FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fuqia e Mujit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk



Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Fuqia e Mujit   Mon 28 Jul 2014, 12:07


FUQIJA E MUJIT

Lum e lum për t’Lumin Zot,
Nu’jém kânë e Zoti na ká dhânë!
Kurr ish’ kânë Muja djalë i ri,
M’a kish çue baba n’rrogë tu nji zotni;
Çoban lopësh zotnija e ká bâ.

Për gjith ditë bjeshkët Muja tu’i kërkue;
Për gjith ditë ndër gurra tu’u freskue,
Për gjith ditë ndër mriza tuj pushue,
Rrugë as shtek pá njoftë nuk ká lânë
M’i çon lopët gjithherë ku s’i’n kânë.

‘I natë lopët çobanit i paskan hupë.
E tu shpija nu’ ká mujtë me dredhë,
Buzë nji shkambit m’u ndalë âsht ngushtue;
Âsht ulë djali aty për me fjetë,
Paj dy djepa aty ki’n qillue;

E kan marrë brimën e tuj kajtë,
M’ásht avitë Muja me i shikjue,
M’âsht avitë Muja me i pajtue.
Po i pajton tuj i përkundë,
E t’dy djepat i ká vû në gjumë.

Bardh si drita dý Zâna atëherë kan ardhë;
– Ty, qýsh të thonë – Mujon e kan pvetë –
Zo’! ç’të ká prû n’ket vend e shka t’ká tretë! –
Kqyre Muja atëherë shka u ká thânë:
– Rrogtár lopësh un kam qillue,

Për gjith ditë kto bjeshkë i kam kërkue,
Mue rreziku sot ká ardhë me më ndeshë
M’kan hupë lopët, e askund s’kam mujtë me i gjetë:
Ktu m’xû nata e u ugja për me fjetë,
S’mbylla sy prej vajit, qi kam ndie,

Ishin kânë tuj kajtë këta dy fmíj,
Kurrkund çajre fmija nu’m’kan lânë
M’u kan dhimtë e jam hudhë me i pajtue.
I pajtova e sa grima n’gjumë i kam vdue.
Po Zo’! shka jeni me gjith ket dritë? –

– Zâna jemi, Mujo, tuj shetitë,
Tuj u sjellë na njerzvet me u ndimue,
Ti ç’farë ndere, Mujo, po na lypë?
Qi dy djepat na i ke vû në gjumë?
A don forcë, Mujo, me qindrue?

A don luftë, Mujo, me luftue?
A don gjâ, Mujo, a don máll?
A don dije, Mujo, a don gjuhë?
Lyp shka t’duesh Mujos te i kan thânë.
Kqyr Muji atëherë ç’ká qitë e ká thânë:

– Shpesh po m’ngucin çobanija,
Shum inád çobajt si më kan,
Paj me forcë me jau kalue un due.
Njana shoqes Zânat atëherë i kan thânë:
– Tamël gjiut Mujit për me i dhânë.

Tamël gjiut i kan dhânë me pí,
Me trí pika djalin m’a kan ngî,
E i ká falë Zoti kaq fuqí
Sá me e luejtë shkambin mâ t’madhin.
– Kape gurin! – Zânat i kan thânë,

Njimí okësh e mâ guri ish’kânë.
E ká kapë gurin njimí okësh
Badihava peshue me duer e ká:
Dér n’nye t’kâmës veç e nu’mujt mâ.
Njana shoqes Zânat atëherë i kanë thânë:

– Edhe do tamël Mujos me ia dhânë.
E ká marrë tamlin Muji e e ká pí,
E ká kapë gurin me e peshue,
Deri në gjû ai gurin e ká çue,
E ká ugjë prap n’tokë e ká pushue.

Kqyre Zâna sá mirë ká thânë:
– Edhe pak gjí Mujos me i a dhânë.
I ká dhânë prap gjí për me pí,
Sá don Zoti t’i ká dhanë fuqí,
E e ká marrë gurin me e peshue,

Deri në shogë gurin e ká çue.
E kan pá Zânat e kan kqyrë
Njana tjetrës prap te i ká thânë:
– Opet Mujit gjí lypet me i dhânë.
E ká marrë Muji gji me pí

O! se ç’po i ep edhe Zoti fuqí.
Kênka bâ si me kânë drangue.
Ká marrë gurin me e peshue,
N’cep të krahit Muji e ká vdue
Njimí okësh gurit i ká qindrue

Njêna shoqes Zâna çka i ká thânë:
– Tjetër gjí Mujit mos me i dhânë:
Pse tjetër gjí Mujit për me i dhânë
E batisë dyrnján anë-m’ anë.
Atëherë Zânat Mujin po e zhgjertojnë

Se sá t’vogël qi po flasin:
Përmbí krye hâna tuj i shikjue,
Për mbas shkambit hija tu’u zgjatue,
Sá miqsisht me tê kan kuvendue.
Kqyre Zânat Mujit shka i kan thânë:

– Probatin na, Mujo, duem me të xânë:
Fol ti, Mujo, tash qysh po thue? –
– Tu t’jém ngusht, Zâna, me m’ndimue! –
E ká falë Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kânka çue,

I ká gjetë lopët e në shpí ká shkue,
N’fushë t’Jutbinës Muji kúr â rá
Bytym shokët e mbledhun i ká pá,
Se me Mujin aty i’n kênë msue
Me i a mujtë Mujit tuj ladrue.

Kqyre seri Muji shka ká bâ:
I a ká nisë me çobaj me ladrue.
Send mâ t’fortin me dorë e ká kapë
Pêsë konopë përpjetë i ká dhânë.
As kurrkush me folë nuk po flet.

Se me thue kúr po i bjen
Dekun n’tokë gjinden po i qet.
Prej zotnís – tha – Muji âsht largue,
Prej Zotnís – tha – burri kúr âsht dá,
Ká dredhë n’shpí – tha – nânën për me e pá.

Tha – I a ká nisë Muji tuj punue
Tha – I a ká nisë Muji tuj luftue!
E n’sá lufta Muji si po bjen
Ai gjith herë me nderë si po del.



Shogë = brêz;
po e zgjertojn = po e pyesin imtisht;
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fuqia e Mujit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dielli dhe fuqia e tij
» Paganizmi te Shqiptarët
» Fuqia e mendimit pozitiv
» Prej nga buron fuqia e Izraelit?
» Fuqia e besimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kreshnikí-
Kërce tek: