FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PREKË CALI

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: PREKË CALI   PREKË CALI EmptySat 26 Jul 2014, 11:02

PREKË CALI, SHTIZË E BAJRAKUT

Shkruan:Eugen SHEHU/

Një emëri i madh,i cili ka ngarendur si legjendë në malet dhe ujërat e Kelmendit,një vetëtimë stuhie, e cila në decenie nuk u shua por u bëri dritë trimave,një thirrje kushtrimi që i shtyn gjeneratat e shqiptarëve etnikë t’i përgjigjen kurdoherë asaj,është padyshim figura e Prekë Calit.

PREKË CALI 3-Prek-Cali

Lindi në vjeshtën e largët të vitit 1872,në vllazninë e Hasanajve të bajraktarit në Selcës,i cili bënte pjesë në Kelmendin e Gurit.Shkolla asaj kohe nuk kishte,por kullat e kelmendit,ashtu si krejt kullat shqiptare e kishin nga një odë ku mblidheshin burra e djem të rinj.Këto oda,padyshim kanë qenë shkolla e madhe e formimit të vetëdijes malësore ku çmoheshin nderi,dinjiteti dhe krenaria,ku përbuzeshin veset dhe dënohej me vdekje tradhëtia ndaj atdheut.Në moshën ende 10-12 vjeç, Prekë Cali do të njihej me luftërat trimërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,në mënyrë të veçantë në viset shqiptare të Plavës e Gucisë.I jati i prekës në këto momente do të merrte pjesë në çetën e luftëtarëve të Selcës,e cila udhëhiqej prej Ujk Gilës,t’merrit të vojnikëve serb.Në vitet e para të shekullit që lamë pas,mëritë etnike midis malazezëve dhe shqiptarëve të Kelmendit,erdhën duke u rritur.Në bjeshkët e Kelmendit gjenin tanimë prehje jo vetëm burrat e Plavës dhe Gucisë që ndiqeshin nga monarkia e Malit të Zi,por edhe luftëtarë nga Kosova,të cilët përndiqeshin prej Portës së Lartë.Shtëpia e trimave dhe vetë Preka,tanimë 30-35 vjeçar,shtatlartë,kurdoherë me armën në krah, do t’u dilte në mbrojtje këtyre burrave,duke i marrë në besë dhe shpesh duke i përcjellë deri në viset më të largët të Shqipërisë Etnike.Fjala e Prekë Calit ishte e rëndë si guri sepse ai fliste rrallë dhe pas çdo mendimi nuk kish si të fshihej ideja e pavarsisë së trojeve tona etnike.Në janarin e vitit 1911,Shevqet Pasha,mori urdhër të prerë,të ndalë me zjarr dhe hekur lëvizjen autonomiste që pati nisur në veri të Shqipërisë.Me dhjetra mijëra ushtarë turq,të armatosur deri në dhëmbë iu vërsulën viseve të Kosovës martire si dhe atyre të Kelmendit,Hotit dhe Grudës. Përballë këtij rreziku,burrat e Shqipërisë u mblodhën dhe vendosën të luftojnë ndaj forcave të Portës së Lartë me çdo çmim,ngase vetëm në mënyrë të tillë mund të sigurohej pavarsia.”Në ditën e parë të pranverës të vitit 1911, në mesin e burrave që kanë ngitur armët për kryengritjen e Hotit,Grudës dhe Kelmendit është dhe Prekë Cali.Sa u dha shenja e sulmit,bashkë me Uk Turkun e Selcës ( nip i të cilit ishte Preka) u prijnë kelmendasve nën komandën e Ded Gjon Lulit dhe sulmojnë.Natën e 23-24 marsit sulmohet mbi kaushet e turkut në fushën e Rrapshës”.( H. Buçpapa “Kreshta historie në kelmend” – Tiranë 2000 , faqe204 ).

Çeta e burrave të Selcës,të prirë prej Prekë Calit dhe Uk Turkut do të rrëfente trimëri të rrallë edhe në luftimet për marrjen e Deçiqit ku më 6 prill 1911,aty valoi krenarisht flamuri ynë kuqezi. Luftimet e përgjakshme midis forcave turke dhe kryengritësve shqiptarë,në mënyrë të veçantë në muajin prill të vitit 1911,bënë që Porta e Lartë të ndërrojë taktikë.Shevqet Turgut Pasha,me ferman të veçantë,u kërkoi udhëheqësve të kryengritjes të hynin në bisedime duke deklaruar “faljen” e tyre,madje i siguruar se Stambolli do të plotsonte disa prej kërkesave të tyre.Burrat e kelmendit ,Hotit dhe Grudës,sikundër e donte zakoni mblidhen në kuvend.Aty flasin pothuaj të gjithë trimat ;Marash Pali,Dedë Gjo Luli,Sokol Begu,Marash Luca,Mehmet Shpendi.Të gjithë janë të një mendjeje që kryengritja nuk duhet të pushojë,deri në aktin e shpalljes së pavarsisë së krejt trojeve shqiptare.Ndërsa trimi Prekë Cali e mbyll fjalën e vet ,”Na duhet me i kthye përgjigje Turgut Pashës,t’ue i thanë se,mirë ti që po na falke na,po gjakun e vllaznëve tanë të ramun këto ditë,na s’kemi kurrë me e falë se na dënon edhe gjindja edhe Zoti”.Edhe në vitet 1912-1913,Prekë Cali do të ishte kurdoherë në krye të burave të Selcës,për t’u dalë zot kufijve arbërorë.Por,sikur të mos mjaftonin intrigat dhe veprimet ushtarake të malazezëve, tanimë,malsorët shqiptarë ata në vise të Kosovës,Maqedonisë shqiptare dhe Çamërisë u nxorën në treg, prej Konferencës së Abasadorëve në Londër.Kjo ishte një tjetër thikë pas shpine që Evropa i ngulte Shqipërisë,për të kënaqur orekset sllavo-helene.Ngase shteti i parë shqiptar i dalë prej Kuvendit të Vlorës në 28 nëndorin e vitit 1912,ishte i pafuqishëm t’u bënte ballë zgjidhjeve dramatike të Evropës,atdhetarët shqiptarë nga jugu në veri,rrëmbyen armët dhe u ngritën në luftë të armatosur duke mos u pajtuar askurrë me coptimin e tmerrshëm të trojeve tanë etnike.Në thirrje të Mehmet Shpendit dhe Sokol Begut ka qenë Pekë Cali që në krye të 70 burrave të Selcës është përballur për muaj të tërë në vitin 1913,kundër malaziasve,në mënyrë të veçantë në malësitë e Grudës aty ku rreziku ishte tejet i madh.Siç dihet,Fuqitë e Mëdha pas coptimit që i bënë trojeve tanë në Londër,dërguan menjëherë në Shqipëri,Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve,i cili do të vendoste në mënyrë premanente se ku do të kalonte vija kufitare.Në vjeshtën e vitit 1913 anëtarë të këtij komisioni shkuan edhe në Kelmend.Aty,së pari ata kanë bujtur në kullën e Prekë Calit dhe ky i ka pritur sipas zakoneve të vendit.Kur të nesërmen oficerët e huaj kanë dashur të paguajnë Prekën,ky i ka thënë mendueshëm “Jo ,shqyptari nuk i merr pare mikut.Ani dalkadalë edhe ju kini me i nisue do zakone këtu,në këto bjeshkë”.Dhe vërtetë,oficerët e huaj i mësuan zakonet.Ata vendosnin shenjat e piramidave gjatë ditës dhe natën zhdukeshin.Vetë Preka,7 herë e pati shkatërruar një bazament piramide e vënë në tokë shqiptare,për të ndarë vëllaun prej vëllaut.”Kur e vunë për të shtatën herë,Prekë Cali e ngrehi armën kundër tyre,tue i thanë se tash nuk thej gurë por krena njerëzish që duan me më rrëmbye tokën e babës.Ai vetë e pati caktue kufirin ndërmjet Kelmendit e Malit të Zi,ku asht edhe sot.Malazezët ngulën këmbët për të marrë një bjeshkë që nuk ishte caktueme si vend i shqiptarëve barinj,as e këtillë për malazez.Por,malazezët thanë se asht Bjeshka e Kuçit dhe kërkuan me e marë mirëpo Preka i tha komisionit se asht e shqiptarëve dhe thirret Bjeshka e Kuqe e jo Bjeshka e Kuçit.Fitoi Preka dhe ajo tokë sot asht Skrapatusha e Shqipnis”.(Gazeta “Dielli” Boston 16 janar 1985 ).

Një tjetër betejë ku do të shkëlqej heroizmi dhe mendimi ushtarak intuitiv i Prekë Calit,është pdyshim edhe beteja e Koplikut e vitit 1920.Gjetkë e kam përmendur këtë betejë, e cila për nga dimensioni atdhetar mbetet shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis burrave.Prekë Cali së bashku me Hamëz Kuçin,Hamid Gjylbegun,Dodë Nikollën etj,kanë luftuar për ditë e netë të tëra në frontin më të vështirë duke u përleshur me forcat pushtuese jugosllave.Në këto beteja Prekë Cali njihet nga afër edhe me trimërinë dhe guximin e Ahmet Zogut,asaj kohe Ministër i Punëve të Brendshme,i cili gjithashtu në krye të trupave qeveritare,mbrojti territoret shqiptare,duke i treguar Beogradit se tanimë shteti shqiptar po konsolidohej dhe ai asesi nuk mund të pranonte intervenime ushtarake të tillë.Ahmet Zogu e falenderon Prekë Calin për trimërinë e treguar në këto luftime duke kërkuar më tej edhe bashkëpunimi të vazhdueshëm me ushtrinë dhe shtetin shqiptar.Pas luftës së Koplikut,Prekë Cali shkon sërish në Selcën e vet,në Kelmend,duke mbajtur të gjallë besën e kelmendasve përballë çdo dhelpërie malazeze.Dihet tanimë se problemi i kufijve veriorë të shtetit amë,ishte shndruar në çështje të diplomacisë evropiane.Për rreth 6 vjet nga 1920 deri më 1926,përcaktimi i kufirit shtetëror midis Shqipërisë dhe Mali të Zi,kaloi përmes përpjekjeve të vazhdueshme të të dy palëve,të cilat jo rrallë u shndruan në beteja me armë:Për palën shqiptare në krejt këto luftëra u shqua legjenda Prekë Cali,i cili në mënyrë të veçantë për mbajtjen e Vermoshit dhe të Gërçarit,si pjesë të pandara prej trungut amë,duke mos kursyer gjakun ( u plagos në një prej luftërave) mbajti me shpenzimet e veta dhjatra luftëtarë kelmendas.Është kjo arsyeja që në ditët e para të shaplljes së tij si Mbret i gjithë shqiptarëve,Ahmet Zogu e thërret Prekë Calin në audiencë dhe e falenderon për krejt ç’kish bërrë burri i Kelmendit,për mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër,Prekë Cali duke e uruar Mbretin Zog e siguroi se Kelmendi kish qënë dhe do të mbetej ndër mote tokë e shqiponjave të lira.Në vitin 1930,me urdhër të mInistrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë,Prekë Cali ngarkohet në funksionin e komandantit të xhandarmërisë shqiptare për Malësinë e Madhe,madje atij iu dha dhe grada e majorit.Mund të tingëlloj disi çuditshëm ky fakt,veçanërisht në ato vite kur në krye të xhandarmërisë shqiptare Mbreti Zog pati vendosur ekseprtë të shkëlqyer britanikë.Por nisur nga situatat e turbullta brenda dhe jashtë Shqipërie,nisur nga prapambetja dhe mentaliteti i kelmendasve,nisur nga funksionimi aty i kuvendeve të besës,zgjedhja e Prekë Calit në atë funksion ishte plotësisht e gjetur.Prekë Cali,ky bir i viseve kreshnike,nuk e shfrytëzoi askurrë këtë post për t’u pasuruar,as për t’u hakmarrë kundër dikujt,përkundrazi me autoritetin e ligjit dhe respektin që gëzonte në popullin e asaj treve,vendosi rregull e qetësi në komunitet,duke u kujdesur veçanërisht për ata malësorë që ishin në vijën e parë të kufirit me Malin e Zi.Tejet emocionant ka mbetur në kujtesën e kryeqytetasve të vejtër,28 nëdnori i vitit 1937.Për nder të 25 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë,pothuaj nga gjithë viset etnike shqiptare,kanë shkuar në Tiranë për të përshëndetur Mbretin Zog.Por,shumëve do t’u binte në sy,grupi i parisë së Malësisë së Madhe,gati 90 burra të veshur me kostume kombëtare,të prirë nga Prekë Cali edhe ky i veshur me kostumin tradicional kelmendas.Mbi dy metra i gjatë,me kobure sermi në brez e plis në kokë,Preka do të fitonte admirimin e qytetarëve të Tiranës që përshëndesnin turmën.Në hyrrje të Oborit Mbretëror,grupi i Malësisë së Madhe është prirur nga vetë Mbreti i Shqiptarëve,i cili nuk ka munguar t’i drejtohet Prekë Calit ;”Flamuri shqiptar i ngritur në vlorë,ndihet sot krenarë me trima si ju kelmendasit !”. Preka nga ana e tij me atë krenarinë emblematike e ka siguruar edhe një herë Prijësin se “Burrat e Kelmendit nuk njohin as frikën ndaj armikut dhe as koritjen.Ata njohin vetëm nderin e burrit”.

Mbase nuk duhet me lanë në haresë edhe një fakt.Në të vërtetë,Prekë Cali nuk pati kryer ndonjë shkollë,pasi të tilla ishin kushtet e Shqipërisë në ato kohra.Por ai dijti të vlersojë kurdoherë atdhetrët shqiptarë të pendës.Që pas Luftës së Parë Botërore,atëherë kur rreziku i coptimit të mëtejshëm të atdheut ishte evident,burri i Selcës do të lidhej në mënyrë të pazgjidhshëm me atdhetarin e shquar Gjergj Fishta.Janë të dy këta burra që kanë protestuar krah njëri-tjetrit,për fatet e kelmendit,Plavës dhe Gucisë,duke iu drejtuar me letra dhe telegrame Fuqive të Mädha.Për më tej edhe në vitet “30-të të shekullit që lamë pas,veprimtaria e tyre atdhetare nuk u ndal për asnjë moment.Është kjo miqësi një ndër arsyet që emri i Prekë Calit,përmendet me respekt edhe në veprën gjeniale të Fishtës “Lahuta e Malcis”, e cila përndryshe mund të quhet si saga e heroizmit epokal të malësorëve shqiptarë për lirinë e tyre.Intuitiv në politikë,Prekë Cali do të ndiqte me vëmendje në mënyrë të veçantë shpalljen e luftës midis dy boshteve,atij Romë Berlin dhe Forcave Aleate.Kjo shtjellë e re veprimesh ushtarake,patjetër që nuk mund të kalonte pa pasoja mbi shqiptarët.Ngase në fund të vitit 1941, kryeministër i Shqipërisë ishte Musa Juka ( mik i hershëm i Prekë Calit) ky i fundit së bashku me Prenk Grudën shkojnë në Tiranë,drejt e në shtëpinë e Musa Jukës.Më mori me vete Prekë Cali dhe shkuem në shtëpinë e kryeministrit Kruja.Na priti mirë,me bujari shqiptare.Mbas përshëndetjeve e pyetjeve të rëndomta të traditave të popullit tonë,u shruem në bisedime mjaft delikate.Preka e pyeti Mustafën nëse asht dëmtue fort çashtja shqiptare,me këtë shpallje lufte Anglisë dhe Amerikës.Mustafai gjegji me duf ;”Edhe Mali i Zi,i lidhur mbas Rusisë i ka pasë deklaruar luftë dikur Japonisë.Veç aleatët e dijnë fort mirë se nuk ka shpall luftë Tirana,por Roma,porse e pata unë fatkeqsinë me fol n’emën të Shqipnisë,viktimë e parë e fashizmit n’Evropë” këtu ndaloi Mustafa mendueshëm kurse Preka vijoi me pyetë ma gjatë…”(Prenk Gruda “Ditari i një zemre të lëndueme “ Tiranë 1995 , faqe 218 ).

Sikundër në Kosovë apo në Viset e Maqedonisë shqiptare edhe në trevat shqiptare nën Mal të Zi,në vitet 1941-1943 u rigjallërua shpresa për bashkimin e trojeve tanë atnike.Zhvillimet ushtarke në Ballkan,favorizuan çështjen shqiptare dhe së paku në krejt viset arbërore u vendos flamuri kuqezi,u çelën shkolla shqipe dhe admnistrata u muar prej shumicës shqiptare.Pikërisht në këto momente,burrat e Plavës dhe Gucisë,iu drejtuan Prekë Calit që me autoritetin e tij të ndërhyjnë në ato treva për t’u dhënë një tjetër mësim malaziasve.Në janarin e vitit 1943,në krye të rreth 120 burrave të Kelmendit,Prekë Cali,pasi hedh në erë piramidat e vendosura në vitin 1926,prej Komisionit Ndërkombeëtar të Kufijve,i drejtohet Plavës dhe Gucisë.Përpara se të hyjë aty,ai u dërgon lajme autoriteteve malazeze se nuk e njeh pushtetin e tyre nda të mos guxojnë t’i presin udhën.Është e vërtetë se autoritetet ushtarake malazeze i lanë pa shkrepur asnjë pushkë garnizonet e tyre.Po në qiejt shqiptarë tashmë po shfaqej veç robërisë edhe një tjetër re e zezë, komunizmi. Ai predikonte internacionalizëm,vëllezërim me serbosllavët,pavarsisht se kufijtë e Shqipërisë Etnike mund të rimereshin,pamvarsisht se drama e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit amë,mund të vazhdonte akoma më e dhimbshme.Në këto momente me nismën e atdhetarëve të Malësisë së Madhe,organizohet në fundqershorin e vitit 1943,një kuvend bese.Pati ide që ky kuvend të mblidhej në Shkodër por burri i mençur Prekë Cali parapëlqen Tuzin,qytetin e lashtë shqiptar dhe trimat nuk ia bëjnë fjalën dy.Në Tuz pati trima nga të dy anët e kufirit ndërshqiptar siç ishin ;Gjelosh Luli,Mul Bajraktari,Has Ferri,Llesh Marashi,Nikë Gjoka etj.Fjala e Prekë Calit u prit me padyrim prej të gjithëve dhe burri i mençur i porositi bashkëluftëtarët e vet të ruhen prej dy armiqve.Të parët ishin serbosllavët që ndonëse patën shkuar në Cetinë e gjetkë mezi prisnin të mësynin përsëri Plavën dhe Gucinë.Të dytët sihin komunistët.Këta duheshin luftuar sepse nuk njihnin as Fe e as Atdhe.71 vjeçar me trupin e drejtë si shtizë bajraku me fjalën e urtë,Prekë Cali tanimë dukej se ngarendëte nga legjenda në legjendë.Pushka e tij në vitin 1944,do të ndihej në Kelmend e Postribë, në Guri e mal të Kakariqit.Po në dhjetorin e po këtij viti,duket së ëndra e keqe e Prekë Calit po dilte në shesh.Komunistët shqiptarë dhe ata serbomalazias, e mbushën Shkodrën me flamuj jugosllav dhe nëpër rrugë,nacionalçlirimtarët këndonin hymnin jugosllav.Emri i Titos nuk hiqej as nga banderolat dhe as nga buzët e komunistëve që derdhnin gjakun e shqiptarit duke marrë urdhër prej komisarëve të titos.Natyrisht miqësia e thellë e klikës së Tiranës me atë të Beogradit,nuk mund të linte pa ndëshkuar antisllavin Prekë Cali.Me t’u larguar gjermanët nga kufijtë e shtetit amë,forcat nacionalçlirimtare s’kishin objektiv tjetër pos “luftës pa kompromis ndaj banadave të reaksionit”. Kështu Shabi i Korparmatës së Tretë gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 1944,mori përsipër riorganizimin e forcave partizane,me synimin e vetëm për të luftuar “reaksionin”.Ndërsa në Shkodër po arrestoheshin dhjetra nacionalistë dhe shumë të tjerë po pushkatoheshin pa gjyq,komandnati i kësaj Korparmate,Shefqet Peçi,së bashku me ushtarakët jugosllav në shtabin e vet,jepte në formë të prerë “Urdhër Operacionin” ku pasi urdhëronte organizimin e forcave,vinte si detyrë :”Me zhdukë njëherë e përgjithmonë çdo mbeturinë nacionaliste të organizuar ose jo”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë – Tiranë. Fondi Korparmata e Tretë, dosja 9,fleta 31 – 32 ).

Në këtë mënyrë në 14 janar 1945 forca të mëdha nacionalçlirimtare nisen drejtë Kelmendit.Të dhënat arkivore na bëjnë me dije; “Më shumë problem paraqiste banda e Prekë Calit në Kelmend prandaj partizanëve të Brigadës së Parë dhe Njëzetekatër iu ngarkua detyra të asgjësonin atë dhe të vendosnin pushtetin nacionalçlirimtar.Itinerari i forcave partizane ishte Shkodër-Hot-Rrapsh-Tamarë-Selcë-Vukël-Vermosh.Ishte dimër shum i ftohtë… Ndërsa kolona partizane po merrte drejtimin për në fshatin Brojë,forcat bashibozuke me në krye Prekë Calin kishin aorganizuar pritën ogurzeze”.(Historiku i Brigadës së parë Sulmuese “ Tiranë 1971 , faqe 218 ).

Po si është e vërteta ? Kelmendasit e moshuar e mbajnë mend mirë se në ato vise,ku nuk pati shkelur as këmbë turku,as këmbë shkjau,as këmbë cërnagorasi,gjermani apo italiani,tani donte të shkelte këmba e klikës komuniste.E përse ? Vetëm evetëm të merrte jetë nacionalistësh,për t’i treguar Beogradit servilizmin e tyre të mjerë.Ata pa pyetur dhe në mënyrë tinzare godasin të parin kelmendas që sapo dilte prej mullirit ku pat blojtur një trastë misër për të mbajtur gjallë jetën efëmijëve të vet.Përballë këtij akti dhune shtazarakësh,Prekë Cali jep urdhër të hapet zjarr,pa patur asnjë mundësi të bisedojë me kriminelin Shefqet Peçi.Beteja vazhdoi disa orë rresht dhe bora e bardhë e Kelmendit u skuq në mënyrë tragjike nga gjaku i shqiptarëve që vriteshin vllau me vëlla. Vonë në mesnatën e 15 janarit,nacionalçlirimtarët e kriminelit Shevqet Peçi,lanë Tamarën dhe iu drejtuan Tuzit,duke kërkuar të nesërmen,ndihmën e forcave partizane sllave.

Disa studiues të shtetit amë,me të drejtë,tashmë kanë dalë në konkluzionin se dërgimi i 200 forcave partizane në kelmend,ka qënë vepër e kolonelëve jugosllavë pranë Shevqet Peqit.Vrasja aty e disa dhjetra nacionalçlirimtarëve,do të ishte preteksi që në vitet 1945-1947,prej burrave të kelmendit të shuheshin të gjithë,një nga një ndërsa bijtë e tyre u dergjën burgjeve.Në këtë mënyrë,Beogradi dhe Cetina merrnin hakun ndaj nacionalistëve të kulluar shqiptarë.Atë çka nuk arritën ta bënin dot me dorën e tyre,e arritën nëpërmjet kriminelëve shqiptarë që e kishin për mburrje të quheshin internacionalistë.Në këtë mënyrë,në ditët e para të shkurtit 1945,drejt Kelmendit mësynë më shumë se 2000 forca të partizanëve.73 vjeçari Prekë Cali e kuptoi se ndëshkimi komunist nuk donte si kurban vetëm kokën e tij,por krejt burrave të Kelmendit,të cilët e patën ndjekur prijësin e tyre në të gjitha luftimet,kundër çdo okupatori.Së bashku me 14 burra të tjerë ai ngjitet lartë në shkëmbijtë e Vuklit,ndërsa informatat që merrte e bëjnë me dije për masakrën e madhe që pat filluar krimi partizan e komanduar tanimë nga Mehmet Shehu.Që të derdhej sa më pak gjak kelmendas,Prekë Cali pret në shkëmbijtë e Vuklit priftin e fshatit Vukël,të cilin e patën dërguar si ndërmjetës partizanët.Prekë Cali pranon të dorëzohet duke kërkuar dy gjëra.Së apri ata të shkojnë deri tek kisha e fshatit të armatosur.Mandej luftëtarët e tjerë të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre e çdo llogari ta jepte vetë Prekë Cali përpara gjyqit.Mehmet Shehu pranoi.Por në kisha ata u çarmatosën,u lidhën dhe u dërguan të gjithë në Shkodër.Në agun e 27 shkurtit 1945,qelia e Prekë Calit ushtoi nga zëri i kriminelëve.Preka buzëqeshi dhe u përqafua me disa bashkëluftëtar.Po atë ditë ai u gjykua dhe në mesnatë u pushkatua.Varr nuk ka.Eshtrat s’dihet ku janë.Sot në Shkodrën martire një shesh mban emrin e legjendës së Kelmendit,Prekë Cali dhe një bust përshëndet kalimtarët,por jo komunistët.

Bern-Zvicër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Provokatori

avatar


Numri i postimeve : 7
Join date : 15/07/2014
Age : 85

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyWed 30 Jul 2014, 11:47

N uk dij se çka don me tha shêja,simboli,i Hitlerit para temet??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyWed 30 Jul 2014, 12:42

Provokatori shkruajti:
Nuk dij se çka don me tha shêja,simboli,i Hitlerit para temet??
Mirë bën që pyet.

Sheja nuk asht e Hitlert por e të parëve tanë ilirëve, dhe asht ruejt në Malësi si tatuazhe deri në vitet tona.

Hitleri ka mendue gabimisht se ilirët janë kenë gjermanë, prandaj e merr shejën e ilirëve e ia mvesh kombit të vet. E kështu pas luftës së madhe qi e ban me përmasa botnore, si ndëshkim edhe sheja jonë ilire ndalohet, dhe bahet e urryeme prej popujve tjerë..

Kjo shejë e ilirëve, quhet "Dielli" ose "DILLI" edhe simboilizon diellin, kurse ajo sheja si kryq pa bisht pra me katër rrema, quhet "dillca" ose "Diellëza" dhe ndryshe quhet dielli i vogël.

Këto sheja në forum nuk kanë ndonjë funksion praktik por janë vetëm për venerim të simboleve ilire, për t'i përkujtu ato sa më shumë e për t'i parë sa më shpesh sepse janë simbolet hyjnore të të parëve tanë.

Sheja e dillit nuk asht para temet por para forumit, kurse para temavet asht vendosun sheja me rrathë valë-valë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Provokatori

avatar


Numri i postimeve : 7
Join date : 15/07/2014
Age : 85

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyWed 30 Jul 2014, 14:27

Mos m'merrni vesh keq,por për mua,ater edhe për tân Europ,Prêk Cali i Shqipnis e Paveliqi i Kroacis kan luftua n'ân t'Fashizmit.Nuk dij se çka ka dasht Prêka mei fal Musolinit,tân Shqipnin ose veç bregdetin, por e dij se Paveliqi i Kroacis ja ka fal Musolinit tân bregdetin,qysh Istrijet e deri n'Prevllak,veç me prênua shtetin e Kroacis,ja ka fal pa kurr i Deutsche Mark.Tash pova lâ juvet mem kallzua: A âkên Prêk Cali Atdhetar a Tradhtar.Me gjak e kem fitua pamvarsin kûdra Turkut, ater pse meja fal prap Musolinit.???????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Provokatori

avatar


Numri i postimeve : 7
Join date : 15/07/2014
Age : 85

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyTue 02 Sep 2014, 10:59

Vet ja kâm dhân vetit pseudonimin "Provokator" edhe temën e Prêk Calit e kam komentua edhe provokatua por kurrkush nuk âsht përgjegj n'at temë. Vetz nuk po thom se nuk âkên trim,ose heroj por aj e ka tradhtua pamvarsin e Shqipnis e kada me strua nar Fashizmin e Musolinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyTue 02 Sep 2014, 14:37

Ti nuk je ken vet me e pa Prekë Calin, po flet qysh ke mësua në shkollat komuniste, e prej komunizmit ndryshe nuk mundesh me prit. Kur vetë komunistat ja kanë falë atdheun sllavëve, nuk kanë asnji drejtë me sulmue tjerët e aq më pak nacionalistët. Detyrë e kena mi nderua heronjtë e jo m'i ofendue.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Provokatori

avatar


Numri i postimeve : 7
Join date : 15/07/2014
Age : 85

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyWed 03 Sep 2014, 17:23

Shqipnija kurr nuk âkên nar Sllav,por kur ka ik Zogu me ar,me pasunin e Shqipnis,ater pa luft ja kan fal "Atdhetart" ,nacionalistat,tokat e Shqiptarit Musolinit.Edhe vet si fëmi kam brtit "Viva Duçe" e jo viva Prêk Cali ose Enveri.Italijant kan shetit n'për Malësi si dikur Turku.Ni ja pani krahin Fashizmit ater vet trypniohej se komentoj jektû.Tan Bota ka luftua kûdrta fashizmit,veç disa Shqiptar me Prêk Calin ja ka pajt krahin Musolinit e Hitlerit.Si nuk u vjen barrej me kûvêt ashtû.Enveri mos past paq ën vorr por aj e ka lirua Shqipnin si tân lidert e Europes e Amerikes e pse e ka marr rrugën e keqe nuk e kan fajin Sllavët as vetun Enveri por tan politika e Shqiptarit.Nuk e ka fajin Komunizmi por trût e krenaris e politikën çi e kan mrapshtua mârrant.Kush e ka lexua "Kapitalin" e Marxit,kurrkûn nuk muj me gjet horrl+dheqet çi i kan bâ "komunistat" e Balkanit e Rusis.
,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyWed 03 Sep 2014, 18:01

A ke ndonjë fakt, referencë, apo vetëm llafe kështu sikur deri më tani?

Unë di që ka pasur një shtet shqiptar më të madh se ky që është tash. Ato gënjeshtra i ke mësuar në shkollë, dhe e ke parasysh se çfarë shkolle ka qenë, shkollë e kohës së Titos, nuk mund të kesh mësuar ndryshe, se atë plan program shkollor e detyronte komunizmi, që të shaheshin sa më shumë heronjtë e kombit.

Pastaj duhet të lexosh më tepër se kush ka qenë kjo "bota që e luftoi fashizmin", një botë komuniste dhe kapitaliste e kolonialiste, dhjetë herë më zi se Hitleri. Amerika e kishte ngritur vetë në këmbë Hitlerin.

Lexo pak më shumë para se të japësh komente apo siç i quan ti provokime, kurse ne edhe nuk kemi kohë aq shumë të jipemi pas një teme, se nuk e kemi pjesë të studimeve, thjesht e sollëm për të informu popullin për një trim që kundërshtoi komunizmin deri në pikën e fundit.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Provokatori

avatar


Numri i postimeve : 7
Join date : 15/07/2014
Age : 85

PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI EmptyThu 04 Sep 2014, 14:22

Po mir e ke,Komunizmi e kapitalizmi kan luftua kudra Fashuizmit e falemineres prej Zotit edhe e kan fitua luftën se sot ite kên Shqipnija nar jarmin e Italis fashiste.Edhe Italija i kapa komunistat e kan luftua e fitua edhe myshketat Musolinin.Dikush thot se e ka vra Gjermani por kurrkush nuk din mir as si ka kalua Hitleri.Para disa vjet e kan sunua i kolaborater Frâcet çi i ka nimua Hitlerit e jo veç Frâca por edhe Gjermani e Kroacija e tân bota, veç ti ja pan krahin fashizmit.Ti po thua se nuk kini koh me komentua me mua,nuk dij ater pse i qitni temat kur nuk guxojm mei bjesedua si nijerzit.Përse e kem portalin m e diskutua,me komentua ose mei rrah shplak për shplak moderatorit çi nai bjen temat?
Nuk kam me komunista kurrgjâ,prite Zot se prej komunizmit kam ik ën Gjermani me 1971 edhe met kallzua se me 1945 çetnikt e Malit Zi ma kan vra Babën e nuk muç kurrqysh mem bërzije me ta.Ni mos e mydhshë temën kam meti prû disa shkrime prej jâj librit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PREKË CALI Empty
MesazhTitulli: Re: PREKË CALI   PREKË CALI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PREKË CALI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Shqiptarët-
Kërce tek: