FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Atletja shkupjane - Drita Islami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Atletja shkupjane - Drita Islami   Sat 26 Jul 2014, 01:45

Shqiptarja nga Shkupi, atletja e vetme nga Maqedonia që garon në SHBA!



Këtë vit Kampionati botërorë për Juniorë/e në atletikë mbahet në Oregon të SHBA-ve.

Prej shtetit të Maqedonisë përfaqësuese e vetme në këtë garë është atletja nga Shkupi, Drita Islami, nën udhëheqjen e trajnerit të saj Rrahman Alija.

Ky rezultat vjen pas një viti shumë të mundimshëm dhe sfidues për atleten, e cila bëri cmos për t’i mposhtur disa padrejtësi që i adresoheshin suksesit të saj. Pra, në Kampionatin Botërorë për Juniorë/e, Drita Islami është e vetmja atlete nga Maqedonia, që merr pjesë në Oregon të SHBA.

Drita Islami në këtë Kampionatin Botërorë do të vrapon në diciplinën prej 200m, ku sipas vlerësimeve të IAAF i ka të grumbulluara gjithsej 902 pikë, gjë që e bën atleten në fjalë të pakonkurencë për një pjesmarrje të tillë nga Maqedonia, njofton portali Almakos.

Atletja në deklaratën e saj për gazetat e vendit tha se është e gatshme ta sfidon rezultatin e saj më të mirë, dhe gjithashtu tha se ndjehet shumë mirë e përgaditur.

Ndryshe, Drita Islami për tre vite është zgjedhur si atletja më e mirë e Maqedonisë. Nga ana tjetër, ajo ka edhe katër rekorde personale në disiplinat, kërcim për së gjati, 300 metra, 400 metra me pengesa për kadet dhe junior. Gjithashtu në Mitingun ndërkombëtar, i cili u mbajt në Bullgari, Drita zuri vendin e parë në disiplinën 400 metra me pengesa si dhe në atë në Shqipëri, ku fitoi pozitën e dytë në disiplinën 200 metra.

Nuk na mbetet më shumë, vetëmse t’i urojmë asaj dhe tajnerit suksese dhe njëherazi edhe t’i falënderojmë për këtë nderim që po i bëjnë kombit shqiptar.

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Atletja shkupjane - Drita Islami
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Islami - Ndryshe
» Teoria e Darwinit, Ateizmi dhe Islami
» Ne fillim qe Drita
» Engjujt - pikëpamje islame
» Kryqezatat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Maqedonia-
Kërce tek: