

“Hetimi do të vazhdojë. Ndoshta ai do të forcohet ndërkohë. Sigurisht se nuk e përjashtoj mundësinë e përfshirjes së trafikimit të organeve”.

“Puna në aktakuza po vazhdon. Ne nuk mund të ngrisim aktakuzë,derisa të ngritet gjykata. Në skenarin më të mirë, kjo do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm”.

“Në statutin e saj do të merret parasysh e drejta humanitare ndërkombëtare që është marrë parasysh në kohën kur janë kryer këto veprime”.

“Gjykata Speciale do të ngritet nga Parlamenti i Kosovës me mbështetjen e Bashkimit Europian. Një shtet ka bërë zotime për të qenë nikoqir i gjykatës (vendi ku do të vendoset)”.

“Stafi i saj do të jetë në tërësi ndërkombëtar”.

“Disa, me qëllim të mbrojtjes së vetë, e kanë protretuar punën e Task Forcës si sulm ndaj UÇK-së. Nuk është kështu dhe as një përpjekje për ta rishkruar historinë e Kosovës. Ajo që ka ndodhur në Kosovë pas lufte ka qenë sulm brutal ndaj serbëve që dëshironin të rrinin në Kosovë, përfshirë edhe ndaj romëve. Bëhet fjalë për disa zyrtarë të lartë të UÇK-sëm si individë, të cilët u përfshinë në këtë për të arritur pushtet politik dhe pasuri materiale”.

“Disa zyrtarë të lartë të Kosovës e kanë mbështetur Task Forcën gjë që nuk ka qenë e lehtë për ta bërë. Në veçanti ai ka lavdëruar Presidenten Atifete Jahjaga. Ai gjithashtu ka falënderuar qeveritë e Vuçiqit dhe Dacicit në Serbi si dhe kryeprokurorin serb”.

“Frikësuesit nga politika dhe mediat nuk ia donë të mirën Kosovvës dhe popullit të saj”.

“Ne kemi vërejtur veprimtari të frikësimit të dëshmitarëve në një numër rastesh”.

“Tribunali i Hagës nuk ishte marrë me krimet e pasluftës në Kosovë. Realiteti është se gjatë kësaj periudhe kryerësit kryesorë janë njerëz të ndëlridhur me UÇK-në, por nuk kufizohet vetëm në krimet ndaj serbëve”.

“Ndoshta në të ardhmen të dhëna shtesë do të paraqiten dhe atëherë do të kemi mundësi t’i përfshijmë në aktakuza”.

“Pjesa e raportit për trafikim organesh…Ne nuk kemi gjetur të dhëna që na lejojnë të bëjmë ndjekje. Ka indikacione se ka pasur kryerje të transplantimit të organeve të vogla, por ne nuk kemi gjetur fakte që e mbështesin këtë”.

“Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngris aktakuza kundër disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, romëve dhe etnive tjera si dhe shqiptarë që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë“.



Sot rreth orës 10:30 në një konferencë për media në Bruksel, Taskë Forca e Bashkimit Europian e cila i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka njoftuar se prokurori Clint Williamson do t’i bëjë publike dhe para medieve gjetjet e këtij raporti.

Ky raport, vjen pas një hetimi i cili ka zgjatur gati 3 vite, ambasadori dhe Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, do të paraqesë raportin e hetimeve të bazuara në “Raportin e Dick Marty”-it i cili qe miratuar nga Këshilli i Europës në Strasburg.

Javën e kaluar, Williamson ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd ku është takuar me politikanë udhëheqës të të dy shteteve. Në Prishtinë ai u prit nga Presidentja e Kosovës, Jahjaga, si dhe u takua me ministrat në detyrë, Kuçin, Rexhepin dhe Çekun.

Në Beograd, ambasadori amerikan u prit nga Kryeministri i Serbisë Vuçiq, si dhe nga Prokurori Special për krime lufte i Serbisë, Vekariq.
- See more at: http://politiko.net/sot-prezantohet-raporti-williamson/#sthash.oJ1bY6a9.dpuf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Re: Akuzat ndaj UÇK-së, për krime   Tue 29 Jul 2014, 12:56

TAZ: S’ka trafikim të organeve



Hetuesit amerikanë nuk kanë gjetur fakte për përfshirjen e UÇK-së në trafikimin e organeve të njerëzve.
10 prej tyre kërcënohen për përfshirje në krime të luftës, shkruan gazeta gjermane Tagezeitung, TAZ në numrin e të hënës, një ditë para publikimit të raportit në Bruksel nga amerikani Clint Williamson.

Gazeta citon edhe mediat lokale në Prishtinë të cilat kanë raportuar për mos gjetje të trafikim të organeve nga ana e prokurorit Williamson dhe vetëm disa individë të UÇK-së do të ngarkohen për krime lufte në periudhën 1998-1999. Mbi të gjitha, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj vazhdimisht ka insistuar në vitet e fundit se ish prokurorja e Hagës, Carla del Ponte ka ngritur akuza për ta paralizur politikën e jashtme të Kosovës. Dyshimet u ngritën në vitin 2011 nga senatori zviceran, Dick Marty ndërsa me raportin e të martës mund të përmbyllen edhe gjetjet e disa raporteve të OKB, EULEX dhe FBI që cështjen e trafikimit të organeve e konsiderojnë të mbyllur. Pos 10 individëve të UÇK-së, kryeministri Hashim Thaçi nuk do të ngarkohet me dyshime dhe akuza, i referohet gazeta burimeve dimplomatike në Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Re: Akuzat ndaj UÇK-së, për krime   Tue 29 Jul 2014, 12:57

Kimete Berisha: Raporti i Charlie Chaplinit!

Clint Williamson si Charli Chaplini në filmin 'King in New York'.

Kur je mërzitur, e ta vret veshin edhe fjala më ngushëlluese, kërkon mik të heshtur, dashuri pa kushte, kërkon këngë pa fjalë, film pa zë, poezi pa autor.
E kërkon kohën kur krijuesi të argëtonte dhe ta ndreqte disponimin pa zë, pa ia ditur emrin, pa ia ditur biografinë, pa ditur gjë për të, veç mjaftonte t'ia shikoje gjestet, veprimet, sjelljet, mimikat, që tregonin të vërtetën më shumë se fjalët.
Se fjala shërben për ta zbukuruar, dekoruar, ose për ta shëmtuar të vërtetën. Jo për ta thënë të pastër, dhe thjesht ashtu siç është e vërteta- e pastër dhe e thjesht.

Të vërtetat që i tha sot Kryeprokurori amerikan janë dykuptimëshe.
E të vërteta dy kuptimëshe nuk ka. Gjysmë të vërteta nuk ka.
Prit që po thotë diçka të re Clint Williamson, s'ka, prit që po thotë diçka që s 'e kemi dëgjuar- kot!
Njejtë si kur ulesh për ta shikuar Chaplinin, prit që po disponohesh, prit që po të hiqet mërzia, prit që po ia nis me qesh e po kënaqesh-s'ka.

Raporti i Clint Williamson është dykuptimësh dhe e lë Kosovën varur nga dyshimi së paku edhe për një vit.

Pas pavarësisë së Kosovës, lajmi më i mirë për kombin shqiptar do të ishte që të bie poshtë akuza e KE-së për trafikim organesh nga ana e UÇK-së.
Por, Kryeprokurori amerikan e lë të hapur mundësinë e trafikimit të organeve.
Pra, ai thotë kështu disi: 's'ka fakte të mjaftueshme që ka pasur trafikim me organe njerëzore, por nuk i dihet, ndoshta edhe ka pasur'!

Raporti i Clint Williamson është i paqartë, dhe ashtu siç ndodh në këso rastesh, shqiptarët do të jenë përjetësisht të etiketuar me këtë akuzë!
Pse mua më duket kështu!
Pikërisht pse 'as nuk mund të vërtetohet të ketë pasur trafikim me organe njerëzore, as nuk mund të vërtetohet që s'ka pasur trafikim me organe njerëzore'!

Dhe, kjo është ako gracka në të cilën ra i pari Hashim Thaçi, i cili ashtu siç premtoi, nuk e akuzoi Dick Martyn për shpifje, as pasi që ish deputeti zviceran mbeti pa imunitet.
Hashim Thaçi nuk i zbuloi, siç premtoi, as emrat e shqiptarëve që ndihmuan Dick Martyn në hartimin e raportit më famkeq kundër popullit shqiptar.

Lajmi i mirë është se në raport përmenden kundërshtarët politik të UÇK-së.
Por, prap këtu, raporti i fton shqiptarët që të 'kacafyten' ndërmjet vete, derisa ia qëllojnë me 'bingo' se 'kush-kë e ka vrarë'.
E logjikisht, të shkon mendja te LDK, personalitetet e të cilës janë vrarë pamëshirshëm, ditë më drekë, në prani të policisë së OKB-së-UNMIK- it!

Çudia më e madhe vjen në fund të raportit.
Clint Williamson thotë se akuzat ndaj 10 pjesëtarëve të UÇK-së, të dyshuar për krime, nuk mund të ngrihen tani, sepse s'ka Gjykatë Speciale.
Ua fal edhe 1 vit që ta kullosin kriminelët e dyshuar.
Tek vitin tjetër, më 2015.

Ky është rasti i parë në historinë moderne, ku krejt bota perendimore thotë se i di me emra, me mbiemra e me fakte 10 kriminelët shqiptarë, por nuk i akuzon ata, vetëm ps s'ka Gjykatë Speciale.
Ku ndodh tjetër kund ky mjerimi madh!
Logjiko ti: Kriminelët dhe bota e presin Gjykatën Speciale, jo anasjelltas.

Ky është absurdi më i madh në botë: Kur botës i pritet, kur bota ka kohë, kur bota perendimore ju jep kohë kriminelëve të dyshuar, veç në mungesë të Gjykatës Speciale.

Në momentin që Clint Williamson me Task forcën e tij i kanë gjetur faktet për krime, urgjentisht është dashur ta shpikin një Gjykatë.
Sepse, t'i lësh të lirë kriminelët në mungesë të Gjykatës-përnjëmend, ky është krim mbi krimet!

Është 'vdekje e re'!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Akuzat ndaj UÇK-së, për krime   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Akuzat ndaj UÇK-së, për krime
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Abuzimi ndaj kafsheve
» Inkuizicioni Kishtar KISHA DHE DHUNA INTELEKTUALE.
» Drogat Psikoaktive
» Shtypja dhe shfrytëzimi i grave
» Islamiku me i rrezikshem i Planetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Dardania-
Kërce tek: