FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Thrakët (Robert D'angely)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dedro
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 61
Join date : 23/04/2013
Age : 37
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Thrakët (Robert D'angely)   Tue 22 Jul 2014, 21:28

Trakët

Kufijtë e Trakisë së sotme nuk përputhen aspak me ata që i jepeshin Trakisë në lashtësi. Në kohët e lashta historike dhe madje në epokën e Herodotit, grekët quanin Traki tërësinë e gjithë viseve të vendosura në veri të Greqisë së lashtë, pa caktuar asnjë kufi ose cak. Vetëm pak më vonë nisën të përcaktonin me emrin e Trakisë gjithë viset e përfshira ndërmjet Olimpit e Danubit, - duke përjashtuar Ilirinë në perëndim, - dhe të kufizuar nga Ponti Euksin, Propontida, Helesponti dhe deti Egje; gjithë kjo hapësirë e madhe banohej nga një numër i madh popullsish, me po atë origjinë ose farefis midis tyre, dhe tërësisht të pavarura e gjithnjë në luftë njëra kundër tjetrës.

Grekët më të lashtë i ndanin trakët në të qytetëruar, të cilët që në kohët më të largëta banonin në Pieri të Maqedonisë, në Beoti pranë malit Helikon, dhe disa herë edhe në krahinën pranë malit Rodop dhe në jug të Hemusit, dhe në trakë barbarë, që banonin kryesisht në veriperëndim të malit Hemus.

Grekët thoshin se trakët e qytetëruar u kishin mësuar kultin e muzave, dashurinë për këngën, disa forma të fesë, bujqësinë, fortifikimin e qyteteve, artin ushtarak dhe mjaft gjëra të tjera. Janë po këta trakë, të cilët gjatë luftës së Trojës, siç e thotë qartë Homeri, luftuan nën urdhrat e Akamasit dhe të Peros si aleatë të trojanëve.

Trakët, thotë Herodoti, ishin populli më i madh i tokës pas hinduve; ata i përkisnin racës së bardhë, dhe ishin farefis me popujt shumë të lashtë: ilirët e grekët, si dhe frigasit, bitinasit, mizët, teukrët, që banonin në viset në jug të Vosporit (Bosforit) dhe të Helespontit në Azinë e Vogël, dhe të getëve e panonasve, që banonin në veri të gadishullit të Ballkanit, afër brigjeve të lumit Danub.

Deri më sot dijetarët më kompetentë nuk kanë arritur të përcaktojnë, se cilët kanë qenë banorët më të lashtë të gjithë Trakisë dhe nga vjen emri i tyre Thrakes (shumësi i thras), që do të thotë trakët. Nëse do të mbështeteshim te gjuha pellazge, mund të thoshim se thrash ka kuptim i trashë = i bërë keq, për të mos përdorur një fjalë tjetër, që sigurisht do t’i përshtatej më pak kuptimit të vërtetë që të sjell ndër mend cilësori i trashë, i përdorur për këtë popull.

Lidhur me origjinën e tyre, disa dijetarë mbështesin mendimin se frigasit, një popull farefis me grekët, pasi kaluan Helespontin dhe depërtun në Traki, përbënë popullsitë trake. Pavarësisht nga fakti, se numri i madh i trakëve nuk na lejon ta pranojmë një hipotezë të tillë, ardhja e tyre gjithashtu nga lindja është një arsye kryesore që i kundërvihet kësaj hipoteze. Në fakt, ata që i përmbahen ende këtij opinioni janë ata, që besojnë se popujt arianë të Europës kanë ardhur nga pllaja e Pamirit, duke përshkruar Iranin dhe Azinë e Vogël. Por ne tashmë e dimë se djepi i racës së bardhë është vetë Europa dhe se po të ketë pasur ndonjë kalim të Helespontit, ai është bërë më tepër në drejtimin nga Europa në Azi. Nuk duhet të harrojmë, se banorët më të lashtë të Trakisë janë me origjinë nga vetë Trakia; se ka pasur popullsi të tjera të ardhura që janë bashkuar me këtë bërthamë primitive, një gjë që nuk mund të kundërshtohet dhe që do të jetë objekt i këtij kapitulli për ta vërtetuar.
Do të them vetëm se edhe Herodoti (VII, 75) ka shkruar me të njëjtin kuptim si ky që themi ne dhe pa asnjë mëdyshje: që ”trakët gjithashtu bënin pjesë në ushtrinë e Kserksit, të cilët pasi kishin kaluar në Azi kishin marrë emrin bitinë, sepse më parë ata quheshin, siç thoshin vetë: strimonianë, meqë banonin në brigjet e Strimonit” (përkthimi ynë).

............

Sido që të jetë, është e sigurtë siç e dëshmojnë emrat e vendeve, homonimitë e tjera dhe traditat mitike - (si, për shembull: Trakët Sce dhe Portat Sce në Trojë; - Trakët Ksantenë dhe lumi Ksantos në Trojë; Arisbos, lumë në Traki, - Arisba qytet në Trojë; Rezus, mbret i trakëve - Rezus, lumë në Trojë; sipas Likofronit (1341&1387) trojanët nën mbretin e tyre Ilosi ose Laomedeoni pushtuan në Europë gjithë viset deri te lumi Pene; mbreti i Trojës Priami ishte martuar me Kastianeirën me origjinë nga Aezima, qytet në Traki; dhe ENEU ose ENEA, kur iku nga Troja gjeti strehim në fillim në gadishullin e Kalkidisë, ku ndërtoi QYTETIN ENEA), - të dy brigjet e Propontidës dhe të Helespontit banoheshin prej popujsh në farefisni: trakët, bitinët, mizët, teukrët, dardanët etj., që jetonin në marrëdhënie të përhershme midis tyre. Që prej kohësh prehistorike tashmë grekët, ilirët dhe trakët, si pasardhës të drejtpërdrejtë të të urtëve pellazgë dhe të banorëve më të lashtë të gadishullit të Ballkanit, kishin vendosur kontakte të përhershme midis tyre, siç provohet kjo nga traditat mitike lidhur me hyjnitë.

Para se ta mbyllim këtë pjesë të kapitullit lidhur me trakët, ne e quajmë të dobishme që të citojmë këtu disa doke e zakone, tradita dhe veçanti që i karakterizonin dhe i dallonin ose i bashkonin me popullsitë e tjera pellazge.

Kështu, trakët i donin muzikën dhe vallet; ata vallëzonin të armatosur si kretasit dhe shumë banorë të qyteteve dore. I kanë akuzuar se nuk e mbanin fjalën e dhënë dhe betimet e bëra. I shisnin robërit që kapnin dhe shpesh i vrisnin familjet e tyre për të mos lejuar ose për t’i shpëtuar nga skllavërimi, kur kishte rrezik të kapeshin. E shponin trupin e vet për të bërë tatuazhe me shumë ngjyra dhe që nuk shlyheshin dhe për këtë zakon barbar i përqeshnin popujt e tjerë. Ata i blinin gratë dhe kur ndodhte që ndaheshin me to, merrnin mbrapsht paratë që kishin dhënë për to. Shumë prej tyre dëshpëroheshin për çdo lindje të një fëmije dhe, përkundrazi, mbusheshin plot me gëzim për vdekjen e ndonjërit prej tyre, duke ia dhënë të pirit e duke organizuar gara me kuaj me këtë rast.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thrakët (Robert D'angely)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Thrakia-
Kërce tek: